top of page

Teuta Sadiku: Për librin për fëmijë të autores Alma Mehmeti



 Nga Teuta Sadiku

 

Duke shijuar në një këndvështrim të ri fabulat interesante, në librin për fëmijë të autores Alma Mehmeti

Letërsia për fëmijë  [përralla, fabula, vjersha , tregimi ]  nuk është vetëm argëtim për fëmijët,por edhe për të rriturit, është një terapi e shpirtit, mendjes dhe trupit.Fabulat, përrallat nuk janë vetëm argëtuese as  vetëm didaktike ,përmes tyre ne njohim e përballemi me botën që na rrethon dhe me botën  tonë të brendshme, me të panjohurën,dhe janë pikërisht këto që na orientojnë me siguri drejt moshës së pjekurisë.

Brenda faqeve të librit u përfshiva dhe unë në peripecitë e Sarës dhe Stelës, motrave çamarroke,duke na zbuluar mesazhe domethënëse nga jeta e tyre. Lexoja  fabulat  dhe më krijoheshin para syve imazhe,të cilat më  ngacmonin imagjinatën ,duke më ndihmuar të hyja në një botë magjike ku gjithçka mund të ndodhë,rosaku mund të humbë kapelen,për ketrushin e vogël që vjen paftuar,  për ketrushin klandestin,për vajzën me emrin Jetae për shumë kafshë e shpendë  me aventurat e tyre të këndshme e domethënëse.

Kushdo që I lexon fabulat , vjershat në një libër siç është edhe libri I Alma Mehmetit  argëtohet  si fëmijët   përmes lojës së fjalës, ilustrimeve të përzgjedhura ashtu dhe saktësisë së mendimit.Por  në fund të leximit arrijmë të kuptojmë se sa pak dimë nga bota e pasur  e fëmijëve, sa shumë ndryshon ajo nga bota jonë fëminore e dikurshme.Ne jemi të vetëdijshëm se dija jonë për botën që na rrethon është më e madhe se sa e fëmijëve ,por harrojmë se imagjinata e tyre  I tejkalon kufijtë e imagjinatës sonë për botën që na rrethon.Shpesh imagjinatës pa kufij të fëmijëve i japim një sens humori dhe jo vlerën dhe rëndësinë që duhet t’i japim.

-Eh sa shumë do Samueli,

Kapriçiot nuk kanë mbarim

Kur do rritet biri ynë

Nga marrëzitë të gjejmë shpëtim . Alma Mehmeti fq .50

Kjo letërsi quhet letërsi për fëmijë, por nuk është një letërsi e mirëfilltë nga fëmijët, [Philip Pullman ]por një letërsi për fëmijë nga të rriturit.Këtu qëndron ndryshimi  se ne mundohemi të shkruajmë duke e perceptuar botën, dukuritë dhe fenomenet me syrin tonë të stërvitur, të rrahur, të tjetërsuar, edhe pse pretendojmë se kemi mbetur fëmijë. [Kapriçot e Samuelit]

Fëmijët e shohin botën me syrin e fëmijës , pa përvoja ,të parrahur , të pastërvitur me vështirësitë.Aventurat e tyre , prapësitë e tyre janë përpjekje për ta njohur botë , eksploruar atë me mënyrën e tyre fëminore,pse jo nuk është e largët koha e makinave fluturuese.

  Nëse letërsia për fëmijë do të shkruhej nga vetë fëmijët do të ishte një letërsi  e pastër fëminore çka do na çonte drejt fushave të reja investigimi e drejt një rishqyrtimi edhe më të çrregullt të institucionit të asaj që quajmë letërsi për fëmijë.

