Teodor Laço, njeriu i letrave, politikës dhe diplomacisë shqipe


Në 85-vjetorin e lindjes dhe 5-vjetorin e vdekjes: Vepra shumëpërmasore e shkrimtarit, politikanit dhe dipomatit të urtë e vizionar


Teodor Laço, njeriu i letrave, politikës dhe diplomacisë shqipe


Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh


· Laço ishte dhe mbetet simbol i politikanit të arsyes, luajal ndaj vlerave dhe parimeve që besonte... Ai ka lënë pas një trashëgimi të vyer në të gjitha fushat ku kontribuoi. Kontributet e tij kanë qenë të spiktatura që nga periudha kur hyri në kulturën dhe letërsinë tonë, por edhe në nxitjen e proceseve demokratike


Prej pesë vitesh letrave shqipe u mungon njëri prej shkrimtarëve më të shquar, kulturës kombëtare i mungon një kalorës finsik, politika dhe diplomacia shqiptare ndjejnë mungesën politikanit dhe diplomatit të urtë Teodor Laço. Ai zë vend nderi në historinë e letrave shqipe, si, një prej shkrimtarëve më të shquar dhe përfaqësues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, që përveç përvijimit të një profili modern në krijimtarinë letrare, nuk u tregua indiferent edhe ndaj zhvillimeve demokratike, duke u kthyer në një nga zërat kryesore në jetën parlamentare shqiptare.

U mbushën pesë vite që kurse botës së mendimit i mungon ky intelektuali i shquar, vizionar dhe kurajoz, i cili sëbashku me kolegët e tij do ta shndrronin Kinostudion në verën e vitit ‘’90 në djepin e mendimit liberal për kohën.

Pesë vjet që politikës i mungon ministri i aftë dhe kompetent, i kulturës, njëri ndër themeleuesit e Partisë Socuialdemokrate, ish - themeluesi dhe kryetari i Partisë Bashkimi Social Demokrat, (sot Bashkimi Liberal Demokrat).

Laço ishte dhe mbetet simbol i politikanit të arsyes, luajal ndaj vlerave dhe parimeve që besonte... Ai ka lënë pas një trashëgimi të vyer në të gjitha fushat ku kontribuoi. Kontributet e tij kanë qenë të spiktatura që nga periudha kur hyri në kulturën dhe letërsinë tonë, por edhe në nxitjen e proceseve demokratike.



JETA….


Teodor Laço lindi më 29 shtator 1936 në Dardhë. Në atë fshat që Ai e konsideronte se, nuk ka të dytë; “ku netëve të verës, qielli është një magji që mund të mrekullojë edhe shpirtrat e thatë; me yjet e mëdhenj që vezullojnë dritë shkëlqyese, me yjet e vegjël që regëtijnë në të venitur, me yjet që bien e digjen, duke ndjellë trishtim për jetët që shuhen”.

Djali i një mërgimtari, si një nga të shumtët emigrantë dardharë të Amerikës, të atin, Pandi Laço, do ta takonte për herë të parë dhe të fundit kur ishte vetëm 20 vjeç, duke e jetuar rininë e tij të hershme larg dashurisë së babait, duke pritur letrat e përmallshme që vinin përtej Atllantikut.

U diplomua për agronomi, por talenti i tij spikati sidomos në fushën e letrave.

Jetoi me nënë pranë, e cila do të bëhej shëmbëlltyra e shkrimtarit të ardhshëm; e ëmbël, fjalëpakët, e dashur dhe e papërtuar; si një nënë. Shtëpia e tij në Dardhë ka mbetur deri në ditët e sotme shenja e pelegrinazhit më të dashur të Teodor Laços.

Babai i dy djemve të talentuar në fushën e kulturës dhe spektaklit televiziv, Pandit dhe Bledit, bashkëshort i aktores Mirjana, Ai u ndje ngrohtë brenda shtëpisë se tij të letërsisë dhe kulturës deri në ditët e fundit të jetës si pak kush tjetër.

Ai nuk e tradhtoi asnjë çast vendlindjen, Dardhën. Shkoi dhe u kthye si Anteu. Ajo strëhëzë u bë frymëzimi i sa e sa veprave letrare të Laços.

“Shtëpi e vjetër e fëmijërisë./hapet porta e vjetruar/ porta që për mua është ankuar/ kur vija rrallë i ftohtë e i vonuar? - Porta nga e cila Ai u përcoll për në botën e përtejme para pesë vitesh. (Vdiq më 15 Tetor dhe iua dha lamtumira e fundit nga personalitete të shumta të politikës, letërsisë, artit e kulturës më 16 tetor 2016)


VEPRA LETRARE SHUMËPËRMASORE E LAÇOS


Si rrallëkush në fushën e letrave, Teodor Laço krijoi një trashëgimi letrare shumëpërmasore. Krijimtaria e tij është shumë e gjerë. Janë rreth 55 vepra të botuara, qoftë në letërsi apo dhe në publicistikë. Kësisoj, me korpusin e tij letrar me shumëllojshmëri tituj romanesh, vëllimesh me tregime, dramash, komedish e kujtimesh, Laço zë vend të veçantë në historinë e letërsisë shqipe. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i disa skenar