TË KALUARËN NUK MUND TA PËRMIRËSOJMË-TË ARDHMËN MUND TA BËJMË TË NDRITUR


Hakif Bajrami

Rubrika: “Projeksioni i ardhmërisë



(Përkujtojmë sakrificën e DY ADEMAVE dhe mizorinë e okupatorit në Reçak: 15 I 1999-15 I 2021)

Përmendore-statu, meritojnë ata që kanë sakrifikuar për çlirimin e Kosovës. E ata si ushtarë të Skenderbeut, janë Dy ADEMAT, që duhet ta nderojnë kryeqytetin, po aq sa Kastrioti legjendar!

Nuk shkruaj për modalitete artistike, por shkruaj me fakte që ta ftojë trustin mendor shqiptar në rreshtimin e pesë faktorëve që të krijojë energji pozitive për ardhmëri të ndritur, për bashkim kombëtar. E kur e theksojmë ne shqiptarët fonemën BASHKIM, zakonisht mendojmë emocionalisht, se ishim dikur të bashkuar, ishim Arbanas, që do të thot se ishin ata që bënim ara për të prodhuar bukë, ose e përpunonim arin, më mirë se çdo kush në tokat e zbuluara. Le të transplantohet kjo fonemë në qëndrrim për t` u bashkuar, pa e rrezikuar lirinë e asnjë populli fqinjë. Pra, shqiptarët duhët të rreshtohën për bashkim, jo për invazion e as për supremaci mbi dike jashtë xhakut tonë, por për një realitet që duhet të ndodhë gjatë shekullit, që e filluam dhe tani jemi në dekadën e tretë. Pra vizioni i bashkimit, projekti kombëtar është në trurin tonë, madje i shkruar dhe i botuar e ai duhet të peshohet në projektin e shteteve shqiptare, në projektin e të gjithë shqiptarëve, sepse kjo kërkesë është kauzë sigurie shpirtërore dhe emocionale, e materializuar, në obligimin njerëzor. Por, kështu si jemi, në parti e tarafe “intelegjente”, krahinore, trevat shqiptare i kemi mbushë me neobajraktarë fisesh e mëhallash. Pra, vendin e bajraktarit e ka nxënë kryetari i partisë, i degës, i nëndegës partiake, që ngadal po krahinarizohën dhe është rrezik të na kthehen kohët e bajraktarit fisit, që ka fituar fron nga trashëgimia e jo nga dituria shkollore. Dhe, këta të fisit ri (partisë që ka një program ideologjik), gjithë ditën flasim për një transformim demokratik, e ndër “sofër” nuk lënë intrigë e zezonë pa thurë kundër njëri tjetrit, kundër “fisit” tjetër. Pra kemi përparuar shumë, fiset nuk po i harrojmë, por partitë po na robërojnë gati dyfish më tepër, sepse ato (partitë) po provojmë, t` i mjelim si lopën. E partinë e kemi bërë lopë, e tamlin e saj e kemi kthyer në ushqim fisnor, pra jo ushqim fiziologjik. Madje, kjo thurëje, e kuzhinës neobizantine neobajraktare, ka zënë shtat, në trojet tona, në diasporën tonë të shenjtë, edhe në bashkpunim me dhunuesit tradicional të shqiptarëve, po përçahemi dhe jemi bërë pikë e pesë, sa që as diktatura më e egër nuk do të na bashkon. E unë nuk i besoi asnjë iluzioni se dikush po na pengon, të paktën sot.

Pse mbijetuam gjatë sehkullit XIX dhe sidomos më 1918-1941 në Shqipërinë Kontinentale. Sepse Lidhja Shqiptare e Prizrenit i vuri kapak pleqërisë se Shqipëri do të ketë me çdo çmim; sepse nga Prespa e deri në Bihor e kishim (1918-19410 vetëm një parti-BASHKIMIN (që zyrtarisht quhej XHEMJET). E kjo parti edhe nga Klubi “Bashkimi” (1908) për t` u trasferuar në “SHQIPTARI” (1915), e për t` u rilindë më 17 XII 1919 në Shkupin shqiptar me emrin ilegal “BASHKIM” (Xhemjeti). Çka ka ndodhë në Shqipërinë Bregdetare dihet. Mbreti Ahmet Zogu, edhe pse sundoi me egërsi të pashoqe dhe në fund tradhtoi duke u larguar nga fati i populit, prap se pra bota e dinte se “Mbreti i të gjithë shqiptarëve është Ahmet Zogolli i Parë).

