top of page

TË KËRKOJ NDIHMË


Hiqmet Mehmetaj
  1. TË KËRKOJ NDIHMË

  2. E shtrenjta muza ime varfëruar, me britma nuk dua të shurdhoj askënd, bilbili mbyll sqepin pa u ankuar nga turma zogjsh ,ku askush s'e çmënd.

  3. Po të shtrij dorën , po të kërkoj ndihmë, vargu i pastër të më rrjedhë si krua, më shkund, më shkund, më jep një qortim, trillo dhe pak, se gurra m,u shterrua .

  4. Që të t'arnoja s'do ish aspak mëkat, se lëvdata nga miqtë do të prisja, por ti s'je e grisur, mendohu dhe pak, që si të tjerë tok me ty të vdisja !

  5. Ah, sa më rreh pulsi ,shpirti im e di, lypsarin tënd mos e ler në vetmi !

  6. H. Mehmetaj

  7. ( I lutem muzës ,pasi më duket vetja gjysmë i braktisur prej saj ne krijimtarinë time )


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page