top of page

Tahir Bezhani: dy poezi



ZHURMË NË ZEMËR

Tërë ditën e lume ngujuar

Duke dertuar me vetminë e vetmisë

Shikimet gozhduar në portën e oborrit

Përtej xhamit duke shikuar

Largë e afër ndjenjës së hidhëruar

Në pritje të hapjës së derës së hapur

Nga dorë vëllau,apo i afërt tjetër

Nga dorë e mikut të dashur

Ose zë piskë qielli:”a je këtu o burrë?....”

Shpirti nuk vuan pa e njohur vehten

E mendimet rikthehen sertshëm

Në dhomën e ngujimit virusial...

Nata vjen me ngarkesa tjera

Thyhen mendimet luginave të zeza

Fjalët varen këndeve të dhomës

Fshehur në rrjetin e merimangave

Ikin nga furtunë zjarresh,bërtimash nga brenda

Konfliktet ngelin të shkretëruara rrugës

Vetëm zemra e duron zhurmën e përplasjeve

Dashuria është ngrirë moti theqafjes së mendjes

Trokisni në portën time kur kaloni rrugës

Të qetësohet zhurmë e zemrës së lodhur.

Anise kurrë nuk e do dorzimin e nënshkruar.....

Gjakovë,

02.prill,2020

BORË MBI LULE

Bora mbi lulët e pjeshkës kishte rënë natën

Në mëngjes të strukuar dukeshin

Me shikimin kah toka,dhimshëm

Sikur kërkonin ndihmën time

Para ngrirjes,para renjes së dhunshme

Çfarë t’i bëja natyrës

Me rrëshqiten pika lotësh

Mllefshëm shfryej “Ndaj njerzëve e kuptoj pezmin e Zotit,

Me lulet ç’farë pati që ju ngriu?....”

Pse ju quajnë “dashuri pranvere”-thash

Hyra brenda me dhimbje

Sytë mbetur në lulet e ngrira

Kujtim i kahershëm ngjyente permallimeve

Jeta ndryshon qëndrimet.....

Me “ligjin” e vet-darvinçe....

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page