Duke e lexuar librin: “SHQIPTARI DINAK”, erdha deri te “informtata”, se shqiptarët paskan sundur gjatë historisë, deri me tash në 12 shtete. Edhe më konkretisht, edhe armiqët më të mëdhej që i kemi, nën “rrogoz”, na e pranojnë se: “Jemi populli më i lashtë i Ballkanit”. E disa idealista shkojnë edhe më largë dhe na quajnë: “më të vjetrit e Evropës”. E ne çka jemi sot, shtrohet pyetja. Së pari, nuk kemi më nevojë të hargjojmë energji dhe të arsyetohemi më duke thënë sa, na kanë lënë në prpambeturi dhe injorancë okupatorët. Ajo kohë ka ngja. Tash, kur në trojet tona etnike funksionojnë 15 univerzitete shtetërore, e po kaq apo më tepër private, çka jemi ne. Kujtë i ankohemi, kush na ka faj se na ka mbuluar fantazia se vetvetiu do të bashkohemi, e në anën tjetër arratisemi nga trevat tona me shpresë se do të bëhemi të pasur, duke larë piata nepër botë!!!.

Më nuk e kemi asnjë të drejtë ta lakojmë emrin prapambreturi në kuptimin akuzonjës për dike, sot. Nesër edhe më tepër jo. E pra ku jeni profesorë univerzitar, që sot zëri fare nuk u ndihet; ku jeni JU studnetë që jeni strukur dhe “luftoni” për nota, duke jetuar nepër pallate studentore dhe banesa luksoze. Zëri JUEJ, zëri i ZOTIT, që ia ka pasë dridhë themelet kartahurës Jugosllavi më: 1968; 1981-1997, disi është molegë, e nuk guxon të mekët, e të kthehët në një shkretirë dembelie dhe narcizmi ambivalent,duke u infektuar nga ‘bota’ teknologjike,sidomos nga interneti prosperonjës. Studentë të nderuar të kohës “moderene”, shumë pak po hargjoni energji për ndryshime, për ardhmëri, të cilën mund ta menaxhoni drejtë progresit, sepse energjia juaj është e pashterrëshme dhe plotë frymë patriotike. Rezervohuni e hargjoni kohë më pak për të kaluarën, të cilën nuk mund ta ndryshoni me asnjë akuzë apo urrejtëje. Ajo kohë ka ndodhë. Ejani mos t` i vejmë pikë të kaluarës, pra pa e harruar kurrë. Pra si futurista të startojmë në rrafshin: çka është e nevojëshme sot, çka është e domosdoshme nesër, çka është e pashmagëshme në vijim. Por jo, atë vijim ta lejojmë që të notojë sot për nesër, sepse shndërrohemi në gjenratë pa vizion. Pra, të jemi edhe ne popull evropian nën kontroll autokton, pa i harruar adetet dhe zakont tona, sidomos gjuhën tonë shumë të begatëshme, dhe, t` i takojmë familjës progresit, e mos të tallën me neve seicili që ngritet më herët, si thot populli. Pra t` i themi prapambeturisë MJAFTË ke mrizuar në trojet tona, me e pa fajin tonë.

Për ta arritur te progresi i duhur, mendoi se duhet zbërthyer, se çka është DEMOKRACIA e PËRKRYER, të cilën nuk mund ta ndërtojmë për një vit, me një kuadër, me një prijës, që disi prap po e fetishizojmë, që për dhjetë vejtë, apo ca dekada atij (prisit) i kemi bërë proskineza (përkulje sa është gjallë e pastaj në varr), e pastaj po aq kohë hargjojmë për ta zhbërë “proskinezën”. E edhe nëse nuk e bëjmë, atë po e bëjmë sepse me disa parti është më mirë, por të gjithë në një rreshtim tolerant, të na pret sopata në një vend, e ta nxierrim këtë komb nga liturgjia e lutjeve dhe ideologjive të mykura politikaneske, sespe mirëqenja nuk vjen nga qielli, por nga puna r dlirë. Pra, demokracisë, ashtu si e kuptoi i duhet: Liria, Siguria, dhe Prospertiteti. Nga ky pozicion,DEMOKRACIA sjell ivestim në lumturi dhe optimizëm për gjeneratat, gjithnjë me kujdes, nga poshtë lartë, dhe anasielltas, në nivel dialektik.

