
Të nderosh pasjetën e vëllait…
-Çelnik Meko, vëllai që më rrëfeu si të bëhem ky që jam-
Ai do ishte 70 vjet e 6 ditë sot më 16 Korrik 2023, por ka 1206 që ka vdekur. Ka ikur si shumica vëllai im. Lotët janë tharë dhe lebetitjet e vdekjes janë ngjitur në qielll në një kērkim që humbet në hapësirën pa fund.Tani që jam “mësuar” me vdekjen e timvëllai pyes veten:Po Unë që ende kam fatin të jetoj, çfarë duhet të bëj? Si ta ringjall vëllain që e desha aq shumë? Nuk ka ringjallje reale, ka vetëm vdekje të vërteta, që shkundin shpirtin e njeriut. Në këtë 70 vjetor të Timvëlla, kisha ëndërruar ndryshe, por në pamundësi për t’u përleshur me fatin, Unë erdha nga Amerika , për të festuar një Ditlindje, pa “Atë që ishte lindur”… A ishte marri, apo diçka që nuk e bën çdo vëlla? Nuk e di. Ishte dëshira ime t’ja festoja Ditlindjen Timvëllai, duke mbledhur shokë, miq, ish-kolegë, Familjen.
Erdhën të gjithë. “Asnjë nuk mungon” sikur i thashë Çelos, duke çelur një takim ku “lundruan” në sallë kujtime, mbresa, vlerësime dhe momente që “Ringjallën Çelnik Mekon. Folën e sollën kujtime Lako Aliçkolli, Çlirim Begolli, Petrit Xhaja, Gëzim Pllaha,Ali Buzra, Syrja Shkullaku, Zija Muçelli,Ladi Miminllari… Fjalët sikur parashytuan Timvëlla në atë sallë të Holtel “Enkelana” Pogradec. Erinel Meko, Trashëgimtari , do falenderonte të gjithë “për Babain që nuk e ka”.
Kryetari i shoqatës “Besëlidhja Gorare”, ish-Deputeti Koçi Tahiri, nderon Çelnik Mekon me një Çertifikatë Mirēnjohje që i dorëzohet Erinel Mekos që ka ardhur Familjarisht nga Zvicra.
Çelnik Meko na “vështron” në heshtje. Sikur më thotë “ Pse e bëre këtë? Pse nuk më le rëhat këtu ku “flas me paqen”. “E bëra sepse e meritoje” - i them mes një malli të brendshëm….
Ai fillon e këndon: Kur më zbret nga mali moj nga mali/ Si llastar me gjethe moj me gjethe/ Fytyrën s’ta pashë moj s’ta pashë/ Fuxhutinë ma trete moj ma trete… Dy minuta këngë e foto, këngë ku ja mban bashkëshortja marrë nga arkiva ime 40 vjeçare…
Ishte një Ditlindje që mbahet mend edhe pse “Ai që u lind” nuk ishte… Për herë të parë Çelnik Meko mori “mungesë me arsye”, ndërsa Unë krejt ndryshe, pres të fluturoj drejt Amerikës.
Misioni u krye Vëlla! Ishte mision pasjete , por bukurkryer!
Pogradec, 16 Korrik 2023
Comentarios