Letërsia për fëmijë  ε shkruar nga të rriturit shpesh neglizhon respektin kulturor të fëmijëve,identitetet  e fëmijëve ndikohen fuqishëm nga mosha e rritur dhe jo rrallë vihet re që të rriturit  kërkojnë  të gjejnë veten e tyre te fëmijët, ose atë që duan,dhe u ka munguar në fëmijrinë e tyre. Ajo që spikat është se shkruhet sikur fëmijët të jenë pronë e të rriturve .Fëmijët janë individë me personalitetit e tyre , me karakteret e tyre , me zërin e mendimet e tyre.Në letërsi ,në përgjithësi duket sikur fëmijëve u jepet një rëndësi e jashtëzakonshme ,por kjo  rëndësi mbetet trillium, sepse në jetën reale nuk ndodh kështu.Është thelbësore që autorët të frymëzojnë fëmijët për të lexuar pse jo edhe për të shkruar me ndjenja të forta , e imazhe të gjalla.Kush më mirë se fëmijët  mund të ndjejë e perseptojë, vëzhgojë e përshkruaj.

Shpesh fëmija jepet I idealizuar, brenda një familje ideale,imazhi i  tij  jepet shpesh I paprekshëm, I mbyllur në një kullë të qelqtë,shkëputur nga realiteti.Nuk mungojnë rastet kur vetë fëmijëria pasqyrohet si një parajsë, pa kokëçarje, pa shqetësime, pa problematika Këto të fundit thua se nuk egzistojnë e shfaqen  të marrin përmasa me rritjen në  moshë të fëmijëve .Ata  vetëm të vegjël nuk mbeten , edhe pse për prindrit  dhe në sytë e prindërve ata mbeten gjithmonë fëmijë.Shqetësimet, problemet , vështirësitë i bëjnë fëmijët të druajtur , të dobët kur nuk gjejnë ambjentin e ngrohtë e e të përshtatshëm për ti shprehur ato, me frikën se nuk do kuptohen, do të keqkuptohen apo nuk do dëgjohen.

Në këto raste shpërfillet seksualiteti I fëmijëve  duke I dhënë rëndësi  seksualitetit të fëmijës  vetëm në moshën e pjekurisë.Ëndrrat, dëshirat e ndjenjat e tyre egzistojnë edhe pse ata janë në moshën parashkollore.’Stela dhe kali’’ ;Shkopi magjik’ ‘Stela dhe veza’  ‘Sara dhe qukapiku’

Tematika e larmishme në librin e Alma Mehmetit është ajo që më tërhoqi ,më shumë,një tematikë si nga jeta e fëmijëve  të saj  ashtu dhe nga bota e  kafshëve ,një kolorit situatash , ngjyrash e të papriturash.

Në letërsinë për fëmijë, në përralla sidomos, vihen re tendenca të përjetimit të skemave ,të situatave ku vajza pasive pret të vijë princi I kaltër ta shpëtojë nga vuajtjet e t’i sjellë  lumturinë.

Në librin e Alma Mehmetit vajzat duan ta  rrisin  vetë kalin,pse jo ta ngasin vetë kalin, ‘Stela dhe kali’

Kur e vogël ishte Stela

Një kalë ëndërronte me frena

I lutej prindërve përditë

Dua një mëz vetë ta rrit. Alma Mehmeti .fq. 24

 

Ajo që tërheq vëmendjen  në librin  e Alma Mehmetit është gërshetimi me stil i botës reale me elemente nga natyra ,nga bota e kafshëve në trajtimin e temave bashkëkohore .’Papuçet e ketrit dhe iriqi hajdut’

Unë ketri shqiptar do bëhem anglez

Por nga i ftohti fjala në grykë i ngec

Ketrusha plakë i thotë ; ‘Hesht mor bir

Si vendlindja jote nuk gjen më të mirë.’Alma Mehmeti .fq12

 

Në faqet e librit për fëmijë gjeta fabula të ndërtuara mësë miri, mesazhe universale si tejkalimi I frikës,ballafaqimi me sfidat  e miqësisë[Jeta dhe zogu],karaktere , personazhe, krijesa magjike që me aventurat,me historitë e tyre  edukojnë dhe rrisin imagjinatën e  kreativitetin e fëmijëve.psh tek Rosaku që humbi kapelen,

 

‘’Ra kapelja përmbi ujë

Rosaku me britma bëri bujë

Është e imja ulërinte

Liqeni nga pak po ja përpinte.’’Alma Mehmeti fq 32

Tek fëmijët këto fabula të ndërtuara me kujdes e plot dashuri zhvillojnë jo vetëm fantazinë por dhe emocionet dhe ndjenjat për vepra humane,duke  u dhënë fëmijëve shembuj e mënyra për  të zgjidhur problematikat e jetës në  përpjekje  për të komunikuar e për të qenë socialë.

