T'I FALEMI DHE NJË HERËURTËSISË SË POPULLIT


Janaq Pani

Dikur i vjen haberi Asllanit se mikun e tij Manolin në fshatin fqinj e kishte çarë derri i egër gjatë gjuetisë. Niset ai me gruan për t'i bërë nderet e fundit mikut. Rrugën për te fshati i Manolit e bënë me këmbë se ashtu e kishin hallin. Kur arritën te kodra karshi fshatit të Manolit, e shoqja i drejtohet Asllanit: "Pa mbaji këmbët!" "Ç'hall të zuri? - e pyet i shoqi. " Po, ja do vemi për atje ku jemi nisur, dhe më duhet që t'i a them mikut ca fjalë në vajtim e sipër, ashtu si e do zakoni, po nuk di se çfarë dhe nuk dua të mbetem pas të tjerave..." Asllani i dha të drejtë gruas dhe si u mendua ca i thotë: " Do i thuash kështu mikut me ligje: O Manol më kishnë thënë Mal e fushë s'keshe lënë Mbar' e prap' u keshe rënë Shumë derra keshe ngrënë Po ky ta bëri të tëmë Se qe pusht në ferrë i zënë. Çfarë thashë këtu t'i lëmë... Si vanë punët më pas nuk isha aty të rrëfej.

19 views

Shkrimet e fundit