TË ZHDUKURIT E PERIUDHËS KOMUNISTE


TË ZHDUKURIT E PERIUDHËS KOMUNISTE NË SHQIPËRI KËRKOJNË DREJTËSI!

TURP PËR QEVERINË SHQIPTARE DHE PËR DIPLOMATËT PERËNDIMORË

NË TIRANË QË HESHTIN!

Frank Shkreli

“Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive -- socialiste dhe demokrate-- “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”, tha një diplomat që e ndjekë këtë çështje nga afër. (Fred Abrahams)


Nga rrjetët sociale mësova se javën që kaloi, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH 1944-1991 dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) organizuan në Shkodër një aktivitet në kuadër të projektit: “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzicionale dhe të pajtimit: Të zhdukurit në komunizëm”, i mbështetur nga Bashkimi Europian.


Sipas njoftimit të AIDSSH, ekipi i Autoritetit dhe bashkëpunëtorëve të tij, së bashku me Shoqatën e ish-të Përndjekurve të Shkodrës dhe të ish-të Përndjekurve të Malësisë së Madhe zhvilluan një udhëtim në terren, në zonën e Mbishkodrës, atje ku është organizuar kryengritja e parë antikomuniste në 1945 dhe ku Sigurimi i Shtetit ishte angazhuar fuqimisht, që vitet e para të vendosjes së regjimit komunist deri në perëndim të tij, thuhet në njoftimin për aktivitetin e javës së kaluar, kushtuar të zhdukurve në kohën e komunizmit. Është shumë me vend që u mbajt një aktivitet i tillë – sidomos në Shkodër the rrethinë -- me temën siç u tha “për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese”. Më la përshtypje gjithashtu edhe pjesëmarrja e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Z. Del Monaco, pasi përfaqsuesit diplomatikë perëndimorë në Tiranë, gjatë këtyre tre dekadave post-komunizëm, nuk kanë treguar ndonjë interesim të madh për të kaluarën komuniste as për fatin e mijëra të zhdukurve gjatë komunizmit në Shqipëri, -- me përjashtim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë. Ndonëse më ra mirë që Ambasadori Del Monaco mori pjesë në këtë aktivitet, u zhgnjeva menjëherë pasi lexova deklaratën e tijë për median me këtë rast. Është një deklaratë e diplomatit evropian, që në të vërtetë, në vend që të “rritet ndërgjëgjësimi për drejtësinë” dhe për “të zhdukurit në komunizëm” për të publikun shqiptar, që siç thuhet ishte edhe tema e atij aktiviteti në Shkodër -- duhet që urgjentisht, për të kaluarën dhe krimet komuniste në Shqipëri -- të ndërgjegjësohen diplomatët perëndimorë në Tiranë, por edhe më me rëndësi është që autoritetet e larta politike shqiptare të ndërgjegjësohen gjithashtu due të mbahen përgjegjëse, pasi sot ata udhëheqin atë shtet. Unë nuk kam shpresë as ndonjë iluzion se autoritet shqiptare do të bëjnë një gjë të tillë, por prisnim që përfaqasuesit diplomatikë perëndimorë të ishin pak më mirë të informuar.


Kur Ambasadori Del Monaco u pyet mbi aktivitetin kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në veprimtarinë e organizuar, ai u përgjigj se, “Si qenie njerëzore që jemi nuk mund t’i justifikojmë në asnjë mënyrë këto shkelje madhore ndaj qenieve të tjera njerëzore duke i mohuar atyre emrin apo një varrim të denjë. Realisht, e vlerësoj shumë veprimtarinë e mëngjesit të sotëm, sepse për mendimin tim në të u shpreh shumë qartë gatishmëria e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile për ta trajtuar seriozisht dhe konkretisht çështjen në fjalë. Mund të dëshmoj se, edhe nga ana jonë, në bisedat që zhvillojmë vazhdimisht me autoritetet qendrore në Tiranë marrim të njëjtin mesazh serioziteti, vullneti dhe konkretësie.” Seriozisht e ka ky, zotëria?!


