TEATRI I JETËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 3, 2020
- 1 min read

Kushtuar artistit dhe autorit të mirënjohur të Elbasanit, Thanas Borodani, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta)
Fatmir Terziu
Vendos peshën e lojës,
që është e lidhur me fjalë në kyçin e yllësisë tuaj,
aty ku tani tiklon memorja.
Nuk është pse je Lart, nuk është pse e kishe në gjak, nuk është nëse arrin të luash prapë.
Karuseli vazhdon të rrotullohet vetë;
edhe pse nuk mbetet të jetë lloji më i drejtë,
megjithëse, ai ka nevojë të jetë.
Nuk është pse je larg, nuk është pse e kishe në gjak, nuk është nëse arrin të luash prapë e prapë.
Teatri i jetës vazhdon me një akt, me aktin e vet - a do të interpretoni?
Teatri i jetës vazhdon pjesën e tij. Ne kemi ardhur vetëm për lojën tënde.
„Rrethimi i Bardhë“,
„Udha e Zavalinajve“;
memorjet dhe trazimet prapë,
një lot i çrregullt dhe i verbër.
Nuk është nëse je pranë, nuk është të jesh në Fjalë, nuk është nëse arrin të luash prapë, prapë dhe prapë.
Një përkorje e vetme e gjallë,
e thekur jo rastësisht,
ku mund të rishfaqej vallë?
Nuk është nëse je aty, nuk është pse jemi pa ty, nuk është nëse arrin të na argëtosh prapë.
Teatri i jetës vazhdon me një akt të vet - a do të interpretoni?
Teatri i jetës vazhdon pjesën e tij. Ne e trazuam „Skampa“-n vetëm për memorjen tënde.
Teatri i jetës vazhdon një akt prej aktit të tij – Ju ende interpretoni
Teatri i jetës është në kujtime, memorje, fotografi. Ti je me ne, ne jemi me Ty.
Të gjejmë zgjimin për të kuruar heshtjen në këtë rrëmujë.
Teatri i jetës vazhdon shfaqjen e saj - dhe ju jeni ylli i paqtë i aktrimit.
Comments