Tashmë erdhi ajo që ju duhej për dërgesat tuaja: Kompania „Bledi Ltd“




Tashmë erdhi ajo që ju duhej për dërgesat tuaja: Kompania „Bledi Ltd“


Mjaft kompani transporti e nisin me një slogan sikur janë qindra vjeçarë në këtë profesion të ri të tyre. Dhe më së shumti duan të theksojnë se kanë kryer dhe transporte të mëdha, kur dihet se si njëra dhe tjetra janë vetëm tentativa dhe lojëra fjalësh.

Kompania „Bledi Ltd“ mbetet më e saktë dhe me një eksperiencë të gjatë, natyrisht jo vetëm në Shqipëri dhe Angli dhe në destinacione të tjera ndërkombëtare në fushën e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe mjeteve të ndryshme, ofron për të gjithë klientët e saj një shërbim të kompletuar dhe sigurt transporti.

Siguria, shpejtësia dhe garancia e punës së zhvilluar ndër vite ka bërë që sot shumë bashkëathetarë dhe miq, të tjerë të lidhur me Atdheun tonë të dashur dhe mjaft anglezë madje që kanë shkuar të investonë në Shqipëri, po aq dhe imigrantët që jetojnë, punojnë dhe studiojnë, prej shumë vitesh ne Britani të Madhe dhe në Europë kanë ardhur në pikën më të mirë të mirëkuptimit të na besojnë transportin e mallrave të tyre drejt Shqipërisë.

Duam të themi se kjo kompani e njohur tashmë nga eksperienca e saj dhe nga aktiviteti serioz, po aq dhe nga respekti, nga përkushtimi dhe përgjegjësia e plotë gjatë gjithë procesit të grumbullimit të mallit deri në dorëzimin e tij në destinacionin final, mbetet konkurruese dhe në çmime. Ajo mund të kontaktohet në numrat e telefonit ose në ËhatsApp, Viber, Facebook, Instagram dhe e-Mail për tu informuar mbi datat dhe lokacionet e grumbullimit dhe shpërndarjes së mallit. Misioni i kësaj kompanie është të vazhdoj rrugën e suksesit në vijimin dhe përmbushjen e standarteve të një shërbimi transporti modern dhe efikas, me një garanci, mosprishje të mallrave, dhe me dërgimin pa probleme të tyre. Vizioni natyrisht mbeteti qartë, të vazhdoj të mbetet një kompani lider i padiskutueshëm në transportin e Mallrave nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të Europës drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.

Kjo kompani funksionon me furgonë të posaçëm për këtë punë dhe me dy drejtues makinash të sprovuar në mjaft vende të huaja.

Nëse jeni duke kërkuar për një kompani cilësore, efektive, transparente, kompetente, të besueshme dhe profesionistësh, atëherë „Bledi Ltd“ është zgjedhja e juaj e duhur dhe e domosdoshme në çdo kohë.

Me „Bledi Ltd“ e gjitha që ju dërgoni dhe prisni të merrni në destinacionin tuaj është në dorë të sigurtë dhe me garanci të plotë.

Mbi 50kg i marrim dhe i dërgojmë në destinacion.

Respekt-Shpejtësi-Saktësi-Garanci-Kualitet

TRANSPORT MALLRASH: ANGLI-SHQIPËRI & SHQIPËRI-ANGLI


ANGLI:

+447 39 528 7400

+447 49 294 5825


SHQIPËRI:

+35567 728 2828

+355 69 470 5893







31 views0 comments

Shkrimet e fundit