TË VDEKURIT MENDOJNË NDRYSHE NGA NE


Vasil Vasili

Ditët ecin me këpucë prej balte edhe pse janë prej shpirti të pavdekshëm. O të gjallë, lëruani madhështinë të vdekurve që ecin poshtë nesh. Ata kurrë s’do ta përdorin. Në agshol fosfori i eshtrave u ndrin. Këqyreni shfaqjen mistike. Gjithçka kishin na e lanë. Edhe ëndrrat i zhvillojnë në trurin tonë. Ne ritemi në duart e tyre si në zambak të bardhë mëngjesi. Lavdia është një erë që fryn pas jetës kur këpucët poshtë dritës bëhen pluhur. Unë sot po ju flas si miku i të vdekurve, ata mendojnë ndryshe nga ne.

  1. Patra 26 shtator 2017

#vasil #vasili

4 views

Shkrimet e fundit