top of page

TË KISHA THËNË


TË KISHA THËNË”, poezia e Agim Bajramit, fituese e Çmimit të Parë të Festivalit Kombëtar “Muza Poetike Budiane


Të kisha thënë, që s’dua të të humb

dhe për këtë mund të bëja gjithçka,

përshembull, do të të nisja dyzet puthje me një pëllmb

sa herë të ishim larg.


S’ka gjë se gjithë puthjet do t’i merrnin ata,

(diçka do më sillnin dhe mua)

pëllumbat janë miq me zemër të bardhë,

prandaj dhe i dua.


Të kisha premtuar, se emrin tënd

mund ta gdhendja pranë emrit tim,

me një daltë të tejdukshme prej drite,

të prisnim së bashku të njëjtin agim

dhe të njëjtin perëndim nëpër vite.


Të ulur mbi një shkëmb të bregut,

me sy mbi valët buzëqeshur,

mbi kokë dy kapa marinarësh

dhe nga një bluzë të kaltër veshur.


Të kisha premtuar dhe për këtë s’jam penduar

(paçka se me ‘to firmosa fundin tim)

pëllumbat që do të nisja, dikush i ka helmuar

sigurisht me qëllim.


Nuk di ç’iu bënë ata të mirët,

që ngado mbillnin bardhësi,

unë mund të dyshoj te shumë njerëz njëherësh

pa të përjashtuar ty.


Të kisha thënë, se kurrë nuk do të doja të të humbja

(por ti deshe të humbisje vetë)

të paktën të më çoje një ngushëllim për pëllumbat,

që i krijova për ty enkas nga retë.


Agim Bajrami

20 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page