
THËNIE TË MIJAT /të ,,urta”/
Me e lehtë po më vie të jetoj keq kështu i sëmuar se t,a kërkoj lëmosh ate që më takon.
Kritikët letrar janë spekulantët që nxjerrin nga goja e personazheve edhe ate që nuk kanë thenë.
Prindërit ndonjëherë t’a nxijnë jetën me bojë të kuqe
Do jeni qesharak po e menduat se midis egërsirave mund të silleni si njeri
Në varrimin tim nuk i dua ata që përkulen tek varreza ku është varrosur gomari
Gjykatat janë të anëshme-historia gjykon në mungesë. Të vërtetë të vërtetë nuk ka
Bëjnë mirë të vdekurit të punojnë për të gjallët dhe jo të gjallët për të vdekurit
Po i morrëm të tërat për vete, ç’na mbetët neve
Luftën e Kosovës për pavarësi ra e bënë viktimat e luftetarët e triumfoj horri
Shteti i Kosoves po kalbet para se te piqet
Punë djalli kjo: të gjeshë pjesë origjinale në tekstin e mësimdhënësit universitarë
Në ish Jogosllavinë luftoja për Kosoven shtet- në Kosovën shtet po luftoj për drejtësi
Në shpirtin tëndë të vogël nuk ka vend për askend tjetër pos për vetën tënde
Ë vërtetë që pushtetari nuk qëndron mbi ligjin por ligji qëndron nën këmbën e tij
Ka shumë veta që, kurdoherë nuk përballojnë vetën të vocerr, urrejnë tjetrin
Intelektuali mbytët në cektinë, mediokri në thellësi
Po deshe të mësosh fëmijën të notojë, mos e hidhë midis oqeanit
Në shpenzimet materiale të ASHAK artikulli më i shpenzueshëm janë pampersat
Shqiponjen dykrenare të zezë në sfondin e kuq e shoh ne çdo vend e skut. Vetem në zemër duket fare rrall!
Të lehtë e ka mësimdhënësi universitar të bëjë një libër në 800 faqe. Le të urdhërojë ta bëjë një punim shkencor 10 faqe të pranuar nga cenzurë akademike
Vërtetë se paraja nuk bënë lumturinë, po njeruiu ndjehet keq pa te
Gjyshi me prindin dallojnë në këte: gjyshi ka detyrë të do nipërit e prindi ti do e edukoj