“TABELA E SHUMËZIMIT “…dhe AJO “E PJESTIMIT”…


Iliriana Sulkuqi

“TABELA E SHUMËZIMIT “…dhe AJO “E PJESTIMIT”…

(…me emëruesin e përbashkët: SHUMËZIM)

Sapo fillova të mësoj në filloren time(ashtu si ju), “Tabelën e Shumëzimit” (edhe pse e kisha të vështirë të mësoja përmendësh, gjë të cilën sot e kësaj dite , vuaj nga permendësh-mëria), të parën që doja ta shumëzoja me shumë numra –ishte Ëndrra-at, dëshirat…, si të gjithë fëmijët, që me mendje të pafajshme, kërkojnë edhe “qiqra në hell”… Dhe kështu…Ec e ec e shumëzo… Ec e vrapo dhe shumëzo…Shumëzo Dashuritë, shumëzo, miqësitë…shumëzo… Papritur më zunë udhën( të paudhët), në pikë të vrapit tim marramendës… -Po ti, kush je që na del përpara, me gjithfarë përralla?... Pse , për dashuritë e miqësitë e tua e mësuam ne “Tabelën e Shumëzimit…? Për ne moj, për vete… për paratë tona, për …, për këto u krijua dhe u mësua “Tabela e Shumëzimit…” Dhe numëruan gjithfarë emra të pa emërta nga do të rridhnin(gjak), pasuritë e tyre, vetëm duke shëtitur mbi djersën dhe urinë e të tjerëve… -Ti, tha “kryetari”, me emrin e të gjitha kohërave, që kur u shpik “Tabela e Shumëzimit”, duhet të mësosh mirë “Tabelën e Pjesëtimit”…! Ngriva një çast( të sekondës, kur u zgjova prej rritjes së parakohshme). “Po unë e di “Tabelën e Pjestimit”, e di që nga gjyshi im, ai e dinte nga stërgjyshi i tij …dhe kështu e mësuam vetë…, pa shkuar ende në shkollën e “shumëzimit”… A t’ua tregoj edhe juve? Se , p.sh. –unë kam një mollë, e ndaj(pjestoj) për aq pjesë sa janë me mua . Psh: kam unë pesë lekë? Po të më dalë një dorë e shtrirë –i jap gjysmën…. Psh., gatuaj unë për aq pjesëtarë sa mund të jenë në familje? Gjithmonë , do të jënë dy apo tre racione më shumë…, se , gjithsesi…papritur dikush do të trokasë(siç thoshte gjyshi im ”nata sjell edhe mysafirë pa strehë…”). Psh., … dhe shembujt nuk mbarojnë…Por ku të lenë ata dhe ato të thuash “broçkulla”…. M’u hakërruan , duke më thënë se kjo që po u tregoj nuk ka lidhje me “Tabelën e Pjesëtimit”, por me atë të “Shumëzimit”… dhe duhet ta mësoja nga fillimi i tyre Tabelën e Pjestimit, sipas kuptimit të tyre… Po unë, aq kuptoja atëherë… Sot, në perëndim të fjalës sime, po mësohem , dalëngdalë, se “Pjesë-timi”, qenka “Pjestim” që vjen nga Ikja, nga Ndarja, nga Mungesa…, nga Ëndrrat… nga gjithçka… Udhëkryq… Po, po, Udhë-KRYQ. Ti shumëzon ëndrrat. Të tjerët t’i pjestojnë… Por , sërish, deri në frymën e fundit, edhe “Pjestimi”-n , do ta SHUMËZOJ me MBI-Dashuri të trashëguar…

84 views

Shkrimet e fundit