top of page

Thërrime jete mbetur në xhepat e xhaketës



-skica-

Kostaq Duka 1. Behari i "ngrirë"

Ishin vitet 80-te.Tingulli i çjerrë i orës me zile në karrigen pranë krevatit më coi me alarm.Ora ishte 3 e mëngjesit.Përtej dritares mes errësirës mezi shquheshin konturet e shtëpive .Vetëm një dritë e zbehtë vinte nga shtëpia diku përkarshi në anën tjetër të rrugicës.Prej andej me dritën përzihej mbytazi dhe jehona e goditjeve te veglës së drunjtë.Zgjimit tim të përditshëm i bënte shoqëri komshija ime e vjetër kockëfortë qe "ilegalisht" përgatiste qilima që shiteshin pa bujë dorazi. Vendosa në trastë shishet e qumështit dhe ashtu hundë e buzë nga prishja e gjumit u nisa për tek dyqani që ishte pak më tej nga rrugica jonë me kalldrëm, aty ku fillonte asfalti.Era e Moravës,te futëte drithma ne trup.Ishte shkurt, me pak borë e shumë ngrica.Para derës së dyqanit rradha e burrave ishte e gjatë.Edhe pse më tre unë isha nga të vonuarit.Por shpresoja të mos mbetesha pa qumësht.Si zakonisht dëgjohej më shumë zëri i grave por edhe këtej nga rradha e burrave per të shtyrë kohën aty, këtu bisedohej mbyturazi.Zakonisht blerës të qumështit ishin pleqtë.Une isha një nga pak të rinjtë që e kish zënë halli të vinte në rradhë.Kjo bënte që më shumë të isha dëgjues se pjësëmarrës në bisedat e pleqve.Por këtë herë ndodhi ndryshe, dikush,nje burrë i shkurtër, në moshë mesatare, krejt i panjohur për mua,tek më pa të vecuar m'u afrua pranë.Edhe ti në rradhë për qumësht?! E pashë me habi dhe ndjeva në çast nervozizëm për këtë pyetje pa kuptim. Ç'do të thuash, i thashë? Ti ndoshta s'më njeh, tha, por unë të njoh.Dje kishe botuar në gazetë një shkrim, po,po pak a shumë behar a pranverë në Korcë....Vërtet kisha botuar një të tillë.Për herë të parë në dyqanet e Korcës u ekspozuan perimet e ngrira të frigoriferit. Dukej një novacion...Korcarët , të mësuar prej nevojës, me traditë te mirë në konservimin familjar gjatë dimrit, nuk nguruan të blinin keto perime....Ej, nuk shaj perimet unë , vazhdoi burri.as ata që gjetën mënyrën e trajtimit të tyre...Po...ku ku është kjo pranverë e ky behar? Ishte errësirë, e nuk mund të dallohej përskuqja e fytyrës sime. Kaq tha e s'foli më.Ndërkohë shitësja kishte hapur derën e kishte filluar shitjen e qumështit.Ku,ku ishte behari. Në këtë radhë mortore?!


2.....Një banane.

Kisha vetëm pak muaj që kisha mbritur këtu në rrethinat e Chicagos.Ende i paambjentuar mirë, pa makinë, mbasditeve e kisha bërë të zakonshme shëtitjen në anë të një parku, ku për habinë time varreshin degët e manave të kuqe.Kokrat e tyre janë më të vogla se të manave të Drenovës e Boboshticës së Korcës nga të cilat nxirret ajo raki e famëshme , e blertë dhe e sertë.Edhe trungjet e pemëve nuk e kanë atë pamjen e frikëshme, me trajta te përcudnuara të manave të vjetra të Drenovës.Janë me trajta të rregullta, te qeta si të pemëve të zakonëshme dekorative nëpër parqe.

Për kënaqësinë që më jepnin këto shëtitje nën degët e manave e ftova dhe një mikun tim biznesmen nga Shqipëria që porsa kishte ardhur, të dilnim andej një mbasdite.Edhe ai u habit kur i tregova manat.Mori një kokër dhe e provoi.Qënkan njëlloj të shijshme, tha .Po a i mbledhin për raki? Qesha, vec në u kujtoftë ndonjë shqiptar.I shpjegova se askush s’prek gjethet e jo me kokrat.Drurët dekorativë janë po, aq të vlefshëm sa monumentet....

Kur në anën tjetër, shohim një burrë të moshuar në drejtim të kundët të lëvizjes sonë.Shikonte nëpër pemë,mbushte dorën me mana dhe i rrufiste në gojë. C’të ishte.Me siguri thashë me vete ndonjë shqiptar....Dhe vërtet, kur po afrohej miku im i thirri me emër e me shaka shtoi :Mos të duket vetja se je ne Drenovë? Tjetri sikur u zu ngushtë.Po më ndiqnit? C’të bëj, s’rrihet në shtëpi,dal nganjëherë këtej, coku lag gojën me këto manat. Miku im që e njihte nga afër, donte ta ngacmonte nga pak.Do më thuash të drejtën: Cfarë të mirë shikon ti në Amerikë? Tjetri s’e priste këtë pyetje dhe u mblodh si një nxënës që s’di të hapë librat.Por pastaj gati me gjithë mushkëritë, me zë të plotë u përgjigj: Cfarë të mire? Po ja, hamë më mirë.Miku im s'u përmbajt. Shpërtheu një te qeshur që shkundi tërë trupin e tij të shëndoshë.Pse për një të ngrënë,kapërceve tërë atë oqean ti?! - tha.Kësaj here tjetri u nxi sikur të kishte thënë budallallëkun më të madh të botës, pa nga unë si për të kërkuar mbështetje....Por miku im i hodhi duart supeve e ndroi temë, duke kujtuar Korcën...Ata flisnin dhe unë vetëtimthi e cova mendjen tek dy, tre vjet perpara, tek pazari i zhurmshëm, ekzotik i Korcës.Gati cdo ditë më shumë për "argëtim", kalim kohe se sa blerje shkonim me gruan tek pazari, ku tezgaxhinjtë luajnë tërë gjallëri, të shkathët e plot gjestikulacione artin e shitjes me pakicë. Pasi kishim bërë një shikim në të tëra qoshet, në të dalë u ndalëm tek tezga e bananeve.Tezgazhiu me të na parë e ngriti zërin: Banane të shijshme, me peshë dhe copë! Pyetem për cmimin.Për xhepin tonë ishte i kripur.Ikim i thashë gruas.Ajo nguroi, po të paktën të marrim vetëm një banane për djalin.Tezgaxhiu e dëgjoi dhe nderi drejt nesh një banane, me një shikim ku lexohej mendimi"Po këta edhe s’kanë lek dhe u afrohen bananeve...." E morrëm një banane që në trastë ngjante si të ishte nje peshk i vogël....Ej me tha miku ku e ke mendjen? Cfarë t’i thosha? Te bananja, tek manat e Drenoves, qe vleresohen "pasuri" e patundeshme e jo drurë dekorativë, tek pazari ku perditë peshohet në kandar vlera e mbieekzistenes së jetës së zakonshme te përditëshme?!....



16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page