Të jam lutur mos rri vetëm


Riza Çato

(Lirikë)

Të jam lutur mos rri vetëm, nata ndoshta të sjell frikë. Njëri-tjetrin pse e gjetëm, të rrimë bashkë si shokë,si mik!


Dhe nëse trëmbesh në ëndrra, s'do ndjesh frikë me mua pranë. Do futem si gjak te zemra, ta nisim atë që lamë.


Po dhe hënën do ta zbres, të mos ndjesh kurrë errësirë. Brenda gjoksit mes-përmes, do të futem si i pirë.


Fiki dritat,ndizi zemrat, do shikosh dy zemra bashkë. Rri dëgjoje pakëz këngën, atë që në mes e lash.


S'ka më mirë e s'ka më bukur, flasim nesër bashkë të dy. Nëse s'u ndjeve e lumtur, rrimë dhe sonte gji më gji.


Të kam thënë s'ke pse rri vetëm, s'ka ç'të duhet ajo punë. Njëri-tjetrin pse e gjetëm, që të rrimë bashkë sa më shumë.


Pak më von nëse mërzitesh, s'ka gjë që nuk rregullohet. Rritem unë edhe ti rritesh dhe e keqja vetëlargohet!


Kështu mike e ka jeta, dredha,dredha që s'kanë fund. Kot s'u lodha që të gjeta, kot dhe ty s'të shkoi ky mund.


Muzgu i natës kur të bjerë, prapë të dy do jemi bashkë. Zemrat shpirtit duke nxjerrë, keq s'të bëra që të thashë!

23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif