top of page

Të më falin…


Luan Xhuli


Më akuzojnë se vlerësoj shumë të ikurit dhe kohën shpërdoroj me ta. Më akuzojnë se dhuroj pavdekësi fjalësh dhe se heshtjes së mermertë i vendos ngjyrat e një gjallese… Buzëqesh me ato që thonë. Nuk dua që të ikurit të më mbajnë kokën mënjanë dhe kujtimet të lotojnë si ankesa të një plage… Adhuroj të vdekurit. Më mungojnë. I njoh symbyllur portretet e tyre. Si të prindërve. Emrat e tyre nuk i ngatërroj dhe varret i quaj banesa të kujtimeve të mia. Me çdo ikje hija e vetes më madhohet. Vendosa që ikjes sime mos t’i mbajnë zi të gjallët. Dua të jetoj me ata që më duan…Vetëm  Me respekt !



33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page