top of page

Të pa thënat brenda filozofisë së "Loja gjarpërore"


Të pa thënat brenda filozofisë së "Loja gjarpërore" - tregim nga Prof. Fatmir Terziu


Duke e lexuar tregimin, u futa në një botë të padukshme, që çuditërisht, më dha idenë se edhe unë që e lexoja, bëja pjesë aty... ndoshta aty tek "turma", ndoshta...

Di të them se nuk ishte aq e lehtë ta kuptoje në çdo detaj atë çfarë shkruhej...

Katër personazhet "gjarpër" vijnë në këtë tregim si protagonistët kryesorë, por që e parë nga këndvështrimi filozofik, aty ka një trekëndësh, i cili ngado ta vërtitësh, prap trekëndësh mbetet. Janë "katër gjarprinjtë", "personazhi "Grykësi i djallit"

me dymbëdhjetë të armatosurit" dhe "turma". Në këtë këndvështrim, ai "i gjati", që qesh e fërkon barkun, ai është karakteri më i spikatur, që ka luajtur rolin kryesor në këtë atmosferë të nderë e tejet torturuese, ku nuk kanë munguar as presionet e shantazhet. Pra ishte ai që "me para shëmbte malet"!

Një filozofi në tërësinë e gjithë tregimit e përshkon atë, duke fshikulluar thellë e me bindje gjithëçka, që deri më sot është bërë keq, e madje shume keq...

Ështe një labirint ku "turma" orvatet të dalë në siperfaqe...por është "e hutuar".

Tregimi të mban pezull dhe ti vihesh përpara situatave e pikëpyetjeve duke u zhytyr brenda leximit. Gjithë këtë fshikullim, do ta quaja, e përshkon metaforikisht "loja gjarpërore". "Gjarprinjtë" të cilët "mund ti ndihmojnë njerëzit", duket se në këtë tregim, kanë patur fatin e keq të kenë ngecur në "grackën e mureve prej betoni", por kjo në tregim vjen si një makth i keq i një ëndrre të jetuar, përtej narrativit.

Keqardhja me e madhe, mund të them, se kur lexoj gjithë ankth, ngelem pa fjalë në pafytyrësinë e një shantazhi drithërues me: "Madje i blejmë dhe ata miqtë tuaj të Demokracisë Perëndimore. Paraja e shemb malin, apo jo?", që sjell tablo të rënda psikologjike. Dhe njeriu e ndjen veten ngusht, kërkon forca të dalë nga dilemat e llahtarshme, kërkon rrugëzgjidhje të ndershme...pa derdhur gjak, pa hakmarrje, pa viktima!

Por kjo ishte e pashmangshme sepse ashtu siç nënvijëzohet në tregim:

"Iu duk se gjithë ajo torturë ia kishte ngrirë dhe shikimin, kur ndjeu të hapej dera e blinduar. E në derë u pa sërrish ai. I gjatë, i zhvendosur i tëri në një mbulesë të mistershme."

Gjithëçka fillimisht, dukej si një "lojë", por me zhvillimin e ngjarjeve në tregim, s'do të mund të kishte më shpëtim... Këtu kjo filozofi sa vjen e thellohet, bëhet më e mprehtë e serioze. Kjo "lojë" nuk është më lojë! Ajo thërret për ndëshkim! Dhe një shprehje e madhe popullore thote: "është e çalë e vjen ngadalë" dhe ky ndëshkim do të jetë i pashmangshëm! E vërteta dhe e drejta do të dalë në dritë! Do të vijë një ditë ku secili do të gjykohet e ndëshkohet për "mëkatet" e veta!

Por "duhet të besojmë"!

Filli i gjithë tregimit kalon nëpër zik-zake e situatash të sikletshme për faktin se gjithë narrativi është sa sureal, aq edhe real, është sa historik, aq edhe filozofik, madje do ta quaja tragjik...

Me mjeshtërinë e fjalës, pena e Fatmir Terziut, e solli këtë tregim specifik me vlera të patjetërsueshme publicistike e filozofike, drejt lexuesit me bindje, shpirt e zemër për atë fund të pashmangshëm, ku të gjithe do të jemi dëshmimtarë, kur drita e Perëndise të na ndriçojë sytë e mendjen!

Kjo "Lojë gjarpërore" sigurisht që do ti shërbejë njeriut!


Phd. Shpresa Fundo Gjergji

64 views1 comment

1 comentário


Minush Hoxha
Minush Hoxha
16 de fev. de 2023

Ky nuk është tregimi i parë e as i fundit i Fatmir Terziut. Sikur nuk është prononcimi im i parë e as i fundit për krijimet letrare të tij. Lexova-jonjëherë tregimin e tij ,,Loja gjarprore” dhe, dini si mu duk? Të kap nga dora lehtas e duke buzëqeshur, ashtu gjaktohtë dhe, tek ta bënë me dije në heshtje ate që synon, të thrret ,,të solla tek portë e kësaj bote! Kreva ate që strukej në detyren time qoftë si detyrim fati, qoftë si konkretizim fati. E tani, gjezdis por pa u hutuar. Ose për kënaqësinë tënde, ose për përfitim vlere ose për ndryshim brënda shoqërisë-ate, imanenten të cilen nuk e menjanuan as ata me mendje më afër Zotit e as…

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page