
Të jetosh në këtë jetë si njeri dhe artist, do të thotë të jesh produktiv aktiv, por në të njëjtën kohë do të thotë të mbrosh atë q eke arritur në pozicionin e mbrojtësit.
Arti i të shkruarit e të pikturuarit për çdo krijues është pohimi i përhershëm i unit. Sejcili nga ne e pohojmë unin si vetvete ashtu thjesht, natyrshëm duke jetuar artistikisht. Të vizatosh, është gjurmë që lë pas vetes dhe pohimi më i dukshëm vizionar i përhershëm. Nuk ka tjetër art përveç vazatimit artistik të jetës, njeriut dhe natyrës. Krijuesi ka një vizion shumëplanësh, që shikon një realitet po aq real, siç e shikojnë edhe gjithë të tjerët. Ai ka një objektiv këndgjërë në sytë e tij, të cilin nuk eheq për asnjë moment, bile edhe kur fle shikon një realitet të njëjtë me realin e ditës me diell.
Sot ka krijues shumë produktiv që shkruajn përditë, gjithë jetën dhe botojnë përditë, të cilët përbëjnë shembujt më evident të krijimit artistik të përhershëm, të këtij pohimi të gjithkohëshëm të unit artist, që e merr amrin art.
Arti, si një pohim i dinamizmit jetësor në rritje të unit artistik nënkupton atë që krijuesi nëpërmjet veprës së krijuar flet për veten e tij i kuadruar në tërësinë e vlerave shoqërore. Si i tillë, kur shkruan ato që sheh dhe e rrethojnë, natyrisht objektivi i tij fokuson këndin e përzgjedhur nga vetë ai në mënyrën dhe karakterin vetiak, që do të thotë interpretim subjektiv i gjërave, vetë të shkruarit si pohim i unit faktik të vlerave artistike.
Në këtë jetë për krijuesin e vërtetë, nuk ka tjetër art veç krijimit të gjithëkohshëm. Për të ekziston një alternativë e vetme dhe jo dytësore, o je krijues në jetë të jetëve, o nuk je kërkushi. Arti me dinamizmin e tij energjik të flakë tej, sepse kërkon nektarin pranveror të luleve të freskëta për një gjenerim vlerash artistike.
Ai është vazhdimësi dhe i përhershëm. Në veprën e tij na rrëfen konkretisht arritjen kulmore të vizatimit të përhershëm, që do të thotë se artin e kthen në vlerë të përtypshme për njerëzit, pikërisht për atë që ndodh realisht çdo ditë. Kujtesa dhe historia njerëzore na ka mësuar shumë gjëra të vlefshme e sidomos kur themi se nga e tashmja kemi vizatuar (pikturuar, shkruar etj) të shkuarën artistike.
Që të realizohen në përhershmëri të gjitha pikësynimet vizatuese nga krijuesi, kërkohet sakrificë e madhe dhe vetëmohim nga jeta vetiake.
Jeton për të krijuar (pikturuar) atë që përjeton çdo ditë si një njeri i përditshëm i tregut. Kthehet në diçka të llahtarshme si qënie e motivuar për sakrifica nga vetvetja për të tjerët. Nga ky çast ai nuk kupton nëse jeton apo nëse grumbullon material (brum) jetësor për të pikturuar ose për të shkruar. Me këto lëvizje, krijuesi bëhet promotor i natyrshëm i unit duke pohuar vetëveten nëpërmjet krijimit artistik i frymëzuar nga realiteti dhe jeta e gjallë njerëzore.
