
Mendime : - Ata që nuk e kanë provuar seçc' është të jetosh nën Diktaturë
(Sistemet Diktatoriale kryesisht diktaturat të udhëhequra nga filozofia FAMËKEQE KRIMINALE KOMUNISTE ),
shtresat e ndryshme të shoqërise nën presion bëjnë sikur u besojnë fjalimeve demagogjike për Patrotizëm të flakët të DIKTATORËVE dhe me kohë zgjatjen në pushtet, duke qënë të pa fuqishëm për t'i rëzuar i u bëhet shprehi t'i duartrokitin në mënyrë të verbër. Kësaj kategorije nuk u duhet vënë faj. Një kategori tjetër që aspiron diktaturat janë ata që kanë humbur privilegjet që u jepte ay sistem në mënyrë të pa merituar si dhe edukimin e tyre me ndjenjat më anti-njerëzore. Këta lloj njerëzish edhe sot janë nga më penguesit për ecjen dhe zhvillimin e shoqërisë së lirë dhe ndërtimin e një SHTETI FUNKSIONAL JURIDIK. Një kategori tjeter e shoqërisë SHqiptare është kategorija e SERVILEVE, këta nuk kanë asnjë pikësynim përveç përfitimit në ç'do mënyrë me ç'do pushtet,kjo kategori e pështirë njerëzish është e xhveshur nga parimet morale njerëzore, por për fat të keq kjo kategori sjell shumë çoroditje se ka aftësine të përpunojë drejtuesit Karieristë, të intrigojë për njerzit e aftë,korrekt dhe të shumtën e rasteve t'i sfidojë ata që i duhen me të vërtetë shoqërisë në zhvillim siç është shoqërija SHQIPTARE, E vërteta është Shqiptarët kanë mjaft probleme që shtrohen për zgjidhje, disa të krijuara vetë dhe disa të krijuara nga të tjerët për pa aftësinë e DREJTUESVE Kjo gjendje që është krijuar duket mjaft e vështirë,por jo e pa mundur për t'u zgjidhur...Në se vinë në krye drejtues të aftë që do të kenë vullnet, durim, përkushtim, me korrigjim te vete-vehtes,(Në se Këta Drejtues apo të tjerë) - do të përkushtohen për të ndërtuar SHTETIN QË ASPIROJNË SHQIPTARËT, mundësia është. Koha kërkon që duhet vepruar..... Pra të nderuar miq le të bëhemi më të kujdesëshëm në të shprehur dhe në të shkrojtur edhe nëpërmjet komunikimit në fb. Mbase në këtë formë mund të ndikojmë në këta Lider të derisotëm për t'u ndërgjegjësuar dhe aftësuar.... Në të kundërt, shprehem sigurt se shoqëria SHQIPTARE nuk i meriton Këta Drejtues t'i DREJTOJNË SHQIPTARËT..... H.L.B.(#Ilias). ( E redaktuar).