NJË LIBËI RI I MEMISHA GJONZENELIT
Koment nga Luan Çipi
Memisha Gjonzneli në korrikun e vitit 1921 doli suksesshëm në shtyp me librin e tij të dytë me tregime të titulluar “PIRAMIDA E GJYSHIT”
Memisha Gjonzeneli ka lindur në Lagjen Skelë të qytetit të Vlorës në vitin 1941. Duhet thënë se babai i tij i nderuar, Muhamet Gjonzeneli, është nga fshati Tragjas i Vlorës, ku është dalluar si veprimtar shoqëror dhe për disa vite ka qenë edhe Kryetar i Këshillit të fshatit. Ai ka qenë gjithnjë në pozicione antikomuniste, për çka është burgosur dhe internuar familjarisht për një periudhë të gajtë 25 vjeçare, pjesërsisht, së bashku me katër djemtë e tij: Qamilin, Tekiun, Memishaun dhe Muratin, që në familjen e tyre të madhe prej 7 antarësh, thuajse u rritën pa baba, në kushte të mjeruara jetese dhe shpesh vuajtën edhe për bukën e gojës.
Memisha punoi si saldator, me profesionin e mësuar në Shkollën e Rezervave dhe të perfeksionuar në burg, në disa objekte të rëndësishme të vendit, ku shquhet për cilësi e aftësi të larta profesionale e drejtuese. Në kohën e lirë, jashtë pune, Memishau vazhdoi me pasion shkollën e mesme të mbrëmjes, ku shkëlqen në letërsi dhe për hartimet e thurrura bukur. Janë të njohura veprat e tij heroike e të jashtëzakonshme në punë, që lidhen me ngritje oxhakësh e objektesh në kushte teper të vështira e të rrezikshme dhe shpesh me shpëtime jete njerëzish dhe çudi ndërtimore.
Në vitin 1990 emigron në ShBA , ku u mblodhën të katër vëllezërit Gjonzeneli dhe në vitin 2012 evidentohet dhe atje, si veprimtar shoqëror në dobi të Atddheut dhe dekorohet nga Presidenti i Republikës me dekoratën e mirrënjohjes, “Naim Frashëri”, me motivacionin “Për kontribut të lartë kombëtare dhënë në diasporë, për pritjen dhe përcjelljen e figurave të larta kombëtare”
Ishin vitet në Amerikë që i zgjuan kujtime e mbresa, që shkrimtari i ri, Memisha Gjonzeneli, i freskoi në kujtesë, i përpunoi dhe i mbushi me ndjenja fisnike e dashamirëse dhe i hodhi të shkruara në formë tregimesh të bukura me plotë intriga e të papritura interesante, që përfshin njeri pas tjetrit, dy libra me tregime të larmishme, gjurmëlënëse, kuptimplote e të dobishme.
Tematika dominuse e 17 tregimeve të librit te dytë të Memisha Gjonzenelit ka, më së shumti, lidhje me emigracionin, këtë plagë të pashërueshme të popullit tonë të shumëvuajtur.
Tregimi i parë, ”DASHURIA”, e mbush librin me emigrand vlonjatë, që braktisin Vlorën e bukur dhe popullojnë Çikagon e pafundme, pa e shuar shpresën e kthimit. Në tregimet vijuese gjithandej shqiptarë dhe amerikanë, gjurmë të pashuara jete aktive: Luani, dëshmori shqiptaro-amerikan në Afganistan; shqiptarë emigrantë që kalojnë kufirin nga Greqia dhe ambjentohen shpejt me jetën aktive atje, mësojnë gjuhën, shkollohen dhe barazohen me grekët tradicional në këngë e deri nivel jetese e bashkëjetese, aqsa greket deklaronin: “Ju prutë nga Shqipëria frymën e jetës, respektin, mirrënjohjen, bashkëjetesën dhe dashurinë për njeri tjetrin.”
Te tregimi “Miku në Avion”, sërish udhëtim drejt Çikagos dhe rideklarim dashurie: “Të kam dashur dhe të dua shumë,...fle në gjumë me ty dhe po me ty, ngrihem...’’
Tregimi ”Kohë Korovinusi “, mbyllet me proverbin kuptimplotë shkodran: “Bëre gjë, nuk bëre gjë, koha ikën!, ndërsa te tregimi “Piramida e Plakut”, që mbart edhe titullin e librit, flitet për një plak, hero te “Luftës Civile” në Amerikë, që sakrifikohet e vetë vritet, duke aluduar për “Korona Virusin” aktual, për të dhënë një shëmbull sakrifice e vetmohimi, në asgjësimin e pleqve, në dobi të shpëtimit të moshave të reja. Asokohe plakut të vetvrarë ju ngrit per respekt një piramidë përkujtimore.
Te tregimi i gjatë “ALBERTI.”, praqitet kryesisht jetëshkrimi i autorit, pas përfundimit me suskses të Shkollës Shtatëvjeçare dhe ëndrrat e tij rinore të parealizuara. Shoku i shkodran i shkollës, Alberti, rishfaqet gjatë jetës, si burrë i aftë e shok besnik, ndërkohë pas shumë vitesh, i veshur polic rrugor, takohen me mall dhe e tregon veten zëmërgjer e dashamirës. Përshkrimi në fund, i Llogorasë mahnitëse, në shoqëri me Albertin, do e mbyllte këndhëm këtë tregim të bukur.
Tregimi “SHKËMBI I BALLISTËVE”, ka lidhje me emrin që i ngeli një shkëmbi, që më parë ishte pushtuar nga fole bletësh, po që u pastrua prej bletëve nga ne, bijë ballistësht, të internuar në fshatin e origjinës, Tragjas, shpjegon autori.
Tregimi “DARKA E PAHARRUAR”, kthen kujtimet për një ceremoni të jashtëzakonshme, me shumë harxhe e aheng, që organizon Memishau në Tragjas, në vitet e vona, i kthyer nga Amerika, por që mbahet mend se organizatori, nuk pranoi asnje dhuratë solidarizuese nga pjesmarësit, ardhur nga të gjitha anë, brenda dhe jashtë shtetit dhe të gjitha shpenzimet, përfshirë ato të transportit, i përballoi vetë.
Tregimi “HARRESA” paraqet ngjarje të hershme e të zymta, që kanë lidhje me periudhën e ngunjimit si i burgosur politik dhe me faktin që dhe atje mund të takosh njerëz fatkeq, po të vërtet e dashamirës, si Malon, që autorit i mësoi lojën e bukur të shahut, por si dolën nga burgu, asnjëherë nuk e ndiejtën harresën, shuarjen e “Luftës së Klasave” dhe distancimet partiake.
Tematikë të larmishme ngjarjesh kanë edhe tregimet e fundit, “DJALI I MIRË”, “MERJEMJA”dhe “XHEVATI”.
Karakteristikë e përgjithëshme e librit me tregime “PIRAMIDA E PLAKUT” e shkrimtarit vlonjat Memisha Gjonzeneli është bukuria dhe rrjedhshmëria e
tregimit, shpjegimi dhe argumentimi i ngjarjeve, dashamirësia dhe bamirësia njerëzore, paraqitja e saktë e realitetit dhe shpresa për një jetë më të mirë.
I urojmë autorit të tjera suksese!
Vlorë, më 18 Korrok 2021
Comments