Të njohësh nga afër këtë familje “Nacionalistësh”


Libri “Pendimi” i Memisha Gjonzenelit një aktakuzë ,për 45 vjet të regjimit komunist Enverian.


Nga doc: Odise Caci


Të njohësh nga afër këtë familje “Nacionalistësh” që u maskruan në mënyrë të përbindshme nga regjimi komunist, është vërtet një dramë në qiell të hapur.Bindjet ideologjike e cuan këtë familje në një persekutim permanent ,ku lufta e klasave sipas liderit komunist Hoxha “Zhvillohej dallgë-dallgë e me sikzake, herë ngrihej e herë ulej , por asnjëherë nuk ndërpritej e nuk shuhej…”.Ky kalvar mundimesh e torturash na i ka sjellë miku dhe bashkëatdhetari ynë nga Vlora, Memish Gjonzeneli, i cili i ka hequr mbi shpatullat e veta dhe gjithe familja e fisi i tij.

Libri është ndërtuar mjaft mirë , me një stukturë solide dhe me një parathënie me mjaft art e vërtetesi nga poeti dhe shkrimtari vlonjat Luan Cipi, i cili duhet falenderuar. Libri ka gjithsejë 20 tregime, njeri më i plotë se tjetri.

Që në parathënie poeti e shkrimtari Luan Cipi na parapregatit për trajtimet e këtyre tregimeve , duke na njohur me familjen, traditat patriotike si dhe përplasjet me regjimin e “Diktaturës së Proletariatit”.Na njeh me personazhin kryesor Memisha (Memo) Gjonzenelaj, njeri i apasionuar pas letërsisë, por që koha nuk i dha mundësi për ta trajtuar këtë zhanër deri sa perëndoi diktarura në vitin 1992, me zgjedhjet pluraliste.Ai si gjithë familja u burgos, internua, por që kurdoherë punoi në fronte të vështira si montator –saldator, në vepra të mëdha , që po ndërtoheshin në Shqipëri.Kur nuk i buzëqeshi fati, por buzëqeshjet që merrte nga populli i thjeshtë miqtë dhe dashamirësit, që e mbanin atë në korrent të ngjarjeve që po vinin që prej tetorit 1989 e në vazhdim.

Duke lexuar këtë libër njeriu ndjen peshën e madhe të ankthit që shumë familje shqiptare u persekutuan në mënyrën më mizore.Personazhet e punës në naftë, metalurgjik, hindrocentrale , N.Bujqësore etj janë realë dhe shprehin botkuptimin e kohës.Megjithëse të persekutuar deri në palcë ata kurrë nuk e humbën shpresën se, një ditë diktatura do të rrëzohej dhe liria do të ndriconte prap.Pas viteve `90 ata morën pjesë në lëvizjen demokratike dhe hap pas hapi përgatitën dokumentat për emigracion në Perëndim, sidomos në Itali dhe në SHBA ku dhe janë edhe sot.Ata megjithëse të larguar malli për Shqipërinë nuk shuhet kurrë, gjë e cila pasqyrohet dhe ne ketë vepër letrare e historike, por dhe vizitat e herëpashershme në vëndlindje , si në Tragjas edhe në Vlorë e Tiranë.

Tek tregimi “Pendimi”, na jep Nënën e re , e cila e mbytur nga paragjykimet dhe mjedisi konservator, e dorëzon me nje batanie e një letër ku shkruhej vetëm ditëlindja.Largohet.Një gjëndje e vështirë psikologjike dhe e reja, Nën, pyet veten:”Cfarë bëra?”, “ Cfarë më kishte bërë ajo krijesë, që e lashë tek dera dhe ika?!”Djali i rrit në Shtëpinë e Fëmijës së bashku me 18 fëmijë të tjerë.U rrit dhe një cift e mori Robertin dhe e rriti, ky ishte nje cift mësuesisht.Ai rritet, mbaron 8 vjecaren , regjistrohet ne të mesmen ku dhe shkëlqen.Vazhdon universitetin për arkitekturë, punësohet në një kompani, martohet, bëhet me djalë, por duke dalë nga zyra një njeri e qëllon për vdekje.Vdes në spital pas 7 orësh.,na sjell nënën, një ish student e juridikut, sot gjyqtare dhe pas varrimit ajo afrohet me gruan e Robertit dhe rrit djalin e tij.Ajo kërkon falje para varrit të Robertit djalit të saj me fjalët “Bir, më fal, të lutem më fal.Eshtë një tregim vërtet drithërues , një dramë që vetëm një Shekspir dhe një Nol ,që e përktheu, do i bëntë vlerësimin real…

Tek tregimi “Ringjallja”Autori na jep pjesë të një tragjedie , ku politika i dënonte , duke i ndarë familjet dhe duke krijuar problem të cilat shpesh ktheheshin në tragjedi.Kujtojmë Anën dhe Edin që autori e sjell në mënyrë letrare dhe pa shume bujë, por me një ankth të madh…të cilët ritakohen në moshën 50 vjec dhe rigrejnë familjen e tyre…

Tek tregimi “Buzëqeshja e fatit”, autori trajton një teme humaniste, ku dhe pushimi javor , bile ditën e shtunë, kur përgatiteshin për një piknik jashtë qytetit, një telonatë nga Pronari(Bosi) I kërkon të kthehet në punë, ku e priste pronari dhe tre të tjerë :polak, grek e shqiptar.Duhet të saldoja traun në lartësi që peshonte 12 ton , kujton autori, në 30 metra lartësi, shiu dhe cilësia, si dhe pagesa nga bosi.

