top of page

Thirrje nga shkollat e „Ardhmëria“


Thirrje nga shkollat e „Ardhmëria


Shoqata shqiptare „Ardhmëria“ në Londër që drejtohet nga z Lutfi Vata dhe stafi profesional i mësuesve të saj ka lëshuar këtë njoftim për hapjen e shkollave të arsimit plotësues të gjuhës shqipe në Londër. Për këtë kjo shoqatë njofton: „Të gjithë bashkatdhetarët tanë të kontaktojnë me ne, në faqen zyrtare FB dhe kontaktet e postës elektronike „Ardhmëria“, po ashtu edhe nëpërmjet numrave të telefonave si më poshtë radhitur, për regjistrimin e fëmijëve tuaj nga mosha 5-15 vjeç, në zona të ndryshme të Londrës. +44 7747 490063 dhe +44 7715 393746.



Kjo shoqatë sikurse dihet tashmë prej disa vitesh operon në të gjitha drejtimet por më së shumri njohet për rezultatet e larta dhe efikasitetin e saj në drejtim të shkollave të arsimit plotësues në gjuhën shqipe. Ata që kanë ndjekur këtë shkollë, jo vetëm që zotërojnë dhe mbajnë gjallë traditat dhe gjuhën shqipe, por dhe konkurojnë në instanca të tjera të institucioneve britanike. Për këtë arsye kjo shoqatë dhe shoqatat e saj janë vlerësuar dhe nderuar në vite me radhë për këtë nga institucione të ndryshme vendase dhe të huaja.

Gjithashtu duhet thkesuar se jo më kot z Vata është quajtur dhe „misionari i gjuhës shqipes në Britani“, pasi ai e ka pasionin e tij dhe përkushtimin kryesor shkollën shqipe në mesin e shqiptarëve në BM e më gjerë. Këto shkolla kanë mësuesit dhe mësueset më profesionale dhe më të kualifikuara, pasi ndryshe nuk mund të punojnë në shkollat e tyre.



19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page