Pa shkruar mbeti poezia e fundit, muza m'u sos, shtrihem të fle. Sa i butë dysheku me Kashtën e Kumtrit, të yjtat thekë gjer përdhe.
Gu-gu, gugit kumria e natës, cër-cër, cërrin një gjinkallë. Meteori shuan bishtin e zjarrtë, vetes i tregoj një përrallë:
"Pa prerë i mbetën vargjet me ferra,
i gricur iku n'amshim.
Në mbifshin mbi të hithra e gjemba, gjumë të thellë. Harrim!
Metafora mbolli tërë jetën, me rritmin e shiut kur dheun ngop paq, trak-truk, - takat, krap-krup, - një ketër, trendafilat e vyshkur gonxhet ngrenë lart..."
Tani është vonë, moj, muzë e fundit. përralla mbaroi... Shtrihem të fle. Sa i gjërë ky dyshek me Kashtën e Kumtrit, të yjtat thekë gjer përdhe!
Comments