top of page

Të heshtur kokëulur


VARFËRIA Nga Ideal Serjani Lindëm të varfër, të varfër jetojmë, Të heshtur kokëulur, të prekur, të shkundur, Kaluam një shekull, por brez i humbur, Varfëria me mall na ka përkundur. Të varfërit, të mirët, pyeten, bisedojnë, Si kanë qënë, si janë, si rrojnë, Lindëm të varfër, të varfër jetojmë. Më thoni: varfëria ka pasuri? -Onënë, i varfëri, -kur heqim në shpirt, -Ah i varfëri, -që s’të thashë, -më prit! -Jo, i varfëri, -kur betohemi sinqerisht. - I varfëri: keqardhje dhe krenari, Me ato që ka të prêt. Të sheh në sy, Më thoni: varfëria ka pasuri? Të varfër jetojmë, të varfër shkojmë, Jetimë pa baba, pa nënë, Ditën pa diell, natën pa hënë, Pa vlerë. Nuk na dëgjojnë zënë. Vdekja e shaloi kalin, kur do ta takojmë? Gjeneralët e vdekjes ushtarë po kërkojnë, Të varfër jetojmë, të vdekur do shkojmë. Një vënd varri tonin nuk e kemi, Pasuri s’kemi, të zhveshur jemi, Të pasurve pasurinë tonë u dhanë, Të varfërin pa bukë, pa punë e lanë. Të pasurit Parajsë kanë Satananë, Të varfërit Parajsë Ferrin kanë, Nga Enveri të dënuar me njqind e një, Demokracia me ligjin shtatë mijë e pesëqind e një, Kjo fillon nga shekulli i njëzetë, Vazhdon në shekullin njëzet e një.

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page