top of page

TË HARROSH EMRIN


Thani Naqo

tregim

Edhe në telefonatën e djeshme i kishte thënë të shoqes:

“Ata që s’më kanë dashur e thyen qafen. Edhe po të fitojë opozita, tanët do marin pushtetin.”

Mirëpo, ajo, siç e kish zakon, kerciti flegrat e hundes e u përgjigj me ironi e me të foluren dialektore të Jugut:

“Unë e im bir mezi shpetuam nga ajo qytetkë e mbushur me bajga lopesh e me nofka.”

Ndërsa e gudulis në vesh zeri talles i saj, mori në dorë kornizën me fotografinë e marteses, që e mbante mbi tavolinën e zyrës.

-Dreqi të martë, sa simpatike aq e hidhnake! – tha me zë.

Sinori i bukurise fillonte në vetullat e mbaronte në gushë. Buzët, si gonxhe trendafili, hundë të vogël, të ngrehur dhe dy dhembet e sipërm, të mesit, me të medhenj se të tjeret, me hapesire në mes.

"Nga hunda, buzët e vithet, duket që është qejfleshë," - kishin thënë për të, mirëpo, as sistemi i përsosur dhembor, as kurmi i kolme, as gjinjtë, as vithet e ngrehura, e as e folura gegënishte, nuk u benë objekt shenjestre nga nofkevenësit e qytetit. Nofkimi ndodhi nje javë pas dasme, mëngjes nëndori. Karrocieri që trasportonte qumështin e fermës për në baxho, i nofkuari Balash, e përshendeti në sy të njerezve:

“Mirmengjes moj, Buzekarafilja e shefit!”

Veshtron foton e marteses e i fanitet e shoqja me sy të buhavitura nga pagjumësia e nga lotët. Tre ditë nuk shkoi në punë, nuk pranoi të hante e as të flinte me të. Natën e tretë, kur ai e kapi për qafe, ajo kish klithur në dialektin geg:

“Mos më çik. Më vjen m’u hudh nga ballkoni! M’thuj ç’nofkë t'kan ngjesh ty, o ditzi?!”

Ai nuk kish dashur t’i tregojë, por Buzekarafilja kembenguli në dialektin geg, “ma thuj, or burr!” dhe ai kishte belbëzuar me gjysem zeri:

“Polic Shkerdhata.”

“Qyqja none, - kish klithur Buzekarafilja, - Kët nofkë u ngjeshin atyne që kan bo nomin me femna,”

Atij iu deshën dy orë gjersa ia mbushi mendjen se atë nofke fyese, ia kishin venë të deklasuarit, armiqtë e Partise e të Pushtetit Popullor. Në fund qe betuar:

“Për ideal të Partisë, për kokën tënde, të prindërve të mi e të tu, përveç buzeve të tua, nuk kam puthur buze të tjera.”

Nofkevenësi i tij kishtë qenë nje kepucar, qe i derdelliste goja për të vënë në lojë të tjerët, por goja i dërdëlliste edhe për politikë. Me vonë ish peshpëritur se nuk kish qenë këpucari, por nje pendar i fermes bujqesore qe komandonte dy byej të zinj, të përbaltur. Byejtë tërhiqnin nje qere druri, me rrota prej druri, ku qe vendosur një çisternë për trasportin e fekaleve. Fisi i nofkëvënësit kish qenë asnjeanës në kohen e luftës, por qenë tregetare rafinake; Partia ua gjeti vendin; i sekuestroi dhe i detyroi të punonin në punëra të rendomta e të veshtira në bujqesi.

“E mora vesh, - kish thenë Buzekarafilja. - Nofken Polic Shkerdhata ta ka venë pendari i byejve të zinj; kepucari i shkretë u denua kot.”

“Ndonjeri edhe e ka ngrënë sapunin për djathe.”

