
TË YJTAT THEKË
GJER PËRDHE
Pa shkruar mbeti poezia e fundit,
muza m'u sos,
shtrihem të fle.
Sa i butë dysheku me Kashtën e Kumtrit,
të yjtat thekë gjer përdhe.
Pa prerë mbetën vargjet me ferra,
i gricur do vdes,
s’kam më durim.
Në mbifshin mbi mua hithra e gjemba,
lermëni të fle gjer në harrim.
Të gjelbra metafora mbolla tërë jetën,
me rritmin e shiut kur dheun ngop paq,
trak-truk, - takat,
krap-krup, - një ketër,
trendafil’ i vyshkur gonxhen ngre lart...
Pse vonon dashuri e fundit?
Muza m’u sos;
u shtriva të fle.
Sa i gjërë ky dyshek me Kashtën e Kumtrit,
të yjtat thekë gjer përdhe!