Nga Skënder Sadri KAPITI
Me 25 Prill 2021 nëse nuk largohet brezi i politikanëve të cilët janë në politikë prej 30 vitesh, qofshin ata rrolat e vjetër si Sali Berisha, Gramoz Ruci, Tritan Shehu etj., por edhe ata që akoma nuk e kanë mbushur moshën e pensionit si Rama, Majko, Brace, Shehi, Noka, Mediu, Duka, Idrizi etj., Shqipëria nuk do të mund të dalë nga rruga dështake e tranzicionit.
Kjo kastë politikanëh tashmë janë stërkonsumuar dhe askush nuk ka besim se mundet që këta ta bëjnë ndryshimin. Kjo kastë politikanësh tashmë është establishmenti apo elita e vjetër dështake e cila e ka mbajtur peng tranzicionin në Shqipëri; kjo kastë politike është autorja e paqëndrueshmërisë politike, moszhvillimit, mosprogresit demokratik,ekonomik e juridik dhe mosintegrimin e Shqipërisë.
Këta dhe ky soj politikanëesh janë ata të cilët penguan demokracinë dhe në shumë raste prej tyre edhe u rrënua shteti , ligji, drejtësia dhe e bllokuan integrimin e Shqipërisë ne BE.
Demokracia në Shqipëri është kapur dhe është marrë peng nga krimi, korrupsioni, hajdutëria, tradhtia dhe nepotizmi fisnor, krahinor e klanor dhe nga pluropartitizmi fallco, ku mbi 90% e partive politike në Shqipëri kanë vetëm kryetar partie dhe nuk kanë antarë.
Shumica dërrmuese e partive politike shqiptare duhet të dalin jashtëligjit, dhe të vendoset një prag elektoral prej 1%, dhe në këtë mënyrë shkrihen ato, dhe automatikisht largohen nga politika kryetarët e tyre, këto vemje politike parazitare që kanë 30 vite vetëm sa marrin paranë e shtetit , dhe që vetëm sa turbullojnë, pengojnë , grabisin, korruptojnë dhe e shfrytëzojnë karrigen e deputetllëkut dhe të pushtetit për vetëm përfitime, korrupsione dhe allishverishe personale e familjare.
Comments