Tërmeti në Durrës dhe apokalipsi i betonit dhe i lejeve të ndërtimit


    Skënder Sadri KAPITI

    Tërmeti në Durrës dhe apokalipsi i betonit dhe i lejeve të ndërtimit

    Nga Skënder Sadri KAPITI

    Tërmeti në Shqipëri i 26 Nëntorit 2019 sidomos në Durrës në fakt nxori në dritë “apokalipsin” e lejeve të ndërtimit, të mafies ndërtimore dhe të asaj të betonit.Ky apokalips ndërtimor nxori në dritë urinë shtazarake për para dhe për fitim të mafisë së pushtetit, korrupsionit dhe të krimit të ndërtimit ku janë të përfshirë kryetarë bashkish dhe administrate vendore rreth tij; mafia e pushtetit qëndror e të gjitha qeveritë mbështetëse të pushtetit vendor; ndërmarrjet dhe bizneset private ndërtimore por kryeisht mafia e betonit. Gjithcka në ndërtimtarinë urbane në Durrës, Tiranë dhe në qytetet të tjera bregdetare ka qenë dhe i ka shërbyer vetem biznesit fitimprurës të parasë pa marrë parasysh as kondicione e as studimet sizmike , as planet urbanistike, as cilësinë e hekurit, as të betonit, as korrektësinë inxhinierike dhe as koeficintët e truallit të ndërtimit.

    Pallatet shumëkatëshe janë aq pranë njëri-tjetrit sa po të kishte qenë tërmeti pak më i fuqishëm katastrofa njerëzore do të kishte pasur përmasa apokaliptike, pasi edhe jashtë pallateve e ndërtesava do të kishte qenë shumë herë më e rrezikuar jeta e qytetarëve se sa brënda tyre.

    Pra rreziku që vjen nga krimi i mafies së lejeve të ndërtimit do të jetë rrezik pothuajse i përhershëm dhe deri atëhere kur të analizohen dhe të ndërhyhet seriozisht nga organe kompetente profesionistësh për të shëmbur katet e tepërta të ndërtuara mbi ato që mban struktura e pallateve; duhet ndërhyrë e shëmbur shtesat e kateve; të shëmben ndërtesa dhe të lirohen hapësirat e lejuara dhe të ketë hapësirat e duhura ndërmjet pallateve. Pra, u desh tërmeti në Shqipëri për të zbuluar edhe batërdinë dhe krimin e madh dhe të rëndë të shkaktuar nga oligarko-mafia politike e kriminale edhe ne fushen e ndertimit, sdomos kjo në qytetin e Durrësit, ku i gjithë qyteti është betonizuar me pallate, rrugë, trotuare, plazhi , bregdeti e madje edhe deti.

    Durrësi si pasojë e egërsisë antinatyrore të lejeve të ndërtimit e të betonizimit u shndërrua në një qytet fantazmë, paniku dhe frike e që pasojat e rënda shkatërrimtare, psikologjjike e traumatike tashmë do të mbeten në kujtesën e brezave dhe do të shënohen edhe në histori si apokalipsi i betonit dhe i lejeve kriminale e abuzive me lejet ndërtimore, do të shënohet si “fenomeni” Dako , i kryebashkiakut i cili ka punuar dhe ka qenë i interesuar vetëm për shitjen e betonit pa marrë parasysh se ku dhe si ndërtohet; me leje apo pa leje ndërtimi.

    Paraja e piset dhe mafia e ndërtimit gjatë këtyre viteve të tranzicionit, dhe sidomos pas viteve 1997, ato blinin dhe sponsorizonin mafien politike dhe atë të pushtetit vendor, dhe në këmbim të këtij shërbimi mafia e pastrimit te parave dhe ajo e ndërtimit shpërblehej me leje ndërtimi abuzive dhe në kundërshtim me ligjet urbanistike, mjedisore, teknike dhe ato sizmike. Shëmbulli më i keq për këtë është Durrësi, qyteti i betonit dhe i mafies së pushtetit dhe të ndërtimit me në krye kryebashkiakun Vangjush Dako. Dhe si rezultat, ja dhe pasojat e kësaj batërdie korruptive urbane dhe fatkeqësie njerëzore të tëmetit të 26 Nëntorit 2019.


    #skender #kapiti

    1 view

    Shkrimet e fundit