top of page

Teuta Sadiku: Çfarë është dhe çfarë nuk është poezia



 [shënime  leximi në orët e vona]

 nga Teuta Sadiku

I lexoj me kërshëri punimet e Robert Martikos dhe nuk janë të pakta,artikujt për vështrimin e tij analitik , filozofik të poezive të ndryshme .

Në shkrimin me titull ``Kur poezia bëhet rikujtimi së vërtetës që nuk vdes,sado ta dhunojnë.

rreth poezisë Koha e [tej]shkruar e përdhosjes së Republikës me autore Emri Krosi lexojmë ;

..në këtë kuptim autorja nuk shkruan thjesht poezi,-ajo shkruan politikë si poezi dhe poezi si filozofi.

Vetë autorja e poezisë Emi Krosi shkruan se kjo poezi është shën Kushtetuta shqiptare e dhunuar  që nga 1912 e deri më sot.Kjo është dhembja e një populli  dhe kombi që po i dhunohet liria dhe dinjiteti,çdo ditë ,çdo orë.

``Hesht, heeesht po të them ,

 Në këtë natë të errët,

Ku imazhi yt prej përbindshi projektohet në mur,

Hajt , hajt hajt se folim

Në puntatën e fundëm  të Mozartit``Em Krosi

Të pesta pjesët e poezisë janë të sistemuara në mënyrë të tillë që mund të qëndrojnë të pavaraura ,pjesa e pestë është një katrinë ,çka dhe mbyll poezinë ,një poezi e veçantë me revoltën e hapur ,të drejtpërdrejtë të poetes .

Vetëdija e autorit në trajtimin e koncepteve filozofike  në letërsi.

Në më të shumtën e rasteve , vetë autori i prozës apo poezisë nuk është në dijeni se po e trajton temën në bazë të koncepteve filozofike. Ai/ajo shkruajnë spontanisht, pa pasur në mendje konceptet filozofike.

Kritiku  apo analisti bën përqasje apo dhe analizon mes koncepteve filozofike  .Ndjenjat, mendimet , fjalët vinë   në poezi me një spontanitet, nga  koshienca ,nënkoshienca ,nga emocioni i çastit apo Muza që i ka ngërthyer shpirtin , frymën dhe mendjen.

 

Autori i prozës apo poezisë nuk synon të bindë ,siç bën filozofi në artikullin filozofik.

 

Nëse  një filozof në artikullin e tij  filozofik do të pohonte falsitete do të ishte një e metë e filozofisë në përgjithësi ,por kur autori i poezisë bën një gjë të ngjashme pra shfaq deklarata jo të sakta  nuk shihet me këtë mënyrë edhe kur duket se poezia është strukturuar si e tillë. Në se poezia është shkruar si politikë apo si filozofi me paramendim, autorja e poezisë apo dhe autori i shkrimit analitik duke pasur  një lloj përgjegjësie të caktuar ndaj së vërtetës ,do të sillnin argumente të forta ,pavarësisht  nëse është  interesante poezia apo jo,për të na bindur për konceptin filozofik.

Por  jam e mendimit  se ndodh e kundërta Emi Krosi pa i vënë në dyshim njohuritë e saj filozofike ,është nisur nga pozicioni i poetes dhe kurrsesi nga pozicioni i një filozofeje apo politikaneje.Tematika që ajo trajton është përvoja njerëzore e parë nga këndvështrimi i saj ,është vetëdija e saj  krijuar në rrjedhën e kohës.

Madje shumë kritikë dhe analistë në punimet e tyre  aprovojnë se poezia edhe ajo lirike bëjnë një punë filozofike,reflekton [poezia]  e mbështet, pasqyron pikëpamje e koncepte filozofike.

 Filozofia është veprimtari e prodhimit të koncepteve ,arti është  forma e shprehjes,mjeti që i pasqyron  botën ,e shpreh botën mes  figurash artistike.

 A është  vetëdija konstante dhe a mundet poeti ta bëjë poezinë të flasë  në mënyrë filozofike edhe për gjëra  që nuk mund t`i thotë haptazi....