Dreka dhe telefonata e një shqiptari”Të lutem më ndihmo”.takimi me Tonin dhe me Bujarin.Bujari tregon peripecitë e tij në Cikago me Tomi Smith.Autori na tregon me shumë dashuri marrëdhëniet e tij me shqiptarët e tjerë, si dhe ndihma e tij për përballimin e situatave në punë dhe spitale.Vërtet një humanizëm, që vetëm një njeri i kalitur me sfidat e jetës si Memua mund ti përballojë.Ju ftojë ta lexoni këtë tregim pothuajse autobiografik.

Tek “Dasma” ai trajton marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ku ai vlerëson Tomi Smith ”Amerikanin e thjeshte, njëriun e dashur, mësuesin e palodhur dhe prindin e shkëlqyer, rrëfen autori.”ardhja e Bujarit për mua ishte një dritë në mes të errësirës, dilja me Bujarin dhe shëtisnim nga liqeni”.Ceremonitë dhe shkëmbimi i emrave për të përkujtuar e forcuar miqësinë shqiptaro-amerikane dhe amerikani në moshë të thyer kujton:”Unë i dhashë gjithcka shoqërisë, sa keq, po harrova veten time”(ngeli beqar.Prandaj autori jep dhe një mesazh për rininë:Krijoni familje, mbusheni atë me vogëlush e vogëlushe, ku jeta të vazhdojë pa ndërprrerje.Kur ta lexoni do më jepni të drejtë…

Tek tregimi “Arixhiu”, autori na jep takimin e rastësishëm midis një Arixhiu dhe Aliut, një djalë I ri që shkonte për të vazhduar shkollën e mesme.Aliu vjen përkohësisht tek xhaxhai i tij, viziton Vlorën dhe ndjen nga afër këtë magji që natyra i ka falë.Regjistrohet në shkollën e mesme profesionale..Mbarimi i shkollës dhe emerimi në Portin e Vlorës, më vonë në Mifol tek N.Bujqësore., shkon ushtar, kthehet prap me punë në Mifol., martesa e tij me Elizabetën , arsimtare, u lind një djalë me emrin Agron dhe një vajzë me emrin Bukurie.Agroni u rrit dhe në klasën e katërt aksidentohet .Familja e Agimit, famije oficeri, porosit djalin e tij që të mos shoqërohet me Agronin , pasi ishte “Famije armike”Një cudi që ndodh vetëm në Shqipëri, nën diktaturë.Fëmijë që indoktrinohen nga familja…Problemi i bukës, ankesa e prindërve të Agronit në Drejtori dhe përplasja me Drejtuesit e Shkollës dhe masa disiplinore nga drejtoria dhe largimi i Agronit ngashkolla dhe Shtëpia…Një tragjedi e vërtetë.

Vendimi I Drejtorisë së Shkollës 8 vjecare:”Agronin e kemi dënuar tre ditë përjashtim nga shkolla dhe një notë në sjellje , se ka vjedhur bukën e Agimit”.Agimi u ngrit në këmbë dhe tha:”Nuk është e vërtetë, unë ja dhashë vetë atij bukën”.Po kush e mori parasysh këtë deklaratë të Agimit..Agroni mori librat dhe u largua…një tmerr i vërtetë.Agroni largohet nga shtëpia dhe streha e Arixhinjëve i bëhet shtëpia e dytë e tij, të cilët e trajtojnë si djalin e tyre.Mësohet me një jetë krejt të re, ku Xha Kadriu dhe nënë Erveheja e trajtonin si djalin e tyre.Miftarit iu shtua dhe një vëlla tjetër, banesa e tyre Vlorë, Levan, Fier, Rrogozhinë.Vdekja e nënë Ervehese dhe Miftari ndiqte Kadriun-babanë kudo që shkonte.Mobilizimi i Miftarit si ushtar në vijën e kufirit me Greqinë, provokacionet e gushtit 1949. Në kufi plagoset rëndë komandant Reshati, ku i riu , ushtar Miftari shpëton komandantin..Edhe Miftari plagoset e shpallet invalid.Kthimi në familje.Vdekja e babait të Miftarit nga gjarpëri dhe kalimi i Miftarit si Përgjegjës i Gjithë Arixhinjëve të Zonës.Përplasja e Agronit me disa djem të rritur.Emigrimi në Rumani, sfidat dhe në fund takimi me Reshatin.Vdekja e Miftarit dhe dekorimi i tij”: “Ushtari trim e shëmbullor, që mbrojti kufirin e Atdheut” dhe me gërma të mëdha në gjithë gjatësinë e mermerit, fjala ARIXHIU.Një bashkëjetesë dhe një harmoni për tu patur zili….

Vlorë, më 5 tetor 2020 Nga doc: Odise Caci

- Vijon-

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif