Para pak ditësh në Pilur u krye një porosi amaneti. Prej Nju Jorku, Athine , Korçe. erdhën një batalion me vëllezër motra, djem, nuse, nipër , mbesa . Në qëndrën e fshatit tek lapidari, atje ku flamuri shpërndan erë dheu, dashurie, malli dhe amaneti, të gjithë fëmijët shkuan dhe bënë fotografi. Aty edhe Dhaskala greke e nuse në Pilur ( që u mëson fëmijve të saj gjuhën e të parëve të tyre) i nxit fëmijët të pozojnë nën flamur Së bashku me foton edhe disa vargje të mia
Siç i merr shkëmbi rrufetë Mbledh flamuri gjakun e tija -Ejani siç vijnë retë Vjeshtës pa nisur stuhia -Ejani tek amaneti Tek varret me kryqet radhë Nëse balta eshtrat treti Nuk tretet meraku i bardhë!
Se kur vini , ja si çeta Shtatë jetë na bëhet jeta
Tek flamuri të jet syri Për amanetin mos flini!
Comments