top of page

TA KAM DHËNË UDHEMBARËN, POEZI

  • Jan 24, 2021
  • 1 min read

Pozaet Qose

Të shkrova ty për gjërat më të bukura e më të shenjta, Të thura ty me zërin e zemrës në më të ndrishmet momente, Të gjitha i humba, si pemët gjethet e zverdhura nga vjeshta Dhe mbeta, si gërxhyell akulli në këtë gënjeshtër jete.


Fajtor edhe unë duhet të kem qenë për humbjen time, Që bashkë me fajin e të tjerëve një ditë u bë apokalips. Ajo, që desha me aq gaz, u kthye çuditshëm në dhimbje Dhe unë e gjeta veten përbindësh të frikshëm të zisë.


Të pifsha dollinë poezi, që më mashtrove me kaq finesë, U sula pas tejë dhe harrova se kjo ishte herezi, Tani s’dua ta dëgjoj më këmbanën tënde të pabesë Që të ndihem fatlum mbi fatlumët nga ky pohim kobzi!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page