top of page

Të lutem mos më harro!

Updated: Apr 17, 2023



Të lutem mos më harro!!!


Këtë liber ia dedikoj nënës time, dramës së sëmundjes së sajë. Qëllimi im me këtë libër nuk është thjesht të shkruajturit poezi apo të krijoj rimë, por ky shkrim është një ulërimë , një britmë për dhimbjen që del nga thellësia e shpirtit... Në momentin që mjekët më thanë , mami juaj është diagnostikuar me një sëmundje që quhet :alzheimer, u tmerrova, në atë moment nuk kishte asnjë dritë për mua, kudo që hidhja vështrimin shikoja vetëm tym, mjergull, deri sa sytë mu errësuan dhe u gjenda në një përrua me lot që nuk pushonin së laguri faqet dhe trupin tim.

Nuk është se kisha shum njohuri për këtë semundje, deri ne momentin që kjo troket në derë të dikujt nuk e njohim në thellësi, por për alzheimerin dija dicka pasi dikur kisha parë filmin "le pagine della nostra vita" (faqet e jetës sonë ), film të cilin e kam përjetuar me shumë dhimbshuri, në atë moment google u bë pika kyce e jetës time, në cdo sekond futesha dhe kërkoja doja të mësoja gjithcka, por sa më shumë lexoja aq më shumë shtohesh dhimbja ime...

Të shohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës tënde që pak nga pak fillon ti zbehen kujtimet, ndnjenjat, kujtesa, i shikon ato ngadalë të hyjnë në realitetin e hidhur dhe që ndihen mizorisht te prerë , jashtë kësaj bote, që përgatitesh të përballesh me një dhimbje të ngadaltë dhe të pafalshme, dhe që dit pas dite bëhet gjithnjë dhe më e ashpër. Si mundesh ta përballësh atë shfaqje në sytë e tu, kur para teje nuk qëndron më prindi yt por një fëmijë ...

Me ktë libër dua të tregoj kohët e tmerrshme të nënës time, vuajtjet dhe dhimbjet tona, vajtjet ardhjet neper spitale të qëndruarit me turne, bashkë me vëllain tim, pranë saj, jeta qe kemi ndarë midis mamit dhe jetës tonë , familjeve tona



31 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page