Personazhet e fabulave në fillim shfaqen  vetëm,si dhelpra,ketri I babëzitur,ariu që vinte vërdallë në pyll,qengji I vogël jetim, [ashtu si dhe fëmijët ndjehen vetëm ditët e para të kopshtit apo shkollës] , por në mardhënie me natyrën personazhet njohin shokë e shoqe, duke komunikuar, ndarë shqetësimet e gëzimet ,deri sa gjejnë rrugën e tyre të duhur.Po kështu dhe fëmijët  kur nisin të hedhin hapat e parë kalojnë peripeci  të shumta ,por mes përpjekjesh , e sidomos mes komunikimit e ndërveprimet me të tjerët  zbulojnë kuptimin dhe bukurinë e jetës.

Nuk është rastësi,që sapo lexova një fabul nga  libri me fabula të Alma Mehmetit mora një mesazh që nuk më kishte shkuar në mendje më parë.

Dhelpra  ,ajo  bishtgjata e egër  që të gjithë  e njohim për dinake, gënjeshtare e tinzare,na bëhet shoqe me djalin e fabulës, ‘’Dua dhelprën ta nxjerr shëtitje ‘’një këndvështrim ndryshe në kontrast me fabulat klasike .Samueli djali i fabulës,thotë;

-Dua ta bëj mike ,të rrimë bashkë

Të flerë me mua , mos të rrijë jashtë

Kjo është bota e pafajshme e fëmijëve ,botë të cilën autorja Alma  Mehmeti e njeh, e ka zhbiruar, dhe e sjell aq natyrshën në fabul , duke sjellë mesazhin,mes fjalëve të Samuelit të vogël;Dua dhelprën ta nxjerr shëtitje

-‘Të na ruajë nga njerzit e ligj.’Alma Mehmeti fq .97

Imazhi dhe mesazhi që përcjell Samueli i vogël në këtë fabul,tregon se fëmijët edhe pse të vegjël kuptojnë realitetin e  përmes imagjinatës së tyre shprehin ndjenjat e dashurinë e paqtë që kanë për botën që i rrethon.

Janë pikërisht këto fabula të sjella aq mjeshtërisht nga Alma Mehmeti që inkurajojnë  lexuesit e vegjël të mendojnë në mënyrë kritike për botën që i rrethon,duke lëvruar  tematika  të reja, duke thyer kornizat e fabulave klasike.Në këtë libër ka tematika  që dikur ishin tabu,si diversiteti dhe pranimi i tij [Një zog ndryshe],ndërgjegjësimi mjedisor,lidhja me natyrën dhe mbrojtja e saj.

Ashtu si dhe autori për fëmijë ,kritiku , eseisti ,krijuesi Rifat Ismaili në parathënien e librit me fabula ‘’Sara dhe Stela,motrat çamarroke’’nënvizon rëndësinë që fëmijët që të vegjël të rriten mirë e të kenë kontakte vizive e afektive me kafshët që na rrethojnë,me natyrën dhe gjallesat e saj të mahnitshme.Dhe jo vetëm me natyrën ,por dhe me fenomenet e proçeset e saj.me jetën, me vdekjen, me sëmundjen  me ligjet e saj dhe luftën.

Në libër vihen re tendenca moderne,ku mesazhet jepen jo vetëm drejtpërdrejt por dhe me një sens humori,dhe duke ndjekur një mënyrë shumështresore të të shkruarit .

Të shkruash libër për fëmijë nuk është e lehtë sepse fëmijët janë tepër të zgjuar,kuriozë,të pabindur, kundërshtues.Ata nuk ecin, ata fluturojnë me imagjinatën e tyre,duke u bërë audienca më e vështirë.Por Alma Mehmeti e ka fituar dhe e ka bërë për vete audiencën ,fëmijët , të cilët presin me padurim fabula  të reja në një libër të ri.I urojmë suksese Alma Mehmetit në rrugëtimin e bukur të shkrimit  të librave për fëmijë.

Teuta Sadiku.

30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page