TË VOTOJMË PA TIFOZËRI TË SËMURË!


Thanas L. Gjika Midis ne shqiptarëve bie në sy një tipar jo i mirë, madje i keq: na pëlqen vetja. Mendojmë se unë jam më i miri, unë i kam mendimet dhe shijet më të mira se të tjerët. Nuk pranojmë mendimet dhe opinionet e tjetrit si më të mira se tonat. Kjo mendësi ndikon që ne shpesh herë të shfaqemi në jetë si tifozë të tepruar. Mbrojmë me kokëfortësi një person, një ide ose një parti dhe nuk pranojmë të diskutojmë konkretisht për të mirat e të metat që ka personi, ose mendimi ynë, ose partia politike që ne simpatizojmë e mbrojmë me zjarr. Me fjalë të tjera, një tifoz i sëmur