Sinteza e krijuesit të vërtetë është vepra që shfaqet në sytë e njerëzve si emocion dhe ndjesi estetike. Pohimi i krijuesit si pohim i unit në publik është shkëlqim dhe ekzistencë vlerash. Suksesin e vërtetë e shijon në piedestalin e ditës dhe të kohës së tij. Por, edhe në këtë rast për krijuesin, vepra e krijuar nuk është gjithçka e pohuar si tërësi vlerash, që përmban universi njerëzor. Krijuesi përpiqet të sjell mesazhe jetësore dhe njerëzore te artdashësi i tij dhe në tërësi. Vepra e re, si një prurje krijuese e radhës nga artisti, është mënyra më domethënëse e shfaqjes së botës në kuadrin artistik; është pikërisht ajo që e bën veprën të shndërrohet në jetën e vërtetë të krijuesit dhe jeta hyjnore në promotor vlerash krijuese në vazhdimësi. Kur vepra emocionale e krijuar përthithet nga njerëzit, do të thotë për krijuesin, aftësi dhe arritje. Krijimi i përhershëm si energji lëvizëse artistke, është ai që e shndërron jetën dhe njeriun në përjetësi, kurse artisti që na e jep këtë vlerë është kronikan i djeshëm, i sotëm dhe i të ardhmes së paparishikuar. Vepra dhe krijuesi mbeten në këtë mënyrë të përhershëm dhe monumental. Arti i vërtetë natyral, njerëzor dhe historik, nuk rresht kurrë së jetuari dhe vizatuari.
Realisht, në të vërtetë, çdo krijues, qoftë piktor, shkrimtar, aktor etj, ka tendencën drejt përkthimit autobiografik të jetës së tij nëpërmjet idesë, mendimit në letër, vizatimit në telajo, këngës në pentagram, lojës në skenë etj... Kur i shikon gjërat e ditës në lëvizje nuk mund të qëndrosh indiferent dhe t’i mendosh ato. Prandaj dhe proçesi ynë mendor e krijues nuk është thjesht mekanik apo sillet dhe vegjeton ashtu rastësisht para syve tonë. T’i jetosh gjërat realisht si njeri dhe artist emocional i vërtetë, gjithë qenia mendore dhe fizike vihet në lëvizje për t’u bërë pjesë e tyre si vetvete dhe zanafill e jetës sonë. Kjo vërteton faktin që ekzistenca e jonë si qënie njerëzore është specie aktive, që e do jetën dhe artin.
Ta shohësh veten në shtratin e jetës që përkundet çdo çast, është një mrekulli e pranishme në jetën tënde si njeri dhe kriujues vlerash.
Lëvizja përkundëse e këtij motorri jetësor, është KRIJIMI ARTISTIK.
Krijuesi, njeriu që e bën të përhershme shfaqen e të parit të vetes duke jetuar e krijuar, shkon në mënyrë të drejtpërdrejt te jeta dhe njeriu, nëpërmjet shpirtit kërkimor të tij. Ai, ka zgjedhur në jetën e tij mundësinë e të qenit artist, sepse ka besuar deri në këto momente që realisht është krijues i konsoliduar, se do të jetoj më gjatë, por jeton fizikisht më pak, sepse arti dhe letërsia në vetvete ka koston dhe sakrificën më sublime, jetën e tij të vetme.
Të merresh me krijimtari, do të thotë të mohosh veten në kuptimin e të jetuarit të jetës tënde si vlerë, pa kokëçarje krijuese e cfilitëse, pa investim kohor dhe angazhimesh për artin etj.; të largimit të përhershëm nga jeta dhe realiteti i gjallë njerëzor.
Krijuesit të sotëm shqiptar i duhet të përballet me shumë probleme ekonomike për jetesë dhe krijimtari artistike. Lufta për mbijetesë apo ekzistencë njerëzore e ka shoqëruar gjithë jetën si njeri dhe krijues.
Sot, realisht, një gjykim ekonomik i mjerueshëm për krijuesin do të na bënte të mendonim se ai krijon çdo ditë me shumë sforcë shpirtërore, mendore dhe fizike, sepse i duhet të ushqehet përditë. Fatin e këtij lloj artisti, shkrimtari, këngëtari, aktori, muzikanti etj e kanë përditë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botën më moderne të qytetërimit. Krahas problemeve të tjera jetësore, artistit i duhet të krijoj përditë në telajo,letër, pentagram, skenë etj., që të mbijetojë përditë, i cili përballet me shumë vështirësi objektive dhe artificiale të imponuara nga një realitet i zbrazur moral, njerëzor, vlerash dhe antivlerash etj.
