top of page

Teuta Sadiku: dashuria me buzëqeshje të ngrirë në buzë

  • Aug 20, 2024
  • 1 min read


 

dashuria me buzëqeshje të ngrirë në buzë

më tregonte protezate saj të reja.

Yjet,

qerpikë fallco kishin vënë ndër sy

vështrim plastik kishte qielli

e zeza ishte  çuditërisht mavrosur.

 

Atë natë askush nuk dëgjoi Haleluja

 këndohej prej engjëjve të plagosur

hidhërimi ua kish vrarë zemrën.

 

Atë natë lulet u gjendën me petale të enjtura

orët ndaluan hapat e tyre

fjalët në heshtje të madhe ranë.

 

 

Atë natë,

pikonte zi në çatinë e mendimeve të mia.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page