
... (Të kam ndjerë hershëm, Covid nëntëmbëdhjetë, që kur më trete nga malli, dalëngadalë... dhe rrufeshëm ma bëre HARRESË - largësinë...) ... Të kam ndjerë te Ëndrrat që s'më le t'i prekja... Dhe mallkoja veten, Dreqin..., pse u zgjova...
Të kam ndjerë te Fjala
që ma vlove n'shpirt ...
s'ma çove askund
si Paqe te Dashuritë...
...
Të kam ndjerë te HESHTJA
(si në karantinë),
më shumë se një BRITMË,
më shumë se ULËRIMË...
....
Çdo më bësh më shumë
sot, Corona - vi...?
Unë nuk kam më ëndrra
të m'i vrasësh ti...
- Larg nga shekulli im!
Comments