Të Tjerët
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 5, 2021
- 3 min read

Të tjerët për aktivitetin krijues dhe tërë punën në promovimin e vlerave letraro-artistike:

Skënder Hasko (1936-2013) shkrimtari i njohur i letërsisë për fëmijë: „I nderuar Fatmir, edhe pse jam ende i sëmurë, gjallërohem nga perkushtimi juaj në të mirë të kulturës, letërsisë e gazetarisë kombëtare. Fjalët e shumta janë "fukarallëk" thotë populli. Kur flet vepra s'ka nevojë për shumë fjalë. Urime, suksese dhe faleminderit për gjithçka bëni në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, brenda e jashtë atdheut!“ (23.06.2009)

Hamit Boriçi (i lindur më 1930 në Shkodër) është gazetar shqiptar: „I nderuar Fatmir, Ndjek me interesim të përkohshmen tuaj "Fjala e Lirë" dhe e vlerësoj si një ndihmesë të vyer në zhvillimin e publicistikës shqiptare jo vetëm në diasporë. Promovimi i 5 librave është një dëshmi tjetër e kësaj vepre në dritësim të krijimtarisë së penave të përkushtuara në fushën e letrave shqipe! Urime! Suksese!“ (23. 06. 2009)

Grigor Jovani (shkrimtar, poet dhe gazetar): „I dashur Fatmir! Në emër të redaksisë së Revistës Letrare dhe Artistike "PEGASI", ju uroj nga zemra për këtë veprimtari kaq të vlefshme, dëshmi se puna për ndriçimin e shqipes, me të gjitha bukuritë që ofron kjo mrekulli, nuk rresht kurrë. Të jesh i sigurtë, i dashur mik, se ne jemi aty, PRANË JUSH, si kolegë dhe miq, me mirënjohjen tonë dhe urimet e zemrës. Rrofshi që na bëni të lumtur dhe krenarë!“ (22.06. 2009)

Kujtim Agalliu (shkrimtar: „Ju kam zili zoti Fatmir. Si arrini të bëni një punë kaq të madhe dhe me një përkushtin që rrallë kush mund ta ketë. Ne, këtu në Shqipëri ju jemi mirënjohës për hapësirën që po i jepni kulturës shqiptare nëpër botë. Suksese, gjithmonë suksese! Jam i bindur se suksesin e keni arritur.“ (20. 06. 2009)

Përparim Hysi (poet, publicist): „E quaj veten pak me fat që të kam njohur, Zoti Fatmir Terziu! Në Shqipëri, nga jugu, e andej dhe jam, ka një shrpehje që thotë: "Xhepi i xhymertit rri gjithmonë i hapur, kobure trimit kurrë kot s'është zbrazur". Pjesa e parë e kësaj sentence aq kuptimplote gjen shattin e vet (po munda të shprehem kështu, de!), në personin tuaj. Ju jini një botues që derën e mbani gjithmonë hapur për krijuesit, një prej të cilëve, jam dhe vet. Përfitoj nga rasti që të uroj edhe për këtë nismë kaq të bukur. (22 qershor 2009)

Raimonda Moisiu (shkrimtare, poete): „Urime, Mik i mirë Fatmir, që gjithmonë vetëm VEPRA bën, Nuk e ekzagjeroj aspak, Je një figurë e shquar në letrat dhe artin shqiptar, iu promovoni vlerat me erudicionin njerëzor dhe jepni mesazhin e dashurisë e Paqes në shpirtrat e njerëzve, duke i lehtësuar nga streset e ditës nëpërmjet artit dhe kësaj sofre vigane që ju kini ndërtuar. Qofsh gjithmonë një njeri që: Never give up! Qofsh gjithmonë i Suksesshëm! Respekte e përzemërsisht Monda Moisiu.“ (22 qershor 2009)

Naser Aliu (shkrimtar): „Nëse njoh dhe ndjek një Njeri kaq pasionant dhe të talentuar të letrave shqipe, natyrisht e them me bindjen time se është Fatmir Terziu. Urimet më të sinqerta dhe suksese.“ (23. 06. 2009)

Pierre - Pandeli Simsia (shkrimtar): „Urime Fatmir Terziu. Nuk ka gjë më të bukur dhe të paharuar të flasësh për libra, duke kënduar dhe vallëzuar shqip. Emocionet dhe gëzimin, sigurisht, i ndjejmë të gjithë, dhe na duket, se edhe ne kemi qenë pjesëmarrës, kemi kënduar e vallëzuar bashkë me ju atje. Faleminderit Fatmir Terziu, që na i mundësove edhe neve për ta parë atë aktivitet të bukur artistik. Urime dhe Respekte Pierre-Pandeli Simsia“.

Lindita Agolli (S) (poete): „Po bëheni model për ata që janë bashkë brenda vendit..., por që nuk bëhen bashkë! Urime Fatmir dhe suksese! me respekt LA“

Sherif Bllaca (poet): „Të jesh në afërsi të profesorit Fatmir Terziu është një privilegj e madhe sepse e ke afër një njeri të madh, njeri të penës së artë.“

Dritan Dema (aktivist): „I nderuar z. Terziu, Është kënaqësi dhe njëkohësisht privilegj i veçantë për mua të shkruaj këtë mesazh urimi, për punën dhe kontributin që ju keni dhënë dhe vazhdoni të jepni, në shërbim të vlerave më të spikatura shqiptare. Urime dhe suksese të mëtejshme.“ (22.06.2009).
Vazhdon…
Comments