top of page

Të shkruarit


Të shkruarit

Astrit Lulushi


Të shkruash është të ngrehësh mbi tokë - me gurë, llaç e tulla - muret, në fund çatinë, dhe të gjithë ndërtesën; pastaj fillon pastrimi; duhet gërvishtur sipërfaqja për t’i dhënë vlerën.

Problemi është se në këto 30 vjet ne kurrë nuk kemi gërvishtur për të zbuluar veten. Plogështia, mburrja na bën të ndjehemi mirë; Dielli që fshihet, Nata që vjen, çdo situatë, çdo gjë, mund të jetë një kthesë. Por ne e humbasim. Sikurse drita që shuhet krejt papritur, dhe të dëshpëruar themi: Natyra a Zoti është shumë i rreptë, shumë kërkues.

Në fakt është historia e Biblës për dy vëllezërit: Historia e birit plangprishës. Ne jemi tjetri, ai që qëndron; që nuk e kupton pse është kaq e vështirë për të dhe për tjetrin nuk është. Trupi nuk lëviz, por është shpirti që e shtyn të shkojë më tej.

Tani që Bota e di se kush jemi, nuk na shikon në të njëjtën mënyrë. Të gjitha ndryshojnë. Kjo është arsyeja pse ne vetë nuk mund të themi se kush jemi; nuk biem dakord e grindemi për gjërat më të thjeshta; duam të fillojmë nga e para, një jetë të re, dhe ndjehemi përsëri në xhungël. Biri planprishës është shumë i pasur; është i fuqishëm; kur qeni nuhat, nuhat edhe ai; kur skifteri fluturon, ai sheh me sytë e skifterit; largohet, fluturon shumë lart, bëhet gjithnjë e më i vogël, dhe nuk e kupton se është një pikë ujë në mes të oqeanit të gjerë. Ajo që nuk mund ta dinim atëherë ishte që faqet e shkruara do të përfundonin duke mbuluar vitet e jetës. Dhe kjo mund t'u hapë veshët njerëzve të gatshëm për të dëgjuar atë që më parë askush nuk donte ta dëgjonte; fjalët e shkruara bëjnë të mos flasim, por jo të heqim dorë nga qëllimi për të bërë vetëm mirë. Kjo është ajo që dua të tregoj, ndërsa bota vazhdon të mos e dijë se çfarë do të na sjellë.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page