Të mbështesim të rrinjtë, por të mos lejojmë urrjejtjen mes brezave.


Dr Fatmir Terziu

Të mbështesim të rrinjtë, por të mos lejojmë urrjejtjen mes brezave.


Dr Fatmir Terziu


Një nga komentet e fundvitit që lamë pas ishte pak a shumë i tillë: “Urojmë që revista letrare “Fjala e Lirë”, të mos publikojë më krijime të pleqve dhe atyre që u ka ikur koha…”. U mendova gjatë dhe personit “krijues” në lidhje me këtë koment nuk i ktheva përgjigje, përveçse urimet e mia dhe Gëzuar Vitin e Ri 2020!. Ai u interesua të publikohej komenti… dhe vetëm atëherë unë u ndala më shumë dhe i thashë se kjo ishte ofenduese dhe se ishte e pastër ajo që quhet “moshizëm”. Ai nuk u ndje më.

Dua të sqaroj lexuesit e mi se moshizmi është paragjykimi, ose diskriminimi në bazë të moshës së një personi. Në mesin e krijuesve, po aq dhe tek disa të tjerë, moshizmi është bërë një paragjykim i pranueshëm, madje edhe i festuar. Është një lloj kornize ecjeje që parashihet vetëm nga disa në formën e sipërme. Moshizëm është ai ‘izm’ që i jepet një kalim falas për një mllef apo një qëllim të caktuar. A nuk është urrejtja për gjyshin dhe gjyshen një mllef?. Kohët e fundit, në SHBA, ish-presidenti amerikan Barack Obamabëri zhurmë me disa editoriale, duke folur për njerëz të moshuar… që nuk janë në gjendje për të dalë në rrugën e tyre dhe që asnjëherë nuk përpiqen të gjejnë rrugën e duhur. Kështu ai doli kundër njerëzve të moshës së vet dhe ndaj 58-vjeçari nuk duket sot se është i vetmi politikan më i vjetër që kthehet kundër grupit të tij të moshës. Në Britani të Madhe që nga votimi i Brexit, 76-vjeçari Liberal Demokrat, Vince Cable, ka vendosur barrikadë mendimi kundër votuesve më të vjetër të lënies së Europës. Kjo jo pak herë u përdor në Shqipëri nga kreu i PS-së, Edi Rama, në zgjedhjet e tij të kaluara elektorale, kur ai garonte me sloganin “Fajin e ka Saliu, …, Plakushi, Gjyshi”. Por ndërsa dy të parët dolën humbës në vendet e tyre me këto mendime, në Shqipëri kreu aktual i Qeverisë mori edhe një mandat të dytë?!

Në letrësi dhe në autorësi ka mjaft fakte shqiptare dhe të huaja. Autori Ian Russell McEëangjithashtu denoncoi gjysëmndjekësit e tij të moshuar, kur me kënaqësi parashikoi që deri në vitin 2019, 1.5 milion lexues të vjetër, kryesisht Brexitera, me një këmbë në varret e tyre, mund të lëkundin opinionin publik drejt qëndrimit në BE. Ian Russell McEëan, CBE, FRSA, FRSL është një romancier dhe skenarist anglez. Në vitin 2008, gazeta britanike “The Times”e paraqiti atë në listën e saj të “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945” dhe gazeta “Daily Telegraph” e renditi atë në vendin e 19 në listën e “100 njerëzve më të fuqishëm në kulturën britanike”.

Nga ana tjetër shprehja ‘OK Boomer’ u bë virale vitin e kaluar pasi një i ri postoi një klip të vetin duke reaguar ndaj një të riu duke u ankuar për adoleshentë të mbingarkuar. Kjo përgjigje marramendëse e ‘OK Boomer’, e përdorur për të mbyllur të ashtuquajturën gjeneratë Baby Boomer, u përdor gjithashtu nga Netflix në një nga postimet e tij në mediat sociale. Ajo madje u përdor me zell në parlamentin e Zelandës së Re nga politikani i Gjelbër Chlöe Sëarbrick si përgjigje ndaj një kolegu të vjetër. Kjo frazë duket se ka marë popullaritet edhe më gjerë. Në heshtje ka zbritur edhe në Shqipëri.

Në fakt popullariteti i menjëhershëm i frazës sinjalizon se si janë bërë ndarjet e normalizuara gjeneruese. Gjithmonë ka pasur tensione midis brezave të rinj dhe të moshuar, por kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë tentativa të të rinjve që denigrojnë prindërit e tyre. Në vend se të rebelohen kundër botës së vjetër dhe të angazhohen për të ndryshuar botën, fenomeni “OK Boomer” tregon sesi të rinjtë s’duan të bashkëveprojnë me gjeneratat e vjetra, në vend të kësaj preferojnë ngritjet e një personi fëmijërisht të qulltë, ose të përhumbur keq në ëndërrat e tij.

