top of page

TESTAMENTI I NJЁ GJYSHI

  • Jul 25, 2023
  • 1 min read

TESTAMENTI I NJЁ GJYSHI

Nga Sadullah ZEQIRI

Nipit të parë, Bledar,

po ia lë në trashëgim,

shtëpi, oborr, kosh, koçek e hambar

dhe Arat e Gjata për ugar…

O gjysh, o gjysh,

qysh the qysh,

po ti s’ke as një dysh…

Mbeses, Tadejes,

po ia lë Fushat e Pejës,

kurse djalit të Mirës,

po ia lë Fabrikën e Birrës…!

O gjysh, o gjysë…

Unë, Kryegjyshi i Kosovës,

nipit Blerim,

po ia lë në trashëgim,

hotelin, në Boge të Rugovës…

Nipit Nderim,

të njohur për borxhe e mashtrim,

që iku në Kazablanka,

po ia lë pa kalkulim,

të gjitha paratë

që i kam nëpër banka.

Qenit tim Xhim,

po ia lë në trashëgim

pensionin e pleqërisë,

nëse e begenisë...

Kaq prej meje,

çka pata iu ndava,

të tjerat iu lë gjyshi pa leje

që jeton në Otava.

Pa, pa, pa…

thua se je vetë PAPA,

shiko pakëz prapa,

ti s’ke as çorapa…!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page