“Gatishmërinë e përbashkët të autoriteteve shqiptare për ta trajtuar këtë çeshtje”, tha përfaqsuesi i lartë i OSBE-së! Për cilat “autoritete shqiptare” e ke fjalën Z. Ambasador? Më lejoni Z. Ambasador që tu sjellë reagimet më të fundit mbi të atë që ju e cilësoni si, “gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të trajtuar këtë çeshtje”, gjatë tre dekadave të kaluara. Jo nga unë – por nga ente dhe organizata ndërkombëtare që merren me fatin e të zhdukurëve në botë, përfshirë periudhën komuniste në Shqipëri. Fatbardhësisht, ka individë dhe organizata ndërkombëtare që i shohin punët ndryshe në Shqipëri nga ç’i shohin diplomatët perëndimorë. Prej të gjithë juve – diplomatë evropianë dhe amerikanë në Tiranë – presim pak më shumë shumë – në të vërtetë presim shumë më shumë prej jush – presim që për viktimat e komunizmit dhe për perridhën komuniste në Shqipëri të thoni të VËRTETËN dhe mos HESHTNI, siç bëni ju aktualisht dhe siç kanë bërë para-ardhësit tuaj në atë vend, për tre dekada tani.


Ndryshe nga diplomatët perëndimorë në Tiranë të cilët mbrojnë dhe mbështesin “vijën e partisë”, ja çfarë thonë media si “Le Figaro” për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit | Gazeta Telegraf, organizatat ndërkombëtare (qeveritare dhe jo-qeveritare) si dhe individë të njohur që merren me të drejtat e njeriut në përgjithësi, mbi gjoja “gatishmërinë e autoriteteve shqiptare”, siç u shpreh zyrtari i lartë i OSBE-së në Tiranë, për tu përballur me historinë dhe fatin e të zhdukurve të komunizmit në Shqipëri. Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ICMP [ALBANIAN LANGUAGE] Raporti i ri i ICMP paraqet rekomandime për të përmirësuar përpjekjet e Shqipërisë për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste, i kërkohet Shqipërisë që të bëjë më shumë për çeshtjen e personave të zhdukur nga periudha komuniste në Shqipëri: “Rekomandimet e raportit kërkojnë të sigurojnë që rastet e personave të zhdukur të hetohen në mënyrë efektive dhe të drejtat e familjeve të të zhdukurve për të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimet janë mbështetur,” tha Matthew Holliday, Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP, gjatë mjë takimi në internet ku morën pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar. “Autoritetet shqiptare kanë një detyrim ligjor për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste – përgjegjësia e shtetit dhe veprimi i shtetit janë thelbësore. Puna e ICMP në të gjithë botën demonstron se personat e zhdukur mund të identifikohen me saktësi në përputhje me sundimin e ligjit, madje edhe dekada pas zhdukjeve”, u shpreh Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP.


Vitet e fundit, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, (ICMP) e ka ndjekur nga afër çeshtjen e të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, por nuk ka qenë e vetmja organizatë që ka bërë një gjë të tillë. Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nepërmjet “Grupit të Punës të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyruara ose të Pavullnetshme”, ka vizituar Shqipërinë në dhjetor 2016 për tu informuara mbi fatin e të zhdukurve në periudhën komuniste në Shqipëri. Të pakënaqur me ato që kishin parë e dëgjuar nga autoritetet e vendit për këtë çeshtje, një vit më vonë botoi një raport tepër kritik ndaj qeverive shqiptare të tre dekadave të kaluara duke deklaruar, ndër të tjera se, “Shqipëria ende nuk është marrë në mënyrë adekuate me shkeljet e të drejtave të njeriut, të kryera midis vitit 1944 dhe 1991”, kjo sipas OKB-ës.


Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, (ICMP) vlerëson se lartë nga 6,000 persona u zhdukën nën regjimin komunist në Shqipëri në periudhën midis 1944 dhe 1991, ndërsa burime të tjera thonë se numri është shumë më i madh. Trupat e tyre nuk u kthyen më në familjet e tyre, ndërkohë që vendndodhja e mbetjeve të tyre mortore është e panjohur për të afërmit e mbijetuar, sipas ICMP.


Në një artikull kushtuar këtij subjekti të dhimbshëm për familjet e të zhdukurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri – botuar dy muaj më parë në Balkan Insight -- aktivisti i njohur i të drejtave të njeriut dhe Drejtor i organizatës së njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, Human Rights Watch, Communist-Era Disappearances Still Haunt Albania (hrw.org)