Në botë kjo ndoshta erdhi më e theksuar nga vala e interesit për rebelimin e Greta Thunberg dhe panikun e klimës-urgjencës. Nga Thunberg duke u emëruar personi i vitit, pasi fajësoi gjeneratat e vjetra për vjedhjen e “ëndrrave të mia dhe fëmijërinë time” deri në mendimin e vrullshëm të shpallur se “të rriturit duhet të japin llogari para të rinjve”, aktivizmi i klimës nuk është se duket shumë i dashuruar me realitetet shqiptare. Në vend që të parashtronte pyetje se cilat ndryshime politike mund të bëhen për të ndihmuar realitetin dhe, më e rëndësishmja, njerëzit që jetojnë më të, ky lloj ismi është drejtuar drejt një festimi kulturor të rinisë. Të rriturit me pak peshë u kanë dorëzuar të gjitha autoritetet morale nxënësve të shkollës.

Kjo lloj izme me fytyrën e të rinjve, e përdorur nga politikanë dhe aktivistë nuk bën që të rinjtë të mos e meritojnë termin që favorizojnë. Por, politikanët, sidomos ata në Shqipëri, e shohin gjeneratën e re si një ushtri skenike për qëllimet e tyre të preferuara. A nuk ndodh kjo thuajse në të gjitha fushatat elektorale në Shqipëri, kur për të ekranizuar fjalimet e liderëve përdoren 16-vjeçarët, sikurse ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit. Kjo nuk ka asnjë lidhje me vlerësimin e partive për angazhimin politik të adoleshentëve. Jo, partitë mbështesin votat për adoleshentët thjesht, sepse votimi aktual sugjeron që të rinjtë janë më të prirur të mbështesin mendimin se “Të vjetrit duhen mënjanuar?!”. Ata që festojnë kultin e rinisë, në fakt po zhgënjejnë izmin në fjalë me shpresën se ai do të shërbejë për projektet e tyre politike. Faktet janë reale. Të rrinjtë shqiptarë përditë e më shumë po braktisin politikat dhe vendin.

Ndryshe nga periudhat e mëparshme historike të konfliktit gjenerativ, brezat e vjetër nuk po luftojnë të kthehen prapa. Në fakt, si mjaft politikanë të tjerë me profil të lartë, shumë prej tyre janë të gatshëm të sakrifikojnë gjeneratën e tyre për të qetësuar Gjeneratën që ushqehet nga Fenomeni Greta Thunberg, që në veçanti, ilustron qartë, se si është bërë autoriteti i dobët i të rriturve. Një foto e të rrinjve dhe angazhimit të tyre që qarkullon në rrjetet sociale shqiptare të fundvitit, tregon se po duartrokitet nga poltikanët shqiptarë, pasi vetë masa e të rrinjve u ka thënë atyre se janë të papërgjegjshëm dhe kanë dështuar në poltikat e tyre për gjeneratën e ardhshme. Të rinjtë që ankohen janë duke shkelmuar në një derë të lëkundur, pasi brezat e vjetër tashmë kanë dhënë idenë se ata duhet të mbyllen dhe të bëjnë rrugën e mijëvjecarëve në shkrimet e tyre. Pra a ndodh që ajo e shkruar të lexohet gjetkë? A do të lexojnë të rrinjtë shqiptarë mendimet e të vjetërve?

Marrëdhëniet ndër gjeneratave janë një pjesë e mrekullueshme dhe e domosdoshme e jetës. Nga problemi i ikjes dhe braktisjes, deri tek vetë-aneksimi, shumë nga problemet që hasin të rinjtë shqiptarë sot, janë në një pjesë për shkak të izolimit të tyre nga pjesa tjetër e shoqërisë. Megjithatë, në vend që të inkurajohen gjeneratat e reja për të kërkuar këshilla, ose mençuri, shkrime ose traditë, edhe për të lexuar e mësuar nga gabimet e krijuesve të moshuar, është bërë udhë që sa më i vjetër të jeni, aq më pak të ngjarë ngjan të jeni një arsye e pëlqyer leximi dhe dëgjimi. Më shumë se kaq, gjeneratat e vjetra trajtohen si një brazdë homogjene, të gjithë mendojnë njësoj dhe metojnë njësoj.

Në vitin 2020, ne duhet të përpiqemi të marrim seriozisht trajtimin e gerontofobisë sonë. Gerontofobia është frika nga vetë-degjenerimi i lidhur me moshën (i ngjashëm me Gerascophobia), ose një urrejtje dhe frikë nga të moshuarit për shkak të morisë së kohës. Termi vjen nga greqishtja γέρων - gerōn, "plak" dhe φόβος - phobos, "frikë". Në vend që të ushqejmë ndarjen gjeneruese, duhet të sfidojmë kultin në rritje të rinisë. Në këtë dekadë të re, të rinjtë duhet të refuzojnë të përdoren si shkop për të rrahur prindërit tanë. Përkundrazi, ne si shoqëri do të shkojmë të ushqejmë një ndjenjë të solidaritetit mes brezave dhe do të gjendemi mes atyre që do të kërkonin me të gjitha mënyrat të na ndanin.


#DrFatmirTerziu

25 views2 comments

Shkrimet e fundit