TA PREKËSH ME DORË DESHPËRIMIN NË KUKËS


FLAMUR HOXHA


610 mijë njerëz ka larguar nga Shqipërie kjo qeveri në 7 vitet e sundimit të saj.

Në televizionin kombëtar RTSH drejtoresha e INSTAT paska deklaruar se "nga 2013 e deri në shtator 2020 janë larguar zyrtarisht 610 mijë shtetas." "Por kjo - thotë drejtoresha - nuk është ndonjë tragjedi."

Në takimet që po bëjmë me struktura e me qytetarë nëpër Kukës, vihet re se njerzit janë lodhë nga deshpërimi, nga mashtrimi, dhe janë shumë të zhgënjyer nga qeverisja. Kjo shihet në sytë e gjithkujt.

Vihet re gjithashtu një qytetari e fisnikëri e lartë e kuksianëve. Njerzit e dinë se nuk i mban gjallë e nuk i ushqen qeveria dhe nuk sillen si lypsarë para qeverisë. Ata kanë shumë dinjitet. Nga qeveria kërkojnë tu sigurojë e ofrojë pak mundësi dhe mos ti pengojë, mos ti mashtrojë, mos t’ua zërë rrugën, mos t’ua shuajë shpresat me mashtrime.

Askund në fshatrat e zonat e Kukësit nuk shihet dora e qeverisë, vemendja e saj ndonëse fjalë e mashtrime bën pafund kryeministri.

Ajo që të trishton më shumë në fshatrat e zonat e Kukësit është braktisja e vendit, largimi i njerzve, largimi i rinisë në emigrim, vetmia e shumëkujt.

Deshpërimi është i thellë sepse sipas të dhënave zyrtare nga 2013 deri në 2021 janë larguar nga vendi 610 mijë shqiptarë, një fuqi e jashtëzakonshme pune dhe vitaliteti. Nuk, janë larguar nga vendi pensionistë, por forca kryesore e punës, forca vitale, enrgjia e vendit, janë larguar të aftët, mjeshtrat, specialistët, truri i vendit.

Qeveria Rama as nuk ndjehet në faj për këtë por i duket gjë komode pasi në të vërtetë po të ishin këtu këta 610 mijë shqiptarë, mbase kjo qeveri mashtrimesh nuk do të ishte sot duke na mashtruar që të na e marrë edhe mandatin e tretë politik e që këtu pastaj të mos mbeten as bagëti në këtë vend, të mos këndojë as gjel as pulë.

Mjafton të shohësh e prekësh deshpërimin në Kukës kur braktisja e ka mbuluar këtë rajon të përbuzur e të lënë qëllimshëm pasdore nga qeveria. Askund drama e dhimbja e shpërnguljes së njerzve nuk ndjehet si në rajonin e Kukësit. Atë që nuk e bëri para një shekulli Serbia që donte ti zhdukte këta njerëz, e bëri kjo qeveri në këto 8 vite duke i braktisë këta njerëz në fatin e tyre të mjerë e duke ua zhvatë pasuritë pa asnjë shpërblim financiar.

Vjen kryeministri e mashtron herë pas here për aeroportin i cili është pasuri e banorëve të Kukësit, është dhuratë për banorët e Kukësit dhe të tillë duhet ta trajtojë qeveria, si objekt i banorëve të Kukësit e të mos sillet qeveria si pronare e aeroportit. Emiratet e bashkuara arabe ua kanë dhuruar aeroportin banorëve të Kukësit. Në çdo rrethanë, banorët e Kukësit duhet të fitojnë nga aeroporti i Kukësit si bashkëpronarë, duhet të gjendet një mënyrë që kuksianët të fitojnë nga ai aeroport se e kanë pasuri të tyren, e kanë dhuratë për mikpritjen e bujarinë që kanë treguar në vitet e luftës e krizës së Kosovës kur pritën gjysmë milioni shqiptarë të dëbuar nga Serbia.

Qeveria mashtron për fshatra turistikë në Shtiqën e Shishtavec, në Cahan e në Valbonë. Ku janë fondet, ku janë zhvillimet, ku janë investimet qeveritare në këto fshatra. Çfarë turizmi apo agroturizmi ka ngritë qeveria në këto fshatra, çfarë financimesh ka dhënë, kujt ia ka dhënë, kë ka mbështetë.

Deshpërim ka dhe ai lexohet në sytë e njerzve, ka mospërfillje qeveritare, ka nënvlerësim ndaj banorëve të Kukësit.

Por sa shoh në takime me njerzit e në biseda, vihet re se qytetarët do ta mundin dëshpërimin e thellë ku i ka futë kjo qeveri fjalësh, qeveri mashtrimesh. Njerzit shohin shpresë tek kandidatët e PD, na dëgjojnë, na urojnë fitore. Njerzit duken të vertetë me ne dhe ne jemi të vertetë me njerzit.

Unë shpresoj dhe siguroj vetem një gjë, të jem i ndershëm me cilindo njeri dhe kurdoherë të shihëm sy për sy me cilindo njeri në rajonin e Kukësit.

Unë nuk premtoj asnjë mrekulli, thjeshtë u premtoj se do të jem krah për krah jush, do të jem zëri juaj, do të përcjell në parlament me forcë zërin tuaj si një zëdhënës besnik. Unë synoj të jem i tillë pasi unë nuk do të jem peng i asgjëje, i askujt, unë nuk shkoj në parlament si një rrogtar, do të përpiqem të jem misionar për kuksianët.

Përpiqem tu them njerzve dhe dua të më kuptojë secili se kësaj radhe në zgjedhje për të fituar nuk mjafton që qytetari të urojë për fitore kandidatin që don, por duhet ta votojë, ta ndjeke e mbrojë votën e tij, të marrë pjesë edhe qytetari në votime aktivisht, duke marrë përdore shokun, mikun, vëllain, të afërmin.

Këto votime janë shumë të rëndësishme, pasi nëse nuk dëbohet me votë kjo qeveri mashtruese, vendi rrezikon të futet thellë në një diktaturë anarkie komunistësh të rinj enveristë.

(Flamur Hoxha eshte drejtuersi politik i Qarkut Kukes, drejtues i listes se kandidateve per deputete i Partise Demokratike per Qarkun)

30 views1 comment

Shkrimet e fundit