Shumë krijues shqiptar përball konkurencës dhe sistemit të ekonomisë së tregut, s’e kanë gjetur veten në këtë rrjedhë të jetës kapitaliste, e cila pikon në sytë e realitetit, fatkeqësisë, lot, dhimbje, llahtar dhe mjerim. Zgjedhin në jetën e tyre që të jenë artist vlerash, sepse besojnë se do të jetojnë më mirë, por arti dhe letërsia në vetvete kërkon investim dhe haraç të madh shumëplanësh. Ai që zgjedh të krijoj përditë krahas punëve të tjera për t’u ushqyer, është artist dhe shkrimtar i lindur dhe produktiv.
Krijimi i përditëshëm është sintezë e afirmimit të unit si njeri dhe artist. Ai shkon te bota e njeriut artdashës, i cili asimilon mesazhet artistike të krijuesit piktor, shkrimtar, skulptor, aktor, këngëtar etj. kështu, që arti i përditshëm, pasqyron shtratin e ndërtuar si art nga ana e krijuesit, i cili ka gjetur vetveten në botën e artit, qoftë në kuptimin e krijimit të vlerave artistike qoftë dhe të komercializmit të tregut të veprave të artit dhe letërsisë. Dhe kjo lëvizje ecën në mënyrë të papërcaktuar në botën e rregullt dhe të çrregullt, e cila pohon realisht kaosin dhe hallkat e saj të lirisë dhe nevojës njerëzore për jetesë. Është eksperiencë e tregut në formën e një arti që ngjason me artin dhe letërsinë. Natyrisht, është njeriu krijues, që i jep koherencën krijimit të veprave, krijimit kaotik dhe i nevojshëm për jetesë. Botën e artit e krijojnë dhe e profilizojnë në këndvështrimin e tyre vetë artistët, shkrimtarët në përputhje me shijet dhe kërkesat e njerëzve në kohën e sotme. Ajo ka qenë historikisht jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë botën e qytetëruar të artit dhe letërsisë.
Arti dhe letërsia ka ecur nëpërmjet romantikëve, klasikëve, impresionistëve etj i sintetizuar në vepra mjeshtrore të vizatimit, kompozimit, peizazhit, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë edhe sot gjendjen shpirtërore të njeriut në kohëra dhe sisteme të ndryshme shoqërore. Pra, krijuesi ka jetuar dhe krijuar sipas shijeve të njerëzve, të cilët i siguronin atij ushqimin e përditshëm, por në të njëjtën kohë mbillte nëpërmjet veprës artistike e letrare, jetën e tij si njeri dhe artist. Çdo vepër firmosej me emrin, autografin dhe vitin e jetës së tij krijuese artistike. Ai punonte dhe vetëm krijonte me mendimin e qartë se do të prodhonte vepra për njeriun si ushqim shpirtëror dhe ndjesi estetike.
Në këtë mënyrë si krijues shprehte vetveten tërësisht dhe ishte i kënaqur për atë, që kishte bërë. Ai kishte nxjerrë në shesh botën e tij, të cilën e shndrroi në art. Vepra e bëri të përjetshëm dhe i dha gjëdjen kulmore të ekzistencës si njeri në këtë botë.
Lind pyetja, a e bëjnë artistët dhe shkrimtarët e sotëm shqiptar këtë gjë?
Natyrisht, të gjithë përpiqen të jetojnë me artin e tyre duke pohuar unin si vetvete nëpërmjet krijimtarisë dhe veprës artistike të krijuar.
Sejcili dëshiron të jet kronikan i jetës dhe kohës së tij, si gjithëkohësi vlerash njerëzore dhe artistike. Në këtë kuptim, arti i përhershëm është përpjekje dhe sakrificë, bindje dhe sukses, kur vetë koha e hyjnizon madhërishëm.
Ndini R. Bardhi
Piktor, Shkrimtar