Të pesëmbëdhjetë diej


FSHATRAT E BREGUT. Nga Mentor Serjani Pësëmbëdhjet' fshatra janë, Të pesëmbëdhjetë diej, Të bukur posi fazanë, Edhe si yjet në qiej, O ju djem të Bregut Detit, O ju vajza magjistare, Ju ikona të Planetit, Ju perla margaritare. Dua,bashk' me korifejtë, T'ia marrim me psherëtimë, -Hajmedet,dun-ja-j e shkretë, Ç'më farmakose të zinë! O ju vajza bregdetare, Që të gjitha lulediej*1, Që të gjitha legjendare, Yje Polare në Qiej. Himara një Lulëkuqe, E rrethuar me burbuqe, Krishti,kur linde,të mori, Në mes të gjoksit të hodhi. Këto male Vetëtimash, Rrinë ashpër hijerëndë, Mbushur me alarme krismash, Me fustanella dhe këngë. O ju trima himarjotë, Stërnipër të Skënderbeut, Zot'i Madh,u rroft',u qoftë, Kapedanë të Mëmëdheut