(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.ZEMRA IME
Zemra ime, zemër plaku
Si nga mosha,aq nga"trupi"
Por me gulçe vërshon gjaku
Edhe hiç nuk pyet nga turpi
Mezalla se dëgjon zemra
Hidhet-dridhet si e re
Hidhet-dridhet sa sheh femra
Ndo i njeh apo s'i njeh.
Tingëllin si një zilkë
Nuk ka vrullin që kish
Sheh një femër?Sa e mirkë!
E ndjek pas si një "ogiç".
E ndjek pas si, me demek,
Dale, dale! A më sheh?
Zemra ime është"yrnek"
Si një djali zë më rreh.
7 prill 2000
2.M'U BË PLAGË GJUHA
Gjuha m'u bë plagë
Ma"kafshoi" dhëmbi
Se shkoi një"pulëbardhë"
Që gati më çmëndi.
Eh, se si u bëra
E humba pusullën
Gati unë u zhbëra
Sa kafshova gjuhën
Gjuha m'u bë plagë
Si do ta shëroj
Ç' më bëre,"pulëbardhë"
"Ilaçi" im je, moj!
3 mars 1998.
3. Çfarë mendoj?!
Çfarë mendoj futur në të thella
Kam vendosur ta këndoj në"tela"
Si NDUE SHYTI nuk i bie çiftelisë
*Por do i këndoj demokracisë,
Lum e lum e për të lumin ZOT!
Si qemë dje dhe si jemi sot?!!!
Se po zgjat, o shumë tranzicioni
Plot të panjohura "ekuacioni".
E ku ishim? Asgjëkundi
Shqipëri, po të merr lumi!
Se në krye do mytebera
Ditë për ditë majmen si derra.
Një i bie gozhdës, tjetri patkoit
Kush prej"fisi", kush prej "sojit"
Por që të gjithë janë zorzopa
Ç'të them emër? Më zë koka.
Shoh lexues që qesh hi-hi!
A s'kanë derrat një turi?
Halli im është SHQIPËRIA
Që e mbyti varfëria.
Edhe këta që kanë pushtetin
E lënë në"hije" kudo mbretin
Me shtëpi,dyqane, vila
Me"dhurata" nga "kushërira",
Dhe "kushërira" është pushteti
Pushtetari më është "mbreti"
Mbret m'u bë nga pasuria
Në karrike është "magjia"
*NDUE SHYTI-Artist i Popullit.
Mbreti i çiftelisë. 3 maj 2015
4.Ah, ta dish!
Ah, ta dish sa kam dëshirë!
Që ta puth atë,tënden buzë
Sa mbaj shpirtin me pahir
Shpirtin tim që digjet shpuzë.
Digjet shpuzë e digjet zjarr
Veç për ty.moj, veç për ty
Ah,sa mall që kam! Sa mall!
Për ty, tretem, si qiri!
7 prill 2003
5. Pacifist
Unë nuk jam pacifist i rremë
Se,gjasme, luftën e mbështeta.
Kam qenë kundër luftës, haptas e them
Nuk duroj të vriten të pafajshëm, ç'është e drejta.
Nuk kam shenjë idolatrie për SADAMIN!
Dhe as kam patur ndonjëherë
Por nuk doja që me luftë tiranin
Ta hiqnin siç ndodhi këtë herë.
Që iku Sadami hiç nuk m'u bë vonë
Unë jam pacifist që i urrej tiranët
Por gjaku i të pafajshmëve më bën me tension
Me të "tillë luftë" nuk i çmoj fitimtarët.
10 prill 2003
6. "VULLKANI"
BEKIM FEHMIUT
Madhështor është ky"vullkan" në heshtjen e vetë
Llavën e urrejtjes e mban përbrenda
Dhe kështu i"heshtur", i bukur për jetë
Nëse e heq"magmën", prit gjyle të rënda.
"Fajin nuk ta ka kush, por e kemi vet"
E ka lënë me shkrim dhe ka thënë me gojë
Rall shkruan e flet, por sa bukur që flet
Të rrëmbyerit e të nxituarit i skuq me bojë.
Ka 15-vjet që është shkëputur nga skena
Por ashtu si "Sfinksi" ka hijen e vetë
Nëse pak zhgënjim ndjeu nga jeta,
Dhe ashtu i heshtur, madhështor për jetë.
16 maj 2003
7. Kur rri vetëm
Kur rri vetëm në tryezë
Edhe pres të pi kafe
Më afrohet një syzezë
Më buzëqesh, ashtu, me nge,
Unë buzëqeshjen zë ia kthej
(Birbo s'jam, natyrisht)
E kam fjalën, ç'ndodh më tej
Se u lidha me të"pisk".
Kokolizur me të pisk
Dhe mundohem të"shpëtoj"
Ku gjen tjetër të tillë"rrisk"
Ah,ç'më bëre, syzezë, moj?
15 maj 2003
8. Kështjella prej rëre
U shkërrmoq"kështjella e rërës"
Shkoi e vajti dhe Sadami!
Sipas radhës, sipas sërës
Ky është fundi i çdo tirani.
Hiqej trim e rrihte gjoksin
-Mos sulmoni se do t'u grijë
Dhe me llaf bënte "balozin"
Në të vërtetë, katandisi si mi.
Mu si mi! Si mi gjirizi
Mezi gjeti diku vrimë
Kapërdisja mua ma shpifi
Shkoi e vajti në vidhimë.
10 prill 2003
9. Sa vlerë ka puthja?
E, sa vlerë ka puthja
Kur do ndahemi pas ca?
Ndarja është si sëmundja
Se unë ndarjen e quaj"hata"
Dita e ndarjes m'u bë sterrë
Dhe gjithçka m'u kthye në natë
Unë në shpirt kam zeher
Dhe në zemër kam një plagë.
10 qershor 2017
10. Çast
Humbën buzët mbi supet e zhveshur
Mbi supet e një DIANE me freski pylli
Pastaj puth buzët e saj, i etur
O çaste të bukura" eh, çfarë deliri!
Dashuria djeg më shumë kur ka pengesa
Unë digjem, i gjithë,brenda flakës tënde
Eh, çfarë çasti i bukur! Sa e bukur"audienca"Moj "Dianë me freski pylli", më çmënde.
Tiranë,16 tetor 2019