Thjeshtësia e përkushtimi i Diamand Hidrit
Prof Dr Fatmir Terziu
“TNS Legal Services Ltd” është kompania ku natyrshëm gjen dhe ndjen gjithnjë një gatishmëri për të ndihmuar dhe shpjeguar të gjitha rrugët e mundshme ligjore për shqiptarët në nevojë. Ajo ndodhet në adresën 1st Floor 239 Kensington High Street London, England, Ë8 6SN. Dhe natyrisht ajo që shuan kureshtjen është se pse ndodh që shqiptarët të gjenden atje. Thjesht dhe shkurt se atje është gjithnjë një njeri që thuajse 24 orë nuk e ndalon celularin e tij, pasi ai është thuajse i gatshëm të gjendet gjithmonë dhe gjithë herët në ndihmë të atyre që kërkojnë këshilla dhe ndihmë ligjore për çështje të ndryshme, por sidomos për emigracionin. E ndërsa bëhet fjalë për emigracionin në krah të ideatorit të kësaj zyre, Diamand Hidri, është gjithnjë një specialiste e fushës ligjore, Angela Sharma (Laëer), ajo që u shkon deri në fund të gjitha dokumentave me të cilat është marë më parë dhe i ka sistemuar vetë Hidri.
Kjo kompani ka natyrën e saj të biznesit, (SIC) Barristerë të ligjshëm, me të cilët ajo ka kontratë të rregullt dhe aktivitetet e agjentëve të patentave dhe të drejtave të autorit; veprimtari të tjera juridike që nuk klasifikohen diku tjetër. Është një kompani që vazhdon atë që herët e ka pasur si shërbimin e emigracionit në emrin e njohur “TNS Immigration Services Ltd”, e cila ka funksionuar si e tillë për periudhën, 02 gusht 2017 - 04 mars 2020. Si e tillë, pra kompania e ideuar dhe e mbajtur gjallë ka gjithnjë emrin e njeriut, shqiptarit të kudogjendshëm, human dhe miqësor me të gjithë, ai që ka qenë pranë mjaft kompanive ligjore në vite, me të cilat tashmë ka kaluar përvojën mbi përvojën në çështje që shqetësojnë më së shumti shqiptarët e lënë pas dore, ose të tradhëtuar nga kompani të tjera emigracioni.
E thënë shkurt, urtia dhe thjeshtësia e Diamand Hidrit, bien shepsh në ndjesinë e njërëzve, por pak herë të mirët e mbajnë këtë si një shenjë që meriton respekt, fjalën e mirë e më së shumti atë që na duhet sot më shumë se kurë të gjithëve, për të mbajtuar gjallë humanizmin. Diamand Hidri është një nga këta emra të komunitetit, që ka provuar me fakte dhe treguar me përkushtim, se në Perëndim, puna dhe angazhimi, përkushtimi dhe dashuria për njeriun të bën gjithnjë krenar, shembull dhe madje dhe një model se si mund të integrohesh, duke mos humbur kohë në kurse e kualifikime, që të jenë aq sa të mbash në sqetull libra dhe certifikata. Ai e ka treguar këtë me punë, kualifikim angazhues, pjesëmarrje dhe njohje të situatave, ligjeve, madje edhe më mirë në disa raste nga ata që ngulen e nuk shkulen nga zyrat e tyre.
Nëse sot është një rast i tillë i duhur për ta thënë atë që është reale, atë që është angazhim dhe dëshirë e njeriut të gjallë e tejet të ndjeshëm për problemet e të interesuarve natyrisht është thjeshtësia e këtij njeriu, që kurë nuk di të mburet, as të shtiret, por të bëjë punën e tij me kujdesin më të madh e të bëjë njerëzit të besojnë tek angazhimi i tij dhe i studios ligjore “TNS Legal Services Ltd”, ku ndoshta gjithkush do të ndjehet i suprizuar, se ka në dispozicion emra të respektuar e mjaft të dëgjuar të të gjitha fushave ligjore në MB.
Diamand Hidri është dhe një aktivist i palodhur i komunitetit shqiptar. Ai është nderuar pak më parë edhe me titullin e nderit “Ambasador i Paqes” në një organizim të mrekullueshëm nga instanca serioze e mjaft të respektuara në UK. Gjithashtu ka një hapësirë të ndjeshme në aktivizimin e tij human, ndihmën e pakursyer ndaj njerëzve në nevojë dhe atyre që i bien telefonit të tij dhe zyrës ku ai kryen ligjërisht detyrën e tij. S
Ajo që bie në sy është se ai është gjithnjë i qeshur, me humor, miqësor dhe nuk bën atë që lëndon apo shqetëson tjetrin. “E kam porosi nga prindërit e mi, nga ata që më sollën në rrugën e jetës”, thotë ai shpeshherë. “Eksperienca është ajo që më bën të falenderoj nga shpirti e zemra Mbretërinë e Bashkuar, Nënë Mbretëreshë, që i ka hapur udhë jete të gjithëve, dhe madje të bëhemi njerëz mbi të gjitha.”- shton ai. Kjo e ka bërë atë që mjaft herë të gjendet pranë atyre që janë në frontin e parë, si në rastin kur veprimi i tij human dhe i mikut të tij Qemal Visha, bashkë me Sallonin e Bukurisë së të shoqes, Landa, bënë xhirron e mediave, duke qenë model dhe shembull i respektit ndaj njerëzve të NHS.
Comentarios