Mjaftë kemi hargjuar kohë në spjegimin e totalitarizmit që identifikohet me : represion, pasiguri dhe varfëri. Sikur këtë nivel të së kaluarës, e kemi identifikur me fonemën: Shefi i shtetit dhe Shefi i elektoratit, e mbi të gjithë është Shefi i partisë. E është e ditur, se totalitarizmin e kemi krijuar vet, duke investuar fetishizëm në shefin e partisë pa konkurencë dhe shefin e shtetit pa kurorë, dhe jo vetëm neve, por neve çdo shef shteti, pa kurorë, na janë bërë një palë njerëzish, që thonë se: na e ka nxënë frymën dhe na ka sunduar në emrin tonë, duke harruar se vet e kemi instaluar në trurin tonë, gati në rang të shpëtimtarit, pra të gjithë duhet të jemi shpëtimtrë të vetvetës dhe individit. Ata të djeshmit, dhe këta të sotmit, që janë një soj faraonësh, që sundojnë në emër të popullit, janë kah na riepin në emër të “elektoratit”, gjithëmonë si të paknaqur, e ata dhe këta, po paraqitën kinse po duam për ta ndëruar historinë, por nuk po na lejojnë opozitarët. Kësaj dokrre i thon hipokrizi. Duhet të thuhet e të kuptohet se përparimin sot po e ngulfatë: korrupsioni, nepotizmi, hajnia, spiunimi tek ata që “diktojnë”, sepse infektimi me kravata dhe modalitete rrobash, për t` u dukuar sa më fodull në kolltuk, janë thjesht një katrahurë që “shkelqen” mjerim. Madje, kur i vrenë ish nxënsit dhe ish studentët e deridjeshëm që vinin në ligjerata me nga një fletore të zdraluar, e tash lëvizin me përciellje dhe me vetura të blinduara, sepse të tillë i ka bërë partia, faraon, për një përdorim, disi fajin e kemi edhe vet sepse më shumë kemi hargjuar kohë duke “shitë” dituri se sa duke dhuruar edukatë. Pra njeriut modern i duhën të dya: Edhe dituria edhe edukata. E unë si asrimtarë jam përpiekë të i vejë në binarë homerik të dya: diturinë dhe edukatën. E kur historia i hudhë në mbeturina palaçot, atëherë ngritën matrapazët dhe atë mbeturinë njrrëzish ne dkisi i shqelmojnë. Nëse shkelmimin e bëjmë me kohë jami fitimtar, nëse shkemimin e bëjmë pasi që kemi pritë a do të na gjuajnë ndonjë asht në gojë, atëherë haraçi dhe prambeturua paguhet me fajde, pra jo me kamatë, sespe nga fillimi çdo gjë është e egër. E dhjet se askush tjetër por vet e kanë ngritë deri në qiellë i ndividin fetish apo kult. Pra,edhe këtij degradimi civilizues i thonë “histori”.