Mirëpo Buzekarafilja i kish prinderit ushtarake dhe sa dëgjoi "socializmi është në luftë edhe me armiqtë e brendshëm," ajo befas e puthi në buzë dhe e shaloi egërsisht, siç kishte ndodhur edhe herën e parë, mbi rërën e pjekur nga dielli. "Që sa ishin njohur ajo i tregoi, se kur të emen e mberrtheu nervi shiatik, familja u trasferua nga Tropoja në Durres, siç rekomandonte raporti mjekesor: pranë diellit, reres e ujit të kripur.

Pas pesë viteve martesë, pikërisht ditën që të shoqin e emëruan shef policie, Buzekarafilja i kishte thënë:

"Në xhirron e mbremjes me vjen të ulerrij; policët dallohen si delet e zeza në tufen e bardhe.”

“Ku dreqin po me kujtohen të gjitha keto,”- tha me vehte dhe dëgjoi një gumëzhitje në kokë, sikur brenda kafkës po rroitëte një zgjua me bletë. Hoqi pistoletën nga rripi i mesit, i hetoi nje çast gryken dhe ia përkedheli dorezen. I hoqi karikatorin dhe fishekun e gojës dhe e futi në sirtarin e tavolinës. Atëherë u kujtua se sot kishte ditën për t'u vizituar nga doktori i nervave.

“Me fiksohet nje fytyre, - do t’i them - dhe gjithe ditën merem me të.”

“Erdhi dita qe dhe ushtaraket të bijen në doren time, shef, - i kishte thënë Zbutësi i Nervave dy javë të shkuara.

Për të hequr mendjen nga e shoqja dhe nga mjeku, doli nga zyra. Kaloi përmes sheshit të rajonit të policisë, qëlloi me shkelm një kanoçe Koka-Kole dhe shkoi në depon e armatimit. Magazinieri, i nofkuari Antitanku, ishte ulur para derës së depos e tymoste cigare. Fillimisht shefi donte ta pyesë për thasët e mbushura me librat e klasikëve, por ndroi mendje dhe pyeti për derrasat e shkulura nga rraftet e bibliotekës.

-I kam vendosur në vend të sigurt, - u përgjigj Antitanku. - Kam parandjenjën e keqe se ato dërrasa mund të na duhen së shpejti, shef.

-Çfare prapësira mendon radakja jote, o budalla, - i tha dhe Antitanku qeshi. Ngriti strehen e kapeles dhe u përgjigj duke e parë eprorin drejt në sy:

-Po plasi lufta civile derrasat do të na duhen për arkivolet tona.

-Hajvan, - berrtiti. - Paske qenë vertet hajvan dhe nuk e kam ditur.

-Sistemet përmbysen, hajvanët parashikojnë të ardhmen, - u përgjigj Antitanku me ironi, kurse shefit në çast i shkoi nder mend, “duhet nxjerre në lirim.”

“Mbarove orarin e sherbimit, vishu çivil,” - i tingelloi në vesh zeri i Buzekarafiles. Duke shfrytëzuar postin e tij, ajo kish hyre nëpër magazinat dhe dyqanet. Nga nënbanaket, zgjodhi stofra për tre pale kostume e copa mëndafshi për këmishë. Pastaj, natën, fshehur nga sytë e njerëzve, kishin shkuar të dy në shtëpinë e Majës, rrobaqepesit me në ze në qytet. Maja qepte privatisht, edhe për zyrtarët, duke thyer modelet “njelloj për të gjithe.” Mbas dy jave, tre kostumet dhe të tria kemishet ishin gati. Për here të parë, pas dhjetë viteve sherbim në polici, ai u vesh civil. Dolën në xhirro, burre e grua zenë për krahu. Dielli ende nuk kish perënduar.

“Shume heret dolem, Buzekarafile,- i peshpëriti dhe kish veshtruar qiellin me dyshim. - Sikur ka filluar edhe shiu” – kishte shtuar, por Buzëkarafilja qe përgjigjur me rromuz:

“Kur fukarai hyn në valle, çahet daullja.”

Pastaj kishin shkuar në Parkun Rinia. U menjanuan nëpër udhezat lakadredhese, për t’u bërë bisht syve të pensionistëve, ulur kembekryq mbi bar, duke luajtur tavell, me letra ose me yç. U ulen në nje nga stolat e veçuar dhe qendruan aty derisa u ndezën dritat dhe turma e shëtitësve tradicionale vershoi në bulevardin kryesor. Por, kur hynë në turmen levizese, kish ndodhur ajo qe nuk pritej: policët bënin sikur nuk e njihnin eprorin, kurse të njohurit kthenin koken në anën tjetër. Edhe ndokush që i vështronte, ia mbërrthente sytë Buzëkarafiles, kurse për bashkëshortin e saj nuk ngalli kush kurreshtje. Ndërkohë që Buzekarafilja këmbëngulte të shkonin në pastiçeri për të ngrenë xupa, operativ Struci u doli përpara dhe leshoi frazen bombe:

“Dukesh si i ardhur nga tjetër planet, shef.”

Ai menjehere kish bere prapakthehu dhe “diçka nuk shkon,” - i kishte thenë të shoqes i nervozuar. Sa mbrritën në shtëpi, Buzekarafilja hapi të gjitha dritat. Ai i qe nënshtruar parades sfilitëse, nën komanden e saj, duke veshur e zhveshur kostumet dhe kemishet nga disa herë. Syrit të Buzekarafiles kësaj here nuk i shpetoi se pantollonat ishin të ngushta nga gjunjet e poshtë, xhaketat ishin të gjera, sikur qenë thase të mbushura me kashtë, kurse mëngët e këmishave ishin aq të ngushta, sikur krahët e të shoqit të ishin krahë adoleshenti.

Buzëkarafilja ish plandosur në njerin nga divanët duke klithur:

“Do t’i punoj qindin Majes!”

Ajo kish trokitur, që atë natë, në portën e rrobaqepesit dhe shfryu mllefin në dialektin tosk:

“Anadollak, çapaçul, kerpaç,” - ndersa e shoqja e Majes, gruaja më nevrike e qytetit, leshoi piskamen ngjethëse:

“Burri yt ka trupin të halldosur. Kembet i ka të shtrembera dhe të harkuara, sepse, kur ka qenë femije, është mare me punë të renda. Ka ngritur gure e kercunj, si të gjithe fshatarët. Ç’na u desh të ngatërohemi me ushtaraket?!”

Gjithe atë natë Buzëkarafilja nuk vuri gjume në sy. Kërciste flegrat e hundës dhe kthehej sa nga njeri krah në tjetrin.

"Çifti Maja janë armiq të socializmit," - tha Buzëkarafilja dhe asaj here ajo nuk kishte kërcitur flegrat e hundës, por dhëmbët. Me kengen e fundit të këndezave, që vinin nga oborret e shtëpive të bujqesoreve, buzet e saj të karafilta, lëshuan shprehjen që ai e dinte se e shoqja do ta pohonte në sy të njerzve, që javën e parë pasi të mbetej vejushë, por kurrësesi gjersa ai ishte gjallë:

“Burri im është person i rendesishem vetëm nën petkun ushtarak. Ky është fati im i dhjerë.”

-Si të bëj me dërrasat, shef, - e ndërmendi Antitanku.

-Meri të tuat dhe mos më dil më përpara, - i tha me inat. Atë çast nuk po i kujtohej nofka e magazinierit të armatimeve, por as emri dhe as nofka e atij vetë. Ndërsa shtrydhte trurin për të kujtuar emrin a nofkën e tij, instinktivisht bëri prapaktheu, si ushtarak, mbi majën e thembrave. Ngjiti shkallët nxitimthi dhe hyri në zyrën e tij duke përplasur derën. Pas disa munitave u dëgjua një krismë e thatë e pastaj, goditje të forta, me kazëm a me qysqi, për të shkallmuar derën e hekurt të zyrës së tij.

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page