top of page

THIRRJET ARIAN ÇANIT PËR T’U LARGUAR NGA SHQIPËRIA


Fuat Memelli

Ka disa muaj që në emisionin e tij të së premtes “ Zonë e lirë” Arian Çani bën thirrje publike: “ Bëni gati plaçkat dhe ikni sa më shpejt nga ky vend. Këtu nuk rihet. Ditë të këqia na presin. Nuk kini parë gjë akoma”. Çështë ky njeri që bën këto thirrje? Këtë thirrje bëri edhe sot me datë 30 prill. Ku e gjen ai kurajon që në një televizion qëndror bën thirrje për shpopullimin e vendit? Po pronari i televizionit a e dëgjon? Po partitë e ndryshme apo edhe organet e drejtesisë, a e dëgjojnë? Po mediat e ndryshme, pse nuk reagojne? Ne e dimë që vendi ynë ka plot probleme, ka patur dhe ka emigracion, siç kam ikur edhe unë, por sejcili e di vetë se ç’duhet të bëjë. Nuk duhet të bëhen thirrje publike çdo javë: “ Ikni sa më shpejt nga Shqiperia!”Nuk e di kam të drejtë apo jo? Pres te shkruani edhe ju miqte e mi.

123 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page