E vërteta, qarqet politike shqiptare sot, në dekadën e tretë të shekullit XXI, pas shembjës së totalitarizmit, janë kah shesin dushk për gogla dhe po flasin e po shkruajnë se: jemi “për bashkim kombëtar”. Shiqoni programet e partive sot. Ato janë aq të pa sistemuara, sa që as nuk kanë koncept, e as definicion, për bashkimin fare. Shkurt e shqip është e përfolur një frazeologji EZIPOANE. Pra popullin po e rrejnë, elktoratin po e gënjejnë dhe Diogjenin po e brengosim. E rrejë ose gënje, është njësoj.Pra disi nuk jemi as me Ezopin e as me Diogjenin. E bashkimi ose është bashkim, ose nuk është. Madje ka të atillë që në radhët e SHQIPTARISË i kanë krijuar dy koncepte për të njejtin element. E atomi ose është atom ose nuk është. Pse po e shtroi këtë? Për shkakun se një pjesë (nja 10 % e popullit që është sot i ‘pasur’ ) po propogandon se: “bashkimi kombëtar, do të ndodhë në Bashkimin Evropian”. E bashkimi evropian, në esencë është kauzë me: “hiekë dorë nga kombi, nga bashkimi shtetëror-ekonimik”, dhe mu për këtë dështoi aprovimi i Kushtetutës BE-s. Nga kjo aksiomë, doli se bashkimi është realitet i sinqeritetit. Por, pas BREXIT të Britanisë, u kuptua se “njëra dorë e frymës bashkimit” në Evropë duhet të kthehet në invalid. Kështu disi truri anglez e ka kuptuar Beë-n. Pra përpaësi i jep qenjës vetë angleze. Se bashkimi evropian është asociacion i të pasurve, është një ‘demant’, që vetvetiu tregohet, se brenda tij nuk ka siqeritet. E ne, mu pse nuk jemi të pasur, nuk do të thot se nuk jemi të sinqert, se nuk mund të jemi në shoqërinë e tyre, deri sa të bëhemi të pasur. Bje fjala, Britania është e pasur, por Turqia nga viti 1984 është e kyqur në bisedimet për BE-n. Nuk dihet fati i këtij shteti dhe kombit që i takon, a do të jetë ndonjëherë antar i BE-s apo nuk do të jetë kurrë. Madje, po ajo BE që ka një eksponent të pushtetit kryesor në Kosovë e që quhet EULEX, fare nuk kontribuon që Kosova t` i afrohet BE-s, sepse BE nuk e pranon Kosovën si shtet. Pra, BE drejtohet më tepër kah Serbia, sepse shteti i Borellit dhe Llajçakut, nuk e pranojnë Republikën e UÇK-ës. E ata na i caktojnë fatet tona për viza, për investime, për PISA, për Interpoll, për…. E pse llomotitin politikanët, po shkojmë drejtë BE-s, është çështje që populli duhet thot: mjaft na keni rrejtë, ndaleni korrupsionin dhe hajninë në pikë të ditës u avulluan dy milion Euro shih nga TREZORI i shtetit dhe asgjë. Jo në këtë “diagram” ka lidhje edhe: AKI-a, policia, partia-Qevderia!!!

E premtimeve të partive parap duhet t` u besojmë. E a duhet t` ua afatizojmë premtimet.Por,si duket, partitë për t` ia thyer kurrizin popullit, e aknë gjetë çelsin e mbylljës së rrenave dhe po organizojnë zgjedhje të shpeshta, në stilin: më shkarkove , të shkarkova, vetëm për të shpërndarë dokrra-premtime. Kosova nuk ka viza, sepse BE dhe EILEX, natë e ditë janë për destabilizim të shtetit Kosovës Shiqoni, ku ka vend në botë që t` i sejllë dokuemnegtet “konfidenciale” në pikë të ditës, e pastaj të burgosë pse t` i kam siellë, bile në zhyre. Ky realitet është palgë diçka më tepër se koloni. Ku është AKI, Prokuroria, policia, sherbimet shtrretrore. Ato janë për INTERES të AQYTETARËVE-të shtrtit e jo anasielltas, populli të jetë për interes të tyre, bile vetëm sa të zgjatë koha e fushatave zgjedhore. Në këtë destabilizim, nuk janë largë në kilometrazhë as disa parti në trevat shqiptare, të cilat “nuk e dijnë” se BE nuk e pranon Kosovën si shtet, dhe mu për këtë nuk ka VIZA. Pra ka viza të rrenave për çdo ditë, për ta mbajtë popullin në iluzione. E sot ‘INDUSTRIA; më profitabile në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, është të jesh partiak, i afër me Këshillin drejtues të partisë nanë. Baba po dihet-kryetari. Më së miri do të ishte që në këtë filozofi të jemi për një kohë “jetim”.

Cilët janë pesë faktorët e bashkimit kombëtar

Së pari, pa medyshje nëse duam abshkim kombëtar, duhet të jemi të ORGANIZUAR. Së dyti, duhet të të PUNOJMË të organizuar. Së treti, punën në proces, duhet ta NDAJMË. Së katërti, në ndarje të punës, duhet t` i ndajmë FUNKSIONET. E në hapësirën e funksioneve duhet, nëse e kemi synim bashkimin komnbëtar, të na drejtoi një ideal i përbashkët.

A mundemi këtë strukturim ta zbërthejmë në saktësi të shkencave ekzakte-natyrore. PO. Të jemi të organizuar si NATYRA. Të punojmë në shoqëri të interesave të tregut lirë të diturisë-kapitalit, që prej tij del çdo progres. Çdo ndarje e punës, nuk është asgjë tjetër, përpos se një rrevolucion shoqëror, që ka bazament social dhe ancional. E rrevolucionin mund ta bëjë vetëm dituria që është në sherbim të shoqërisë. Ndërsa idealin e bashkimit, mund ta bëjë fuqia humane e ndritur me trurin që nuk prodhoin urrejtëje, segregacion, shtypje dhe shfrytëzim brenda llojit e jashtë tij, duke e shfrytëzuar po llojin që i takon.