 Vetëdija nuk është konstante ,ajo ndryshon sa herë ndryshon bota, historia . Vetëdija është në ndryshim të vazhdueshëm.Williams ,1998,f.3

Këtë pohim e hasim edhe tek analisti e kritiku Timo Mërkuri, i cili në analizën e tij   ``Në pakohë me adoleshentin e brendshëm`` për poezinë ``Adoleshenti im`` të Fatmir Terziut shkruan ;

``Poezia e Terziut ka vetëdije  të vetvetes si poezi...poezia  shpaloset si një ngrehinë postmoderniste  e ndërtuar jo mbi themele të ngurta ,por mbi një lëvizje ,dyshim dhe vetëdije lozonjare për kohën dhe kufijtë e saj.``

Filozofia në këtë poezi  nuk është ekspozuar me zë të lartë, ajo fshihet në buzëqeshjen e një adoleshenti, që nuk e di se po kërkon orë në  pakohë. Poeti nuk kërkon përgjigje, për vetë pyetjen e jetës. Pra vetëdija ndryshon, si për  kritikun, lexuesit edhe për poetin çka jepet herë haptazi , herë duke kërkuar mes vargjeve e fjalëve .

 ``Po planifikoj  të udhëtoj në pakohë/për një pakohë që nuk ha e nuk pi/jo si një iluzion ,/jo thjesht si një njeri,/si një adoleshent që ëndërron  një orë/ndoshta pa e ditur sesi  në pakohë mbetesh duarbosh. (F. Terziu.)

``A kemi harruar të jetojmë si njerëz,``-bën pyetje në analizën e tij kritiku dhe analisti Timo Mërkuri duke përfunduar se poezia vërtet  nuk   jep përgjigje, por ndez një zjarr të butë brenda lexuesit, një mall i brishtë për vetveten e dikurshme  dhe një ftesë për të mos e humbur kurrë adoleshentin brenda vetes.

 Njohuritë dhe aftësitë që ka letërsia dalin nga konfliktet e pazgjidhshme,të papajtueshme ,nga përplasja e ideve të fuqishme që egzistojnë në tension me njera –tjetrën.


``Poezia e Odise Kotes  paraqet një strukturë dhe formë artistike moderne,të ndërtuar me vetëdije poetike me risi të dukshme strukturore e artistike ,të cilat e dallojnë nga poezia tradicionale dhe i japin asaj një thellësi bashkëkohore.``...shkruan kritiku dhe analisti Timo Mërkuri për poezinë ``Ky lloj plehu  që digjet gjithë natën``.Kjo poezi nuk kërkohet të pëlqehet , por të kuptohet e përmbyll Timo Mërkuri vështrimin e tij analitik për këtë poezi .

Poezia në përgjithësi është e aftë  për shkrimin  e situatave,përvojave atëherë  kur  i bën  lexuesit  të  ndihen të tërhequr fort në më shumë se një drejtim,perceptim apo përfytyrim dhe jo kur poezia  përpiqet të  ngushtojë kufijtë e imagjinatës së lirë.  

Kur jeta dhe konceptet apo dukuritë jepen ,paraqiten si një univers shumëdimensional dhe jo si një tërësi e vetme, atëherë mund të thuhet se poezia është vërtet një mjet i fuqishëm për t`iu afruar bukurisë së  vërtetësisë. Mos harrojnë se vetë jeta, bota që rrethon qenien tonë është e shumëllojshme , e si rrjedhim dhe mendimet, idetë e kritikëve apo dhe lexuesve refuzojnë të bashkohen.Secili ka këndvështrimin e vet.

Poezia ``Vrima`` e Rita Petros pati shumë kundërshtues,lexuesit refuzuan t`i bashkoheshin mendimit se ajo është poezi. Poezia mund të shprehë fuqishëm edhe në mënyrë  tjetër jo haptazi, me  fjalë të tjera që mund të nënkuptohet,[Eagleton] ,pa përdorur kuptimin e drejtpërdrejtë ,shkruanin lexuesit pas daljes së poezisë nëpër komente.

 Tjetër gjë është filozofia dhe tjetër gjë është poezia.

Poeti nuk mendoj se niset nga konceptet filozofike kur shkruan një poezi,po ashtu si edhe filozofi nuk përpiqet të gjejë konceptet  filozofike në poezi.

 Kritika letrare , analistët dhe kritikët letrare  bëjnë përqasje dhe shumë mendime, vargje apo fjalë  të shprehura në poezi e prozë i analizojnë mes reflektimeve filozofike .Arti nuk jep përgjigje për jetën, botën, përvojat e mira apo të këqija ,thjesht i pasqyron ato,i përshkruan mes mjeteve artistike e letrare.  

 Kuptimi i mirëfilltë i fjalëve të poezisë nuk duhet të përbëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë kuptimin e poezisë.

 Kur talenti   bashkohet me inteligjencën e shkallës  më të lartë, arrihet  përsosmëria, pra kur   autori i krijon në të njëjtën kohë mundësinë e dy ose më shumë ideve, imazheve , perceptimeve të asaj që shkruan . kur fillon të funksionojë mendimi edhe më pas leximit, ndjekja e proçesit të mendimit përmes perspektivës . Lamarque 2015f.31.

Edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet nga poezia e Rita Petros akoma lexuesit vazhdojnë diskutimet ,komentojnë për mënyrën e shkrimit të poezisë.

 Tingulli i fjalëve ,shoqërimet e tyre ,gjërat që ato sjellin në mendje dhe të gjitha mënyrat e tjera me të cilat fjalët dhe gjërat mund të lidhen,fillojnë të konkurrojnë në mendjen e lexuesit apo dëgjuesit  me përmbajtjen semantike [Scruton ,R,2015 .]  

Poezia e Rita Petros ,Fatmir Terziut,Emi Krosit, Odise Kotes ka pranuar çdo dimesion, çdo ngjyrë e dimesion,çdo kompleksitet që hasin qeniet njerëzore dhe përvojat e tyre me botën dhe është pikërisht ky fakt që shënon kontributin e letërsisë në zbulimin dhe kuptimin e thelbit të jetës e të qenies dhe egzistencës së qenies tonë në jetë.

Sa më shumë sy ,sy të ndryshëm përdoren për të vëzhguar një gjë aq më i plotë do të jetë koncepti ynë për këtë gjë.Nietzsche 1989.

Po çfarë është Poezia

 Për Odise Koten , poezia është një lidhje e fshehtë me një të panjohur pa destinacion. Ajo është një sekret i fshehtë që ndan me një shpirt të largët, një mundësi që nuk ka adresë, Çdo varg është vagon i një treni ekspres në ikje, një udhëtim pa kthim drejt një vendi që vetëm zemra mund ta ndiej.

 Në këtë rrugëtim, poezia shërben si një drejtues i çuditshëm, që e shpie  aty ku ndjenja është e lirë, ku shpirti mund të fluturojë pa kufizime.

 Shpesh, si zjarr i zjarrtë i ëndrrës, poezia zgjohet dhe zmadhohet në kurmin e  pasionit, duke çliruar frerët e lëkurës së burrit që mban në vetvete. Ajo është një forcë shpirti, prej lëngut të rrënjëve të thella të ekzistencës ,  që zbut gjithçka ,edhe mëritë. Në atmosferën e poezisë, mëria dhe gurët e rëndë të jetës zbuten, duke u shndërruar në një ujë të qetë që rrjedh nëpër venat e kujtimeve dhe ndjenjave.

Poezia është një vend ku çdo ndjenjë bëhet e lirë, ku çdo varg është një hap drejt së panjohurës. Ajo është një dritë që ndriçon rrugën në errësirën e padukshme, por edhe një humbje në të panjohurën që të tërheq me forcë. Në këtë udhëtim pa destinacion, muza e  poezisë vjen  dhe ikën, shfaqet dhe zhduket, duke e lenë qenien mes dy botëve: asaj që ka humbur dhe asaj që ka fituar, ëndrrës dhe zhgjëndrës. Është poezia ajo që e shpie  poetin gjithmonë, lehtësisht, në një botë ku shpirti është i lirë të shprehë sekretet e tij pa frikë, duke i dhënë një ndjenjë të paqtë dhe të lirë në këtë udhëtim të pafund të shpirtit.

 Poezia

 nga Odise Kote.

 

 Ndan sekretin me një të panjohur pa destinacion.

Tren ekspres në ikje .

Aty ku asnjëherë s`më kishin pranuar ,

lehtësisht më shpie.

 

Shpesh si zjarr, kurm ëndrre zmadhuar

Çliruar frerësh  lëkurës së burrit

Gjithshka prej shpirti ,prej lëngu rrënjësh

Zbut qetësisht dhe mëritë e gurit.

 

Pa ditur ku shkon, pa ditur ku fle,

Natës së thellë ,agimit që shkrumb .

Vizatuar  me lapsa trilli e pasioni

Vjen dhe ikën , shfaqet  e humb.

 

Aty ku asnjëherë s`më kishin pranuar

Lehtësisht poezia më shpie.

 

Nga vëllimi  ``Më bredh  në mend  një lumë i egër ``

 

 Referenca

 1.Ammons, A.R.1997 .Set in  motion. Essays, interviews and dialogues B.Zofia, Ed.University of Michigan Press.

 2.Lamarque,P2015Semanticfinegrainedness and poetic value.In J.Gipson [Ed.],The philosophy of poetry [pp.118-136].New York,NY Oxford University Press

 3.Scruton,[2015].Poetry and truth. In J.Gibson[Ed.]The philosophy of poetry[pp.149-161].Oxford University Press.

 4.Nietzche,F.[1989].On the genealogy of morals and ecce homo.New York, ;NY Vintage.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page