Ç’patën lule njomëzake, Si s’të lanë të lulëzoje?... Ju thafshin, kush të dërgoi, “Kuazimondon “ të besoje!...
Të bardhë e të zezë bashkë, Ç’filozofi i trazoi?!... Lotët e tu breshërimë, Monstra, kurrë jo,si kuptoi!...
Si “Kasandra” e dalloj, Tëndin, fund e rrokullisje, Dhe pse,dua dot s’pengoj, Qorrollisjen ,që në nisje!...
Sytë t’i shoh oooh,flakadan, Bebzat zjarr e prushëzuar, Oooh, ç’më dogje me shkëndija, Ç’të ndihmon ,pë t’i zjarruar?!...
Kraharori ,posht e lartë, Thua lëviz mali vetë, Gulçima ,në grykë nxjerr frazën, E duaaa me kokë për jetë!...
Të kuptoj moj “Esmeralda”, Ah,ky shpirt më bëhet copë!... Furrnalta e zemrës tënde, As zjarrdielli ,se mund dot!...
Glluk, glluk, glluk…si llavë vullkani, Përmbi vete ,seç shkelmove, Dhurove pafundësishtë, Veç një xixëllimë kërkove!...
Po në botën tonë ,mashtruese, Cep më cep , me fëlliqësirë, Xixëllimat fallsitete, Shtrydh e shtujnë si kalbësirë.
Të adhuroj o, shpirtdlirë, Lulebukur o,çelnajë, S’do të dish, në ta kthejnë, Ç’ka ,se vetë ke dhënë me majë!...
Ç’më bëre o, shpirt i lirë, Thellë, thellë të mendoj, Ç’është kjo levë titanike , Sa dhe vdekja s’të friksoj?!...
Eeh , ç’të pyes?...ta shoh shkruar, Në buzë ,sy ,faqet e tua, Nga hyjnorja ,dashuriii, Thërret, fortë dhimbshëm - e duaaaa!...
Comments