Çka na imponon momenti aktual për shqiptarë kudo që janë

Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në gjysëm e parë të këtij viti kemi zgjedhje pushtetore. Si duket, zgjedhje lokale do të kemi prap në Republikën e Kosovës në vieshtë. Pra tërë viti do të hargjohet nga politikanët duke premtuar. E kur t` i shtohet brenga e COVITIT19, atëherë çështja komplikohet, jo në numra përfasusish por në prapanngecje ekonomike, sepse premtimet duhet të janë të dyfishta. E besa koha po është më e shpejtë se sa premtimet, të cilat jemi të detyraur t` i parnojmë. E si t` i bashkoish ato pjesë, madje me padituri. E pa pasë diçka, nuk ke çka të bashkoish fare. E kur t` i shtohet fakti se partitë po ia mohojmë “sukseset” njera tjetrës, atëherë bashkimi është shumë më largë.

Tani në Republikën e Kosovës janë dy persoanlitet që qëndrojnë fuqishëm në maje të PIRAMIDËS politike. I pari do të zgjidhet Kryetar Qeverie me shumë lehtësi, mendoi unë. I dytë (e dyta) në pozitën e Presidentit, mendoj se do të ketë problem pa një koperim me ata që janë në zgjedhje, sepse këta dy të parët, po thonë se jemi në REFERENDUM. Dhe është krenari se ky REFERENDUM, do të jetë pozitiv. Me Kushtretutë, kryetari i Qeverisë dhe Qeveria mund të zgjidhet me 61 votë, plus. Nuk ka rëndësi a janë në sallë me rastin e vitimit, humbësit. Por, kur është fjala për Presidentin që deri me tash është spejeguar se e “përfaqson popullin-tërë elktoratin”, patjetër me rastin e votimit duhet të janë në sallë 81 deputetë plus, pra shumica apsolute, nga 120 deputet sa janë të lejuar me Kushtetutë. Këtë kvotë (81) VV në kolicion të ngushtë, zorë se do ta arrijë. Pra imediativisht duhet që sot të fillojë xhurimimi i simpatizantëve ose mbështetësve të kvotës 81. E ky realitet tani në aspektin psikologjik është shumë largë, madje shumë larg nëse qysh tash nuk i zbusim “xhakrat”, sa që vendi mund t` i ketë dy zgjidhje: të vendosë prap Arabëria, ose të shkojë vedni në zgjedhje, të reja. Në këtë pikë kritike jemi, na përlqeu ose jo. Pra Kosova vtëvetiu, nëse na deshtojnë zgjedhjet, po dëshmohet pastaj se është një trust politik i pasigurtë. E këtë e pret Serbia dhe Putini me Llajçakun dhe Borrelin, ku Brukseli nuk do të mungojë së aplauduari. Pra fatin e popullit, fatin e Republikës e ka populli i Kosovës dhe Gjo BAJDENI, në dorën e djathtë. Pra, për të satën herë e themi se pa miqë, pa Amerikën, zor se do të arrijmë, për faktin se po e luftojmë vet qenjën tonë, për interesa partiake, do të thot klanore.Drejtues të partive, mendoni më shumë për popull se sa për veti. Nëse e doni Kosovën më shumë se vetëvetën, ju do të jeni në anën pozitive të historisë.

Këto ditë lindi një problem se kur dhe ku duhet vëndosë statuat e personalitrtrve kombëtare. Pa asnjë dilemë e them se familja e Prof Anton Qetës, plasoi një shembull shqiptarie. E me prof Antonin dy vite i kam kaluar në pajtimin kombëtar, kudo nepër viset shqiptar dhe nepër Evropë. Ai ishte një personalitet shumë i respektuar dhe i dashur, që me ekipin e tij ka sheruar aq plagë sa që ua ka kaluar të gjitha gjeneratave para tij.

Po, statuomania e ka përfshi Kosovën. Dilni në qytetin e Prishtinës, në ballë të institucioneve të shtetit e ke HEROIN KOMBËTAR GJRETGJ KASTRIOTIN-SKENDERBEUN, njertin nder pesë gjenerlët më të njonur të njrëzimit. E ky persoanlitet ka luftuar për 25 vjet për liri dhe ushtarët e tij kanë derdhë lumej xhaku. E për ballë TIJ, qëndron një stau e një njeriu që e ka SABOTUAR luftën,(këtë e ka thënë edhe Krist Hilli, që i ndrronte drafete për fatine Kosovës, si vetë e Krishtlindjeve), e Ai sot është kthyer në fetish. I pari kurrë nuk është takuar me Sulltanin, i dytë tri herë është takuar me kasapin dhe prap detyrohemi ta durojmë, madje ta kthejmë në kult që sjellë vota “lumturie”. Mu për këtë disa partiak të LDK e duan Ibrahimin, sepse ai u sjellë pozita në parti, e që kurrë me te nuk i kanë ndrruar as dy fjali. A nuk i ngjanë ky realitet atij faktit kur shkonim në Tiranë 1972-1980, në pjesën e djathtë të Hotel “DAJTIT”, qëndroinin dy personalittete joshqiptare. Ishin aty Lenini dhe Stalini. I pari ia hiqte kapelën të dytit. Këta në Prishtinë (Skenderbeu dhe Ibraimi), në vend se ta mbajmë Heroin Kombëtar pa konkurencë, ia kemi vu përballë një saboter të luftës ÇLIRIMTARE. Më kuptoni si të doni, por si ushtarë i Adem Demaçit dhe Adem JASHARIT- UÇK-ës, kurrë me asnjë veprim Ibrahim Rugovën, nuk e kam urrejtë. Madje luftën propogandistike, LDK e ka bërë me librin tim të botuar më 1995 me titull “Politika e shfarosjës së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë 1995, botim: QIK. Ky publimim është shpërndarë nepër shumë ambasada mike dhe armike. Dhe kurrë nuk kanë mund të japin asnjë vrejtje. Pra, Kosova, Adem Demaçi, Adem Jashari e heronjkët e kohës duhën e respektohën me vepra e jo me hipokrizi, për të fituar pozita profitabile finasiare.

Madje sot, (15 janar 2021) shumë politikanë u përkulën para palgës kombëtare të Raçakut heroik. Por asnjëri nuk e tha të vërtetën, që ua ka thënë më 16 janar 1999 Adem Demaçi, emisarëve të Hollbrukut me këto fjalë: “Ne Zotëri i liruam 8 ushtarër e Serbisë më 11 janar. Ata i kishte zënë rob Zona operative e Shalës Bajgorës, duke u përgatitë që të masakrojnë popullin duartahtë. Ju po i toleroni të na masakrojnë më 15 janar 1999. Mos harroni se nga 8 janari 1999 Millosheviqi i ka siellë edhe 62000 trupa vrasësish në Kosovë”. Ata: Ibrahim Rugova nuk po mendon si Ju Zotëri Adem. Tani para 40 minutave na tha se “Do të dialogojmë”. Baci: Ai ka folë në emër të vet. Unë flas në emër të popullit dhe të UÇK-ës që i ka rrokë armet për liri. Në këtë rrugë ne jemi të gatëshëm ta paguajmë çmimin më të lartë, por nuk do të ndalemi. Luftën e kemi nisë për njëmend. Ju falemnderojmë shumë…..”!.

Ku ishit ju intelektualët me pedigre që ta luftoni okupatiorin. Jo, jo, askush nuk e thekson se Adem Demaçi duhej të ishte përballë Kastriotit, sepse ky 28 vjet vuajti burgjeve, plus nuk u kursye dhe doli si luftetar politik në qendër të Prishtinës, për t` u njohjur UÇK, si organizatë ÇLIRIMTARE. Në anën tjetër,si e ka quajtë UÇK-ën tërë stafi drejtues i LDK,kur në qershor 1998 dezertoi Brigada e Dukagjinit; si të quhet ndryshe kërkesa e Delegacionit të LDK-ës që shkoi në Drenicë (shtator 1998) dhe i tha Shtabit të UÇK-ës: “Dorzoni armët. Shkoni nepër shtëpia”. E jo vetëm ky rast nuk ka ndodhë pa urdhër nga lartë. E këto tradhti, histiria nuk do t` i heshtë kurrë, sepse janë njolla të zeza, që edhe sot e minojnë bashkimin kombëtar.

Unë kombit, vizionit të luftës Adem Demaçit dhe Adem JASHARIT, që sakrifikuan çdo gjë për çlirim të Kosovës, për famën e UÇK-ës në Botë, për LUFTËN E DREJTË, për bashkimin kombëtar, i besoj.

Prishtinë më 15 janar 2021

15 views0 comments

Shkrimet e fundit