Të gjithë janë njësoj…





Dëshira „e shtyrë“… Cila është kjo dëshirë? Vazhdohet të bluhet nëpër dhëmbë. Vazhdohet të hamendësohet për gjithkënd, me gjithkënd. Vazhdohet të perceptohet pastaj… Vazhdohet të shkruhet pa qëllimin e saj? Vazhdohet të shkruhet pa memorjen, pa muskujt e saj. A është thjesht „memorja e muskujve“ për të vazhduar më tej, për të hedhur çdo rrymë mendimi të kësaj dëshire të shtyrë, edhe në letër. Apo është faj, një ndjenjë e diçkaje që thjesht duhet të bëj „shtyrjen“ e kësaj „dëshire të shtyrë“? Ndoshta përgjigjja mbetet e fshehur poshtë atyre fjalëve, që kurrë nuk u metuan për dëshirën, për ëndrrën e saj, për dashurinë e saj, për rëndësinë e saj. Ose, thënë ndryshe, kurrë nuk u zbulua ndërsa koha fillon dhe shpaloset me dëshirën e shtyrë, si të pështirë, me qasjen për një histori të re.

Gjithësesi, ajo që mbetet është një dëshirë e thjeshtë për të shkruar pa fund, vetëm për dëshirën e shtyrë. Për atë dëshirë të nxitur nga vendosmëria dhe një stilolaps si mendja e lodhur e njeriut që mbeti në Bust, këto tridhjetë vitet e fundit.

Fjala pështiret nga goja. Vetëm rrallë herë mbaron nga boja. A do të zgjasë përgjithmonë?

E hija, Hija e Heroit në granit, Heroit që mbeti në ëndërrat pështira tha të paktën kështu: “Sot, pas tridhjetë vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë tonë.“ Thuhet se Hija kacavirret mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor(!) Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm.

Asnjë dëshirë e shtyrë, ajo që shtyhet thahet deri në zhdukje. Shpresa e strukur tek … dëshira?

Le të mirëkuptohemi…, për një të ardhme ndryshe, të gjallë. Le të guxojmë, le të mos si rrethsjellës të pandreqshëm vërdallë e vërdallë.

Një impuls stimulues? Duke çuar në qendër të një oqeani imagjinar, (për)tharës, pritjet, shtyrjet, rraskapitjet… Asnjë dëshirë e dhënë nuk mbetet si e tillë, nëse nuk metohet mirë, ajo thahet deri në zhdukje, që pa u gdhirë. Pak, shpresoj se ajo mban në vetvete atë që vjen në mendje këtë rast. U zvenit në çast. Jeta që tani nuk mund të rritet nga errësira në errësirë, krijon vetëm shkretëtirë.

Sa shpirtra do të marrë derisa të kënaqet me shkatërrimin e saj? Vetëm pikëllimi mund të mbetet si një fitues i vërtetë. Një zemër e ndjerë, e fortë, do të ishte supozimi, te një e ardhme ndryshe, e gjallë. Jo më përrallë! Megjithatë nuk ka asnjë besim të vijë ndonjëherë. Ajo është vetëm një ëndërr e humbur e një xhakete të varur në gozhdën e ndryshkur të murit, që ndan dhe izolon mendimet. Një ëndërr në mjedisin e shkretimit. Aty ku Tjetri është gjithnjë në themelin e shqiptarisë: „Shtëpia e Zotit dhe e Mikut!“ Eh, Miku, eh… nëse nuk kuptohet mirë kjo „dëshirë e shtyrë“. Të gjithë janë njësoj…

19 views0 comments