Të këqinj të vetes


Të këqinj të vetes

Astrit Lulushi

Sa i gjerë dhe i thellë është ndikimi i gjërave që nuk i njohim, si për shembull, i Qiellit dhe Tokës; në të dyja jetojmë por në asnjërin vetëm; i shohim, por nuk arrijmë t’i perceptojmë ose t’i identifikojmë me përmbajtjen. Gjejmë një vend të bukur dhe e bëjmë tonin për t’u mburrur, ashtu si yjeve në qiell u japim emra që të pastrojmë dhe të shenjtërojmë zemrat, të vishemi me rroba të festave për të ofruar flijime dhe falënderime për të parët.

Është oqean me inteligjencë delikate jeta në tokë (jo se njohim tjetër). Fuqitë ndikuese janë kudo, mbi ne, në të majtë, në të djathtë, na rrethojnë nga të gjitha anët. Duket se jemi subjekte të një eksperimenti aspak interesant, që është: Çdo të ndodhë me njeriun nëse nuk ka mendimin e tij? Do të shkojë pas turmave, sigurisht, në diktaturë e drejt rrënimit, ose siç thotë Konfuci, "virtyti nuk mbetet i vetëm si jetim i braktisur, domosdoshmërisht duhet të ketë fqinjë.” Të menduarit na bën të jemi pranë vetes. Me një përpjekje të vetëdijshme të mendjes ne mund të qëndrojmë larg veprimeve dhe pasojave të tyre dhe të gjitha gjërat do të kalojnë pranë pa na prekur. Ne nuk jemi plotësisht të përfshirë në Natyrë; jemi si gjethja në rrymën e ujit, ose zogu në qiell. Mund të prekemi nga një film a shfaqje, por nuk na bën përshtypje një ngjarje aktuale; ose shfaqja mund të jetë tragjedi (një jetë ka mbaruar), dhe spektatori del i qetë nga teatri. “Ishte një lloj trillimi, punë e imagjinatës”, thotë ai, dhe mendon të tjera gjëra - Ky qëndrim i ftohtë cinik mund të bëjë vetëm fqinjë të këqinj dhe miq të varfër.

4 views

Shkrimet e fundit