Të shkruarit


Astrit Lulushi


Të shkruash është lehtë, do të thotë dikush, mjafton një laps dhe një copë letër, ose vetëm një iPad. Por, jo!...Deri këtu ke bërë gjysmën e rrugës. Më tej, nëse ke pasion, mënyra do të ndjekë.

Rruga për në ferr është e shtruar me ndajfolje, thotë autori Stephen King. Ato janë si luleradhiqe që duken të bukura dhe të veçanta. Nëse shihni një dhe nuk arrini ta shkulni, 5 të tjera do të gjeni të nesërmen...15 të pasnesërmen dhe pas kësaj ...vendi është plotësisht i mbuluar me përvojë të keqe me luleradhiqe; derisa sa t’i dalloni për barëra të këqija, që janë në të vërtetë, është shumë vonë.

A janë ndajfoljet që shtrojnë rrugën e ferrit? Jo domosdoshmërisht, por janë modifikuese, kështu që nëse zgjidhni fjalë me më shumë fuqi nuk do të keni nevojë për ndajfolje për t’u shprehur. Për të fituar zërin tënd, harro që ta dëgjosh atë, thotë poeti Allen Ginsberg.

Disa shkrimtarë janë të shtyrë më shumë nga nevoja për të shkruar, sesa nga ndonjë pretendim për famë. Nëse vërtet e doni shkrimin, do ta bëni edhe nëse dikush do ta lexojë ose jo. Sigurisht, botimi do të ishte akoma më mirë.

Asnjë fjalë kot. Kjo ka qenë një pikë kryesore e mendimit letrar gjatë gjithë gjithë krijimtarisë së Hunter S. Thompson, themelues i zhanrit “Gonzo’ (çmenduri). Stili i tij i të shkruarit ishte shumë i përmbledhur; shkrimi dhe autori bëhet një; çdo fjalë (jo vetëm e shkruar) duhet të ketë peshën e vet. Përndryshe, fshijeni.

Ne jemi të gjithë nxënës në një zanat ku askush nuk bëhet mjeshtër, thoshte Ernest Hemingway. Nëse edhe Hemingway pranon se nuk e zotëron aftësinë e të shkruarit, atëherë cili është qëllimi? Vazhdoni të mësoni. Vazhdoni të kërkoni. Kurrë nuk do të dini gjithçka që duhet të dini për të shkruarit, por kjo është arsyeja pse është magjike.

Çdo sekret i shpirtit të një shkrimtari, çdo përvojë e jetës së tij, çdo cilësi e mendjes së tij, është e shkruar në veprat e tij, thotë Virginia Woolf; dhe duhet të futni pak autobiografi në gjithçka që shkruani. Kjo është ajo që e bën punën tuaj unike dhe të vlefshme.

Për shkrimtarin e lindur, asgjë nuk është aq shëruese sa kur gjen fjalën e duhur, thotë Catherine Drinker Brown, e njohur për biografitë e saj. Dhe asgjë nuk është aq qetësuese sa të gjesh rrjedhën tënde dhe të shkruash prozë pothuajse të përsosur.

Nuk ka agoni më të madhe sesa të bartësh pa leje një histori brenda teje, shkruan poetja Maya Angelou. Shkrimi është terapi, dhe Angelou do ta dinte këtë më mirë se pothuajse kushdo. Kjo fjali është marrë nga autobiografia e saj -

“Unë e di pse Zogu këndon;

Flet për tregimet e fuqishme.

Mos kini frikë të derdhni emocionet tuaj në letër.”

Ne të gjithë jemi kuriozë për atë që mund të na dëmtojë, thotë Frederico Garcia Lorca. Shkruani për atë që ju frikëson. Thjesht mund të ndihmojë dikë tjetër. Dhe nëse tingëllon si shkrim, unë e rishkruaj, thotë Elmore Leonard. Tregimi është ritëm e këngë që rrjedh. Jo aq lirshëm sa një këngë, por më pak i shpenguar sesa një libër shkollor. Diku diku aty gjendet individualiteti ynë. Ne nuk do t'i themi mësuesit për disa rregulla që hedhim nga dritarja.



13 views

Shkrimet e fundit