TË JESH POET


Vasil Tabaku

TË JESH POET

Nga Vasil Tabaku


Një persiatje e pambaruar…

Të flasësh, të krijosh jetë brenda poezisë, të bësh shpirtin dhe ëndërrën, të bësh ditën dhe natën, të bësh vështrimin dhe këngën, të bësh puthjen dhe dritën…Pak a shumë kjo është sfida e të qënit poet, sepse je padyshim një PERËNDI, je një zjarr dhe një qiell, je një dashuri pa kufij, je POET, I ciltër dhe I pastër, I ëndërrt dhe real, I prekshëm dhe njerzor.POETI është vet magjia, I pastër, është drita dhe zëri I të gjithëve, është heshtja dhe dëshira që zgjohet, është marrëzia e sinqert dhe bukuria e cmendurisë njerzore.Të jesh poet, do të thot të jesht I ndryshëm, I vecantë dhe aspak I qet, je vet stuhia, je fshehtësia e yjeve dhe ëmbëlsia e puthjes, je vetvetja dhe zbulues I fhsehtësive të fshehta. POETI është dashuria, zgjimi I përqafimit dhe dallga e detit, furia e tufanit dhe perkëdhelia e puhizës së lehtë.

POETI është aroma e lules dhe petalia, është gjethi dhe degët e gjelbëra, është rendia e mjegullës mbi shpatin e malit dhe furia e shiut të pranverës…POETI, një dashuri e pasosur dhe një mall që nuk njeh kurrë shuarje…Mes tij dhe BOTËS gjithmonë ka ca ura lidhjeje të fshehta, të padukëshme nga kalon mendimi ynë dhe kënga…POETI është pasioni I ndezur dhe klithma e zogjve, fluturimi dhe rrufeja, krahu I ylberit dhe paqja që kurr nuk pushon së dashuruari.POETI është mesazhi juaj mbi buzët e ditës, është fjala ende e pathënë e vajzës ndaj dashurisë dhe dashuria ende e qelqtë që pret të thyhet mbi buzët tona. POETI është brenda jush, është gjithcka që ju ndjeni dhe doni të shprehni…PODETI është Universi ende I paeksploruar…POETI, mos harroni, asnjeherë, të gjithë e kemi Brenda vetes, në thellësi të kraharorit tonë aty ku merrë jetë jeta…


#Vasil #Tabaku

20 views

